Duro sa duhet
sa mban kanuni,
joo, sa t’thyhet bastuni..!
Duro resepekto sa kanë adetin
joo, të t’fusin qiametin..!
Duro respekto
si minutat e orës,
por mos i ler
ti bien këmborës..!
Duro respekto
si e ka lezeti,
por ruaju nga kurthi
si nga e dallgës deti..!
Irena Hoxha.
“””””””””””””””
Si t’ja bëj’ natës me yje kurorë
Ajo ndjenjën e zaptoj,
dhe në timin kraharor
pa limit, dashurinë lejoj…!
Dashurinë që kurrë nuk zbehet
gjirit tënd e kërkova,
dhe kur nata s’kishte yje
si zanë pa krahë, rënkova…!