20.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Fejton (4) KOLONA E PESTË – (Fünfte Kolone / Fifth Column)

(Ilustrimi, nuk ka të bëjë me analizën)

Shkruan: Shefqet DIBRANI

RRESHTIMI I GABUAR DHE RREZIKU PËR PËRBYTJE TË DHEMBSHME

Historitë e popujve janë ndërtuar nga sfida të mëdha, sikurse janë përmbytur sisteme nga paradokse të çuditshme. Po ashtu historitë janë të mbushura me raste kur një popull i tërë është rreshtuar pas koncepteve të gabuara, e po ashtu edhe intelektual dhe shtresë akademike kur kanë heshtur e kanë bashkëjetuar me krimin, edhe atëherë kur është dashur të kenë rol më aktiv. Këto ngjarje ndodhin zakonisht para përmbytjeve të mëdha, i tërë sistemi orientohet pas koncepteve të gabuara, që paraprihen dhe ndihmohen nga mediat e kontrolluara nga shteti armik.

Ky përshkrim i përshtatet të tashmes reale në Kosovë, kur Kolona e Pestë, kryesisht e ardhur në LDK nga Riinvesti, po kryen misionin shkatërrues, ndërsa mediat e kapura nga Kolona e Pestë shpifin dhe skandalizojnë pa pra, madje i keqpërdorin edhe tragjeditë, duke krijuar afera brenda pak orëve. Për fat të keq, këto prodhime mediatike distribuohen për tregun e Serbisë, që pastaj nga atje importohet si lajm i veçantë, për t’iu prezantuar popullit si rrezik permanent i cili po i kanoset Kosovës, pa e shpjeguar burimin e informacionit se ishte vet Kolona e Pestë në mediat e Kosovës të cilat udhëhiqen nga bijtë e udbashve, ata që prodhuan Virusin e rrejshëm. Shikuar sipas kësaj dukurie, duket se mediat në Kosovë kontrollohen nga Kolona e Pestë, prandaj po veprojnë në dy drejtime:

  1. Strukturat politike në LDKsillen si të ishin Kolonë e Riinvestit, i themeluar në vitin 1995, përfaqësohen nga teknokrati komunist Isa Mustafa, i kanë rrënuar të gjitha vlerat e demokracisë, pastaj është dhunuar mënyrat e brendshme për zgjedhje, si normë juridike. Ky avaz ka vazhduar në raport me Kushtetutën, është kepërdorur vota e Popullit etj. Prandaj Kolona e Pestë në LDK, është fatkeqësia e Kosovës, është formacioni më antiamerikan që vepron në Ballkanin Perëndimor.

  1. Mediat në Kosovë, kryesisht udhëhiqen nga bijtë e Udbashëve, të njohur për dhunën që kanë bërë gjatë sistemit. Bijtë e tyre milioner dhe drejtor televizionesh, vet kanë prodhuar emisione dokumentar kundër UÇK-se dhe kanë bëre dosje të shumta, pastaj kryqëzojnë të tjerët. E pikërisht nga studiot televizive po i dirigjojnë edhe proceset politike. TV-të e Kolonës së Pestë, vazhdimisht po prodhojnë kriza, po i shantazhojnë njerëzit. Siç shihet, misioni i tyre është të mos ketë sukses asnjë qeveri në Kosovë. Pra edhe kjo mund të karakterizohet si luftë e pashembullt antiamerikane.

Diku kam pas lexuar se kur komunistët çek erdhën në pushtet, Kolona e Pestë, shumica e tyre ndryshoi në mënyrë dramatike. Natyrisht ndodhi edhe një ndryshim i rëndë për gjermanët etnik që jetonin aty, të cilët deri atëherë ishin shumicë. Ata u detyruan t’i nënshtrohen disa proceseve të cilat vet i kishin zbatuar më herët kundër popullsisë çeke[1]. Në Evropën e asaj kohe ndodhte një ndryshim i madh, ideologjik e konceptual, që do t’ia vlente për tu studiuar, qoftë edhe nga pakica serbe në Kosovë, nëse dëshirojnë për t’i mësuar privilegjet që ua ka njohur atyre shumica etnike shqiptare.

E kemi të qartë, se rregullimin e raporteve ndëretnike në Kosovë[2] nuk e dëshiron Kolona e Pestë, e cila është mjaftë aktive edhe në këtë plan. Ndonëse të gjithë do të duhej të kishin mësuar nga përvojat e dhimbshme të të tjerëve, pasi asnjë marrëdhënie e prosperuar në mes popujve dhe shoqërive nuk mund të arrihet pa tolerancë dhe respekt reciprok[3].

Raportin ndër etnik, në kohën e sundimit serb, e kanë rënduar dhuna që vinte nga pjesëmarrja e vet etnisë shqiptare në dhunë, përkatësisht në aparatin e dhunës jugosllave kundrejt shqiptarëve, (për këtë mund të dëshmojnë ish të burgosurit politik shqiptarë), por Shteti i Kosovës nuk ka vullnet për tu distancuar nga ai koncept, dhe as nga bijtë e udbashëve të cilët tani si Kolonë e Pestë po i drejtojnë mediat duke i futur duart thellë në aparatin e shtetit, andaj janë kaq aktive dhe kaq agresive, duke i shantazhuar nismat për ç’kapje të shtetit, dhe për të mos lejuar për t’i hetuar as vrasjet me motive politike që kanë ndodhur në Kosovë.

E shpjeguam se Kolona e Pestë, u krijua në Luftën Civile Spanjolle nga Emilio Mola[4], që kanë marshuar me katër kolona drejt Madridit[5]. Ushtarët e mbetur brenda i përvetësuan duke krijuar një Kolonë më vete, e cila më pas u quajt ‘Kolona e Pestë’, siç e kemi theksuar tamam si Grupi i intelektualëve që u futën në mënyrë antistatutare në strukturat e LDK-së[6]. Sipas disave përkufizimi për Kolonën e Pestë që veproi në Spanjë, konsiderohet akt patriotik, ashtu siç po flasin “Brezi i Republikës” dhe kontingjenti nga RIINVESTI, të cilët i justifikojnë shkeljet e brendshme statutare, ashtu siç i justifikoi të gjitha shkeljet kushtetuese vet Isa Mustafa, si justifikime për ta shpëtuar lëkuren e tyre, ishin në gjendje për ta shkarkuar edhe Qeverinë në kohë pandemisë[7]Por historia a do t’i justifikon këto veprime?!

Vijon…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.