16.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Fejton (5) KOLONA E PESTË – (Fünfte Kolone / Fifth Column)

 

KOLONA E PESTË E MOSKËS[1]

Siç e kemi theksuar Kolonat e Pesta, janë të njohura më shumë në konfliktet ushtarake dhe në përmbytje politike, si formacione jo të rregullta, prandaj edhe Presidenti Putin[2], këto formacione, i përdor për të shpifur kundër konkurrentëve politikë ose ekonomik, aktual ose të pretenduar dhe pa dyshim kjo përbënë një luftë speciale[3], e cila (diçka e ngjashme), ka ndodhur edhe në Turqinë e Presidentit Erdogan[4]. Në të gjitha analizat thuhet se mandatet e dyta këta dy lider i kanë fituar përmes Kolonave të Pesta, por ajo që dihet është se Putini, ka arritur për t’i futur në veprim konservatorët provincial, duke shpifur përmes mediave (si Kolonë e Pestë), dhe duke futur në veprim deklarativ një lloje nacionalizmi patriotik, qoftë edhe me simbolet fetare Ortodokse Ruse, prandaj për të shtypur revoltat e mundshme dhe të imagjinuara në vendin e tij, Putin i konsideron Liberalet Urbanë, si Kolonë e Pestë në shërbim të vendeve armiqësore, që ngjason me akuzat e teknokratit komunist Isa Mustafës kundër atyre që e kundërshtojnë, shembulli konkret, është me Degët e LDK-së në Diasporë si dhe me Elitën Intelektuale që ishin themeluesit e LDK-së.

Në vitin 2015, Bernard-Henri Lévy[5], shkroi se, në Evropë, apologjetët e Rusisë dhe politikës ruse kanë formuar diçka si “Kolona e pestë”. Mendoj se ndikimi i Putinit, asaj kohe prekte Kosovën, përmes dy strukturave: 1. Kolona e Pestë brenda në LDK dhe 2. Kolona e Pestë që janë Mediat. E në Kosovë, pikërisht gjatë vitit 2015, janë mbajtur Zgjedhjet e brendshme në LDK, ato i ka karakterizuar fryma pushtuese e nënshtruese nga Kolona e Pestë. Gjatë atyre zgjedhjeve janë strukturuar edhe më mirë, klanet e ardhura nga Organizata jo Qeveritare dhe nga Kolegji Riinvest. Në Kuvendin e VIII-të Zgjedhor, duke i shkelur procedurat e rregullores për zgjedhje, Kryetari i Partisë, Isa Mustafa, pa kundër kandidat dhe me votë të hapët, është rizgjedhur kryetar[6]. Pas kuvendit arroganca e tij do të ashpërsohet edhe më tej, shkeljet e brendshme dhe ato shtetërore nuk kanë pasur të ndalur, ai është mashtrues dhe përftues i situatave. Arroganca e Kolonës së Pestë nga Riinvesti, tashmë e sistemuar në kryesinë e LDK-së, do të bëhet edhe më e ashpër sidomos kundër dy Degëve të LDK-së në Perëndim. Përfaqësues të kësaj Kolone të Pestë, me vrap iu turrën Degës në Zvicër, për ta shtypur demokracinë e brendshme, prandaj përgjegjësisë për shkatërrimin e LDK-së në Zvicër nuk mund t’i ikin: Armend Zemaj, Doruntinë Maloku, Anton Quni, Sokol Haliti, Ismet Beqiri, Salih Morinadhe disa të tjerë, që për çështje higjenike nuk po ua përmendim emrat, ku bashkë me mercenarët në kryesinë e degës, madje siç u tha ma vonë edhe “Dëshmitar të Mbrojtur”, të cilët flisnin edhe në emër të Familjes Rugova, arritën për ta përmbytur vullnetin e votuesve, (ashtu siç veproi LDK-ja edhe me Qeverinë e Kosovës), dështuar demokracinë në Degën e LDK-së në Zvicër, Gjermani dhe kudo në Diasporë. Janë këto arsye pse drejtpërdrejt pat reflektim i votës nga diaspora në për rezultatin përfundimtar në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, në të cilat LDK-ja u rreshtua në vendin e dytë. Edhe proceset e mëvonshme që u zhvilluan, janë reflektim i dështimit të LDK-së, që për pasojë bashkë me Klanin nga Riinvesti dhe sharlatanët nga Organizatat Jo Qeveritare, nuk marrën përgjegjësi, përkundrazi humbjen dëshirojnë ta kthejnë në fitore.

Kolona e Pestë, është zhvillim jashtëzakonisht i rrezikshëm, sepse njerëzit që i përkasin Klanit “LIDHJA” dhe “RINVEST” e “BREZI I REPUBLIKËS”, me sloganin e rrejshëm “BESO.”, nuk janë gjë tjetër vetëm të dyshuarit e zakonshëm të së majtës titiste, të cilët janë futur në LDK, vetëm pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, por kanë mision për të krijuar kaos e kriza institucionale, pasi Kolona e Pestë, të vetmin problem në Kosove, e ka prezencën Amerikane nga e cila nuk po kanë guxim t’ia japin flakën vendit[7].

Kolona e Pestë në LDK, është mashtrimi i përsëritur që ia kanë dhënë popullit si fjalë premtuese, por siç u deklarua vet shefi i Kolonës së Pestë, Isa Mustafa, populli nuk pyetet, nuk konsultohet[8], d.m.th. populli milet, mashtrohet dhe manipulohet sa herë që të ketë nevojë Kolona e Pestë, qoftë nga Isa Mustafa, ose nga tellallët e zëshëm siç janë Driton Selmanaj[9], Arben Gashi[10], Abdullah Hoti, Arban Abrashi të cilët janë struktura jolegjitime në parti, por disa i kanë edhe biografitë e dyshimta, prandaj janë shndërruar në argat të zellshëm të Kolonës së Pestë.

Edhe Presidenti Rus, Vladimir Putin, disa herë ka deklaruar se kolapsi ekonomik që përfshiu Bashkimin Sovjetik[11] ishte “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të 20”[12],prandaj ai vazhdimisht fajëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kishën Katolike dhe Papa Gjon Palin e Dytë pa e harruar edhe Bashkimin Evropian[13]. Jo krejt rastësisht presidenti Rus, Vladimir Putin, është në ofensivë, ai po teston rezistencën e fqinjëve të tij. Ndërsa përmes Kolonës së Pestë në Ballkan edhe Kosovën, madje si duket po testohet edhe qëndrueshmëria dhe vigjilenca e SHBA-së në Kosovë, dhe përgjithësisht në Ballkan, andaj çdo lëshim pe nga Amerika në lëvizjen e kufijve, është edhe matje e raportit të forcës, të ndikimit Amerikan në Ballkan[14]. Shqetësuese është, kur të dobëtit dhe popujt e vegjël siç është Kosova, do të mashtrohen kollaj, pasi kanë edhe një klasë politike të papërgjegjshme e cila përveç se udhëhiqet në formë mercenare kanë prodhuar edhe Mediume që i mbështesin politikat e tyre tradhtare, prandaj po mbajnë qëndrim të theksuar antiamerikanë duke sajuar incidente e duke prodhuar kriza dhe jostabilitet.

Ky dyshim rritet kur dihet se askush nuk i ka kontrolluar ty hyrat në Media dhe Organizat Jo Qeveritare, sidomos ato të karakterit Fetare[15], të cilat po sillen sikur të ishin qeveri më vete. Në anën tjetër askush nuk ka marr guxim t’i kritikoj veprimet, antistatutare dhe mafioze të strukturave udhëheqëse në Kryesinë e LDK, KP të LDK-së, nëpër Degë e seksione të tjera të partisë, duke përjashtuar ndonjë zë të vetmuar intelektuali[16]. Nga këto rrethana na duket se është çmenduri e Isa Mustafës, për të deklaruar se populli nuk pyete se kush e formon Qeverinë[17], andaj hipotetikisht është përgjigje edhe për kthimin e “Huas Popullore” që e ka vjelë dikur në Diasporë, për tu bërë vet i pasur dhe për t’i pasuruar trashëgimtarët e tij.

Të gjitha zhvillimet politike në Kosovë, edhe Mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, janë pjesë e Komploteve Botërore, kundër Bashkimit Evropian dhe vet Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tamam siç e ka theksua një studiues evropian, “politikanët e kohës së internetit”, nuk do t’i kuptojnë mirë komplotet e Kolonës së Pestë, pa e lexuar dhe studiuar mirë, historinë e komunizmit, pa i ditur mënyrat e nënshtrimeve vullnetare, dhe pasojat për shoqërinë që ai sistem totalitar i solli gjatë dekadave.

Kryhet në vazhdimin tjetër…

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.