TRISHTON PARKU

( Ish njëherë, kohë e GRILIATA POETIKE )
Trishton parku dhe natyra,
majit i ka ndrruar sens…
Barbykysë i nxin fytyra,
nuk ka dorë më, që ta ndezë…
Dëshpëron çadra….Edhe tënda,
rri palosur, rënë dyfish…
Poezi, muzikë s´ka brënda,
s´ka amvisa, nuk ka miq…
Ish një kohë…tani lëngata,
Ka prerë njerëz dhe bagëti…
Nuk ka mish për GRILIATA,
s´ka artistë per poezi…
Mbeti larg, në kohë antike,
Gëzimi i parkut, plot me tënda…
Kur GRILIATA POETIKE,
tym e flakë ndizej pa frena…

LUTJA E PARAGJUMIT
Rethomë me miq të rremë!
Të mos ndihem përgjegjës,
kur t’i hedh n’atë vend…
Amen!
GJOKS – histori nga e kaluara
(Nga libri im ” EMRI YT” 2012 . )
Nëse agimit i përfalesh,
gjoksshpalosur rrezes së bukur,
gjinjtë e tu të përflakur,
do t’i njom me një të putur.
Nëse skuqesh perëndimit,
në reflekse të çuditshme,
do t´te ngjitem fort pas gjijve,
në një gjumë të magishem.
Nëse ti në mes të natës,
do kërkosh të dish ku je,
gjoksit tim, hallakatur,
gjere e gjate, ke rënë prè…

Në fund të rrugës,
është shtëpia e saj…
Trokas.
Nuk e hap…
Dreq o punë!
Kam harruar dorëzat
dhe…
MASKËN…