KU M’JE E FOLME SHQIPES

Qaty n‘do skuta po i gjej …
prej malcis m’erdh ky refren!
Eehh…ku m’je e folme e Shqipes n’kreshtë…
Hidhna t’shumtë n’at’gjuhë bubulake.
Hidhna me na dhan krahë të paditunve
ne të pasqepve bërë be në besë të frikshme.
Ne…Neve! Neve që përpjetësinë për të bredhë mbi festë vëmë mbi betim.
Papritur dremisim në qortimin shurdh…
e s’duam të dim ç’janë dashuritë.
Tu zhbirojmë lehtësisht dejet që i ënjten në mezi _ pritje.
Hiç për nder ne…Hiç ..Bëjmë potere mbi romuze e lëm në zëmëratë gjuhën e martirëve që ende me rrudha ballit fryrë
e nofulla çjerrë prej lotësh t’moçëm
nusëron si vallja përmbi xhufkë.
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
ADAMI DHE EVA

Syri i shndritur në rrethime
është perlë e melodisë ballë lartë.
Eshtë altar i besës marrë
fole shkarpash në sisë ishulli
e të varrezës që hap krahë.
Xhvishka rrecka përmbi prush
thyen thonjtë i ndez në frymë
rreh vënçe fat të murrmë
ç’i merr këngë o merhum
fatit që ngre mur mbi mur?
Ah more atllaz i gjirit të lashtë
pse plagos gëmushë e cipë nuk plasë
pse s’qëron stridhet që mbajnë ç’të hash
po i turresh bregut sikur të ka faj
apo ngaqë lotët të mbaka në:paçka?
Tani e kaptove farmakun e lajmit marrë
që vdekja s’është nam i historisë filanit
po një rrenë me luspë për kë nuk e qas
dhe kapak floriri për kë sytë i hap,
ë?Hidhu grusht ujë syve,të paça në xhan.
E nismë isharet që mëndja t’u mbushë
se sa t’vi unë aty piqen perënditë
vena e buhavitur në kofshën dëborë
për tutjen udhë më thotë :_”mos ndalo”
po shkel në bar të njomë.
Po ti pritmë bre,o derr pe derr kaurri
do vjedh o marr hua s’di se ç’do ngjasë
do strukemi thellë në shpellë të piratit
do ndukim lëkurë përmbi gushët prushë
do lëpijë kockë t’Adamit unë,ti t’Evës gjthashtu.