PËR DASHURINË KANË FOLUR SHUMË GJATË
Sa vështire qenka të duash dikë,
rron me shpresa se një ditë do ta kesh,
Një gulc në gjoks të lë pa zë,
dhe në një gjumë të thellë qetësi s’do gjesh,
Për dashurinë kanë folur shumë gjatë,
për dallge deti, sy qiellore me fjalë mjaltëzuar,
ka ndodhur për të jemi bërë dhe tapë,
na ka ikur shikimi nga loti i drithëruar,
Por dashuria nuk është ndonjë kontratë,
që lidhet mes qiradhënësve me firmë e vulë,
Ajo lind nga një buzëqeshje,që përjetë zgjat ,
është ndjenjë në rrënjët e lisit që furtuna s’e shkul ,
Dashuria është në sytë e një fëmije që buzëqesh ,
në zemrat e nënave, ndjenjë e përhershme ,
Por është fjalë që vështirë ta thuash dhe poete të jesh ,
po është dhe lumë,që shkon në det valëzuar,
Po unë poetja kam rendur dhe do rend pas saj ,
mes luleve dhe lisit t’i ngjitem gjer në majë,
dorën e nënës fort në gji do ta shtërngoj,
pa kontratë po me dashurinë, lumturinë do ta përjetoj.