Ju përshëndes këtë mëngjes me një poezi kushtuar Libohovës vëndlindjes të nënës time kësaj perle turistike e vendqytetërimit të vjetër Ilire.

NËNË E NËNËS
Libohovë nga jam dhe unë
Rrëzë malit plot hijeshi,
Në Bureto me lule shumë
Thëllënxat kan kuvlinë.
Kur fryn era lehtë, lehtë
Nën rrap rri e shtrihem,
Kroi kështjellës zhurmëbletë,
Çobejt stanëve gdhihen.
Labushet fustane lehta
Stanëve pastrojn mrizërinë,
Rreth e qark tufa,tufa
Mbushur vendi trëndëlinë.
Mall kam për ato vënde,
Të mrizoja me bagëtinë;
Ime shoqes kanakare
Kokërreth ti lidh shaminë.
Me te të shtrihem mrizave,
Nën rrap a në lëndinë,
Nën këngën e bilbilave
Zjarr të ndezim dashurinë.
Të më vinë togje,togje
Rreth e qark vashat në lëmë,
Me peshli e me jelekë,
Veshur bukur me aumenë.
Me fustanella rrathë,rrathë
Qëndisur hoje në kënde,
Libohovë s’të gjeta kurrë
Kur shkela në tjera vënde.
Shpirti im keq hazdisur
Në ato vënde u bë zhurë;
Libohovë nënë e nënës
Nipi yt s’të le kurrë.
Libohovë 1974-Castelnovo 2020
