Statuti etnik i shqiptarëve që jetonin në pjesën jugore, të ish Jugosllavisë, ishte mbase vendi më pro-Amerikan në botë. Kryeqyteti i saj, Prishtina, ka bulevarde të emëruara për presidentët Bill Klinton dhe George W. Bush (shkruar Xhorxh Bush) dhe një rrugë të quajtur Bob Dole. Gjithashtu kemi edhe statujën e gjatë 11 metra të ish presidentit Klintonit.
Në një studim të Gallupit, të Janarit 2018 duke pyetur se si vendet e tjera e shikojnë udhëheqjen e SHBA, Kosova u rendit e para në botë, me mbështetjen e 75% të administratës Trump.
“Asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë,” thotë një fotografi me qendër në Madrid César Dezfuli, se si Kosovarët, shprehin dashurinë e tyre për Amerikën, gjatë këtyre imazheve.
Sh.B.A drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s në 1999, e cila i hapi rrugën pavarësisë së Kosovës. Pastaj luajti një rol të spikatur në rindërtimin e Kosovës pas luftës, duke udhëhequr përpjekjet për ndihmë dhe sigurimin e 7,000 trupave, më shumë se çdo vend tjetër, për forcën paqeruajtëse të Kosovës. Disa qindra trupa amerikane qëndrojnë akoma edhe sot në Kosovë.
Në fakt, viti 1999 ishte në të vërtetë hera e dytë që Uashingtoni ndihmoi shqiptarët të krijojnë një shtet të dytë në Ballkan. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Fan Noli, një diplomat, studiues, poet dhe themelues i kishës ortodokse shqiptare, dhe anëtar i një shoqatë shqiptaro-amerikane në Boston.
Më 1917, Noli shkroi një poezi, tani e famshme për shqiptarët, me titull: “Nënë, mos ke frikë se i ke djemtë në Amerikë”. Ishte një alegori e atdheut shqiptar si e ve, djemtë dhe burrat e saj të vrarë në luftë. Noli e siguron atë se Amerika do të vijë në mbrojtjen e saj, dhe më pas bëri pjesën e tij për të bërë mirë në premtim, duke bindur Presidentin Woodrow Wilson, për nevojën e shqiptarëve për shtet.
Nga ana tjetër, Wilson e shtyu çështjen me aleatët e tij të nguruar dhe shteti i Shqipërisë u pranua më pas në Lidhjen e Kombeve. Pas kësaj, shumë djem të lindur shqiptarë, u pikëzuan me emrin e të madhit Wilson.