Do bëhem thinjë e argjëndë
Në flokun tënd të rri veç pak
Rrudhë do bëhem , prej kohës lënë
E të ta heq çdo merak.
Se ti je nëna , mban derën hapur
Rri e më pret në prag të saj
Unë ai malli për sytë e lagur
Që kur mungoj , ndihem në faj.
Në sytë e tu , lotët s’i dua
Se më dhemb shpirti kur i shoh
T’i puth me mall duart e tua
E me të miat t’i fshij ato.
Se ti je nëna që hallit tim
Zemrën tënde asfalt e shtron
Harruar mbes në përqafim
Dimrit të jetës ai më ngron.
Ah , era jote parfum i rrallë
Që vetëm unë mund ta kem
Ai e ka koston e lartë
Veç mbretëreshash , atë e gjen.
Se ti je nëna që më rrite
Me vuajtie e me sakrificë
Ti je delir i një merite
Je ar që derdhur rri çdo ditë!