GJERGJ KASTRATI – SKËNDERBE.
– Për festën e 615 vjetorit të lindjës së heroit –
Shpatë si shkëmbi, përdridhet flakë mbi kohë,
drejt Lezhe 1444 kuvendi bërë bashkë,
retë rrugëve hapur, për turkun, nata – e huaj
pa liri, çka jeta? Pa gurgull lumi, dinjiteti – çka?
Kuvendi e Katedrala e Shën Kollit në Lezhë,
si degë të një peme: Gjergj Arianiti, Andre Thopia,
Nikollë Dugagjini, Teodor Muzaka, Pjetër Spani,
Pal Dugagjini, Lekë Zaharia….
dhe Zoti s‘thotë ndryshe, shqyhet tokë e qiell.
2 mars 1444 Ridh, o jetë fushash!….
Shkrepa, det, kripë, ajrë,- pellg udhëkryqin.
Tok inde e ledhe, muskuj e livadh,
aktet e dramës, regjisor-historianë.
Zoti s‘thotë ndryshe, shqyhet tokë e qiell,
cilën s’do jeta, beteja mbiemër i falë,
ka mbledhur perëndia nam e nishan,
edhe ku pi ujë e ftohtë prore poezia.
Do të ketë thën nëpër kohë, para e pas
nga të gjitha këto, diçka, Teuta?
Po Gjergji? Hasan Prishtina, Idriz Seferi,
Shtjefën Gjeqovi, Gjergj Fishta?…
Me fundin e mëkatit luan, dreka, darka,
pika e mërzitur shumë, e dritës – askund.
Bëj punë, o shpirt i historisë, u jap mend
nga vuajtjet kaq të mëdha!
Si është e mundur nga ky popull i lashtë
të dalin princër, feudalë….
njëri- tjetrin të hanë?!
Me liri vendi luajnë e sundimit të lirë,
edhe humnera ka zënë këmbë,
edhe varri si ec me gëzim!
O qiri verbimi,
duke u djegur me të shpejtë,
duhet të sjellësh drurë në vatër,
ujë të pastër tek buzët secilit moment
shkrumbin dy gisht!
Edhe gurët e udhëve
e rruga veç baltë, rënkojnë,
edhe kroi në mal po qanë,
edhe druri rri pa mend!
Edhe kodra po fshihet
pas një koçie, pas një stalle,
pas tri fushash me bar.
Këto momente madhështore,
duhej të ishin copë
të dalluarit nga mendėt, fuqitë e tyre
e dukja e lehtë kudo e çdo pasurie.
Apo nuk shohin që në vargoj po futet deti?
Ura, brigjet, e vogla fjalë, e madhja vuajtje?
Jo, mua m‘u çanë brinjët!….