16.5 C
Tiranë
E shtunë, 4 Prill 2026

ASLLAN KASA

Vazhdim romani

               JETE TE  THYER  NGA LUFTA.     ASLLAN KASA.

Shtëpia buzë përroit

Jeta në familje. pesimizmi             ,dashurija,pèrkushtimi,tragjedija.

Pas kalimit të kësaj gjendje të Almës diçka lëvizi në brendësinë e ndjenjave të brëndshme  shpirtërore .Flad I lehtë pranverror sikur nuk solli më aq sa më parë përkëdheljet ledhatuese mbi petalet e porsa  çelura .

Ai flad tani vetëm sa u shkundëte pluhurin e mëparshëm,pra ishte pak më I fortë.

Alma me gjithë ngrohtësine që I jepte e vjehrra Lavdija,ajo ishte pak si e ndrojtur .Gjithshka I dukej sikur ishte pak e shtirur dhe jo gjithshka  e sinqert.

Edhe përkëdheljet ledhatuese të vjehrrës nuk e kënaqnin si më parë,megjithëse mundohej e gjora,prap diçka e brente përbrënda.Dhe dalëngadalë ajo nuk po e ndjente veten tè qetë.

Punonte jo si më parë,ishte bërë shumë e ndjeshme për çdo problem.

Edhe në punë shoqet I thonin:

-Moj Alma,ç’ka ndodhur me ty,.ke ndryshuar,mos ke ndonjë hall,sëmundje,apo diçka tjetër,n’a thuaj,që të ndihmojmë.

-Jo..jo.. nuk kam asgjë,po nga një herë se si më vjen,kam edhe pagjumësi.

Edhe dashurija e madhe dhe shumë e sinqertë e Lirit ,asaj nuk I dukej njëlloj .

E përjetonte shumë keq atë që kishte bërë I ati dhe nuk dinte ç’të bënte.

-Ata të dy si Lavdija dhe Liri,thonte ajo me vetvehten.-Janë të mrekullueshëm.

-Ata ndofta më duan me të vërtetë.

-Po si mund të jetoj unë në mesin e tyre,dhe mendonte.

Pamvarsisht se si sillen e mundohen të më bindin se më duan vërtetë .

-Unë nuk jam e qetë shpirtërisht

-Se  sa do pak të ç’poji gjëmbi ai prap shkakton dhimbje.E aq më keq kur gjëmbi është në mish,që shpesh jep dhe infeksion.

-Ata më thonë e më quajnë trandafile,po unë për to nuk jam  trandafilja gonxhe e me aromë ,po jam gjëmbi I kësaj trandafilje në shtëpinë e tyre.Kjo ndjenjë e shqetësonte këtë grua me zemër të madhe .Ajo e mbante të fshehur dhe nuk I a tregonte asnjë njeriu .

Merakosej Lavdija,se edhe ajo e kishte kuptuar e mundohejh t’I qëndronte sa më pranë e t’ja plotësonte të gjitha ,po kurrë nuk e kuptoji shkakun.

Edhe Liri mundohej,t’a mbante sa më afër ,e ledhatonte,e shëtiste shkonin në kinema,shkonin shpesh tek e ëma e Almës,bile dhe tek kushurinjtë e sajë,po ashtu edhe tek të Lirit.

Bënin vizita te shokët dhe shoqet etj.

Po prap gjendja e Almës nuk ndryshonte.Ajo filloji edhe të dobësohet,megjithë përpjekjet e Lavdijes dhe të ëmës .

Duroji sa duroji siç duron dhe lulja e trandafiles që më në fund fishket edhe Alma ashtu erdhi.

Një ditë ajo I thotë s’ëmës

-Mama….-Ti nuk e di ,pse po vuaj prej kaq kohësh:

E ëma shtanget ,duke parë të bijën se si I ndryshoi fytyra.

Ajo menjëherë foli-Hë –fol moj bijë.

-Ti je siç thonë të vjetrit.

“Si veshka në mes të dhjamit“ në atë shtëpi.

-Jo mama …jo

-Unë mama jam si gjembi në mish të tyre në atë shtëpi.

-Ç’thua moj zemër,më shqetësove shumë.

-Si është puna,thuaja mamasë .

Alma…-mama mos u shqetëso,ti nuk e di që babain e Lirit e ka vrarë babai im-burri yt.

Mamasë së Almës i ra si pikë në zemër ky lajm I tmerrshëm dhe menjëherë u rrëzua për tokë pa ndjenja.

Alma siç ishte ashtu në gjendjen e sajë ,thirri menjëherë ambulancën.

Ata erdhën e vizituan,I dhanë ndihmën e parë ,dhe e shtruan në spital për kurim të mëtejshëm.

Liri sapo mori  lajmin,menjëherë lajmëroji të ëmën, të bëhej gati se e èma e Almèsw ishte shtruar nè spital..

Shkoji e mori dhe shkuan në spital

Atje e ëma e Almës sapo erdhi në vete,I pa dhe humbi përsëri ndjenjat.

Mjekët e sollën në vete.Lavdija i fërkonte ballin ndërsa Liri i mbante njërën dorë,se me dorën tjetër e mbante në qafën e Almës.

Mamaja e Almës i’a ktheu përshëndetjen duke qarë.

Lavdija mundohej t’a qetësonte,po kur pa nga Alma edhe ajo po qante.

Edhe lavdija edhe Liri mundoheshin t’i qetësonin ,po ishte e kotë.

Më në fund edhe Lavdijes,duke parë këto ju mbushën sytë me lot.

Liri duke vështruar,s’dinte ç’të bënte.Ai përqafonte Almën,përkëdhelte të ëmën dhe vjehrrën,përderi sa u qetësuan.

E ëma e Almës duke mos kapërdirë dot këtë situate te re që mësoji ,bëri sikur e zuri gjumi.

Ku r ata e panë që e zuri gjumi.

Lavdija foli:

-Hajde dalim,që të qetësohet duke fjetur.

Mirë tha Liri.

Ndërsa Alma me lot në sy foli:

-Mama i’u drejtua ajo Lavdijes duke e përqafuar.

-Unë po qëndroj,se ndofta ka  nevojë.

-Mirë tha Lavdija të keqen mamaja,qëndro sa të duash ,deri sa tè bëhet mirë fare,ne do vijmë përsëri,të shkuara.

Kur Lavdija po dilte,Liri përqafohej me dhimbje Almën që qante .

Dolën,duke ecur për në shtëpi Lavdija foli-Po kjo ç’qe,ajo ka qenë shumë mirë me shëndet.

Liri-Po nuk I dihet se kur të zë sëmundja moj mama.

-Po…po bir,ashtu është.Me thënë të drejtën më erdhi shumë keq si për atë edhe për Almën.Shumë mirë bëmë që vajtëm.Ishalla shërohët shpejt.

-Atë uroj dhe unë:foli Liri.

Atyre kurrë nuk I shkoi mendja se përse ndodhi kjo.

Në spital,mamaja I thotë Almës

-Bëra sikur fjeta,se nga dhimshurija për ata,nga vuajtjet që kanë hequr,nga sakrifica e Z.Lavdije duke rritur jetimë atë xhevahir djalë,duke humbur të shoqin nga dora gjakatare e burrit tim dhe babait tënd,nuk kasha forcë për të përballuar gjendjen shpirtërore që më pllakosi në ato momente.Sepse janë të dy të mrekullueshëm.

– Po mama ashtu janë,më duan dhe më respektojnë pa masë.Janë të dy me shpirt të madh.Edhe unë I dua shumë.Po se si më duket vetja.

Më duket sikur unë e prish atë madhështinë shpirtërore të tyre.

Mundohem shumë që të mos bie në sy,po nuk e mund,dhe nuk e përmbajë dot gjendjen e vrarë shpirtërore.

Nga mirësija,dashurija,respekti që ata kanë ;kjo ndjenjë më shtohet më tepër,sa nuk e duroj dot.

Pèr vjehrrën time çdo fjalë apo poezi është pak,bile edhe kënga për të është pak,ajo është një grua legjendë që sjellja dhe mirësia e sajë të merret shembull.Asajè dua t’I ngjajë por nuk e arrij dot.

Ajo meriton që kënga për të, të këndohet në breza dhe si grua legjendë me shpirt të madh të jetë e pavdekshëme,shpirti human madhështor e I mrekullueshëm.

Edhe I biri Iliri asajè I ngjan,thonë që I ngjan edhe atij që e futi në dhe babai im.

Kjo më rëndon shumë mama.

-Të lutem mendo një zgjidhje për mua kur të qetësohesh…..të lutem…?

E ëma :-Po ç’thua moj vajzë,moj floriri im!Zgjidhja është bërë.Ata e ditkërkan problemin,dhe I kanë dhënë zgjidhje vetë.Perëndija e ka zgjedhur këtë ,e më mirë s’bëhet.

Është një larje borxhi shumë I madh që I kemi ne atyre.Kjo mënyrë që Zoti ka menduar është mënyra më e mirë.Duke shkuar ti nè  prehërin e tyre,zija që kishin për të shoqin dhe babanë Perendija ka menduar qè t’a mbyllte kaq mirè kètè hasmèri.

Perëndija të dërgoji ty bijën e hasmit të tyre që t’u zbardhësh jetën.

Ata duke e ditur këtë të pranuan krahëhapur.Ku ka zgjidhje më të mirë që vetë I plotfuqishmi e bëri se ai di të bëjë zgjidhjen më të mirë.

Shpesh moj bijë dhe humbjet e mëdha nuk sjellin vetëm fatalitet,ata kanë resto,po disa herë nuk janë absolute që mund të zmadhohen.Ka plot raste që ka patur edhe zgjidhje të suksesshme që ndofta dhe Perëndija vetë ka dhënë zgjidhje siç është edhe rasti ynë.

Prandaj me gjithë vuajtjet e dhimbjen e tyre,fajtori u dënua,dhe për t’ua shpërblyer Zoti të dërgoji ty.

-Kjo është bija ime qëndro me to,dashuroji më shumë ,shpërbleua më shumë,qëndroji më afër ,bëji që t’a harrojnë dhimbjen.

Ti  u’ a ke rrëmbyer zemrën dhe tani mbas këtijè lajmi mbaji më afër se ata e meritojnë.

Bëji që kurrë mos të mendojnë që je bija e hasmit të tyre .

Ata duhet të mendojnë se je vajza e ime dhe vajza e Lavdijes.Kështu bijë.

Oqeani yjor është I pafund,po ti me siguri Perëndija nuk të çoji atje që të jesh një yll që rrëshqet e bie.Ajo të dërgoji që t’I japësh dritë atyre,t’u a zbardhësh shtëpinë se e meritojnë.

Ata janë të privilegjuarit e Perëndisë e prandaj u dha dhuratën,të dërgoji ty që t’u sjellësh veç gëzime.

Ti moj bijë do t’a ndriçosh historinë e dhimbshme të jetës së tyre.

-Mamaja të lutet që jeta e tyre e deri djeshme ishte me pak diell,shkuarje e yte pranë tyre do t’ua bëjë jetën me shumë diell të ndritshëm.

Mamaja të ka rritur dhe ti njeh tiparet e mençurisë dhe madhështisë .

Ti di të bësh vetëm gjëra të mirae të mençura.Modestija,drejtësia,mirësija shihet tek ti moj bijë në çdo aspect të jetës tënde.

Sjellja dinjitoze e yte,bënë që të admirojnë jo vetëm ata që të duan aq shumë po çdo njeri që takon e komunikon .

Jam e sigurt se ata do t’a zbusin me ty pranë ose do t’a kujtojnë me pikëllim atè qè kanè kaluar që kanë patur gjatë viteve,po qè do t’u zbutet dhe do t’u ngelet vetèm nè kujtimet e tyre .

E në këtë situatë e ndodhi që ndodhi mes juve të dyve,shpesh humbja e babait nuk e pengon djalin për një jetë dinjitoze edhe siç është rasti I juaj me Lirin e mirë.

Pamvarësisht nga pengesat që po thuaj u kaluan me vështirësitë që ndodhën.Kjo ishte një ndodhi e madhe që e drejtoji Perëndija që mua me duket shumë e rrallë po e përkryer.

Nuk duhet të harrojmë bijëse jeta trazohet nga tragjedi ë tilla që sjellin rezultate të ndryshme,pra jo vetëm funde tragjike,po edhe funde të tilla që na solli neve.

Kjo është jeta e natyrës njerëzore që sjell shumë aspekte të saja,të besuarshme dhe të pabesuarshme,ata shpesh kafshojnë,po në disa raste edhe përkëdhelin me llogjikën e tyre.

Ruaje,kujdesu për atë që ke arritur,mos e prish bukurinë e lules në zhvillim,mundohu që me dritën e vetëtimës në dorë të rrisësh shpresën në rrugën që po ecën.Dëgjo bija ime.

Hekurin që ke skuqur në zjarr për t’a përpunuar mos e lër të ftohet,se bëhet përsëri I fortë e nuk e përpunon dot ashtu siç do ti vetë.

Edhe në qoftë se hëna në atë shtëpi ka dhënë pak dritë,ti duke qenë atje ,jepi gjith dritën e yjeve e po qe nevoja edhe atë që të thashë më parë edhe dritën e diellit që aty të ketë vetëm shkëlqim e dritë.

Kështu moj zemër ,tani e kupova gjendjen tënde shpirtërore që më ke patur kohët e fundit.

Unë thonja:Ç’hall ka kjo vajza që është dobësuar e ka ndryshuar edhe tipin e sjelljes me të gjithë.

Kam qenë shumë e shqetësuar,sepse më mungonte buzëqeshja foshnjarake e yte.Edhe kur e bëje, ajo më dukej  e thatë,jo si më parë.

-Unë jam nënë dhe çdo ndryshim tëndin e dalloja dhe e vuaja nga brënda ashtu siç ke vuajtur edhe ti moj e shtrenjta ime.Isha gati të jepja gjithshka,edhe zemrën time për të parë ty siç ke qenë më parë.

Nëna e shikonte që Alma e sajë po e dëgjonte si e shushatur nga fjalët e sajë të thella.

Ishin përqafuar e shtrëngoheshin fort

Alma-Mamaja ime ishte kjo,që më foli aq bukur e bindshëm.

-Nuk e paskam njohur kurrë mençurinë dhe zgjuarsinë e sajë në këtë shkallë të lartë kulturore.Dhe e përqafonte,belbëzonte mne veten e sajë.

-Si kjo është mamaja ime e urtë dhe e heshtur.Ku I gjeti ato mendime që I shprehu me fjali  aq të thella e aq bukur.

Më bëre krenare moj mama edhe me ato që më fole sot.Jo nga ti po as nga ndonjë njeri sado I shkallës së lartë, kurrë si kisha dëgjuar.E ndjej vehten fajtore që nuk të kamè njohur shumë  mirë cilësitë e tua.Unë të dija të urtë ,të ndrojtur,fjalëpak.Po ti qenke një margaritar I pa zbuluar as nga bija yte.Arësye ke patur se të thonin gruaja e kriminelit që ka vrarë.

Me një fjalë,ke qenë e detyruar të mos hapeshe në mendime e këshilla.

Po në rolin e nënës ke qenë shembullore për mua.Kurrë nuk je fjalosur me njeri.Bëje vetëm detyrën punë shtëpi,me kokën ulur dhe kujdeseshe vetëm për mua dhe shtëpinë.

-Moj mama,më bëre që të përulem para teje gjithmonë,dhe nuk ngopem me të puthura,të shtërnguara dhe dua të të mbajë në krah hopa.

Moj zemra ime,moj mamaja më e mirë në botë,nuk e di se ç’mund të bëjë për ty.Dhe puthte dhe e përqafonte.

Orët kalonin dhe mamaja e Almës u bë më mirë.

Mjeku erdhi e vizitoji I mati tensionin,I bëri elektrokardiogramën ku rezultoi çdo gjë normale.

Mjeku foli:Tani je shumë mirë e mund të dalësh nga spitali.

Gëzohem që u bëre mirë,e qofshin të kaluara,ruaje veten, mirëupafshim.

Ata falenderuan mjekun dhe u larguan për në shtëpi.

Vajtën në shtëpi,pushuan,Alma foli:

-Mama ti qëndro ulur apo shtrirë si tè duash.Unë po shkoj pak tek puna,do takoj Lirin e po shkoj pak tek nënë Lavdija,edhe t’I tregoj që dole nga spitali,edhe t’a takoj pak.

Mamaja:Shumë mirë moj zoga ime ashtu bëje.

U përshëndetën dhe Alma doli.

Kur Liri e pa doli me shpejtësi në oborrin e godinës së punës.

E përqafoji,dhe menjëherë e pyeti.

-Hë Alma si u bë mamaja.

-Liri është shëruar,ajo pati një tronditje të madhe,kujtova se na iku.

Shkaku ishte ngjarja e disa viteve më parë,në mes prindërve tonë.Asaj I ra papritur.

Ajo nuk e dinte që burri I sajë kishte vrarë të ndjerin babain tuaj.

Kur unë I’a thashë,asajè menjëherë I ra të fikët që mua mu duk infark kardiak dhe u tremba shumë.

Kur I kaloji,ajo m’a tregoi,e më tha se babain e kishte dënuar shumë dhe disa vite nuk I shkoi fare në burg në takim.Mbas dy vitesh që ai e kërkonte me insistim më mori edhe mua që isha e vogële shkuam e takuam.Unë as për fytyrë nuk e mbaj mend.Edhe mamaja përveç asajè here nuk I vajti më.

Me gjendje civile nuk e kishte ndarë,po me shpirt po.

Ajo sot më foli shumë mua sa nuk e mendoja kurrë për lidhjen tonë.

Më tha që Perëndija e ka zgjedhur në mënyrën më të mirë këtë problemè.

Më tha që unë isha dhurata e Perëndisë për t’u larë borxhin që kishte familja jonë ndaj familjes tuaj.

Liri-Sa bukur,sa mendim I thellë dhe kuptimplotë.Mamasë do t’I bëhet qejfi për këtë mendim që ka dhënë mamaja yte.

Liri pasi shkoji e njoftoji se do largohet se I ka ardhë gruaja,dhe ka patur vjehrrën sëmurë,po paska dalë nga spitali më mirë.

Ata të dy të zënë për krahu u nisën për në shtëpi tek nënë Lavdija.

Liri nuk po e shprehte dot gëzimin kur bisedonte me të shoqen.

Atij I ra menjëherë në sy ndryshimi I gjendjes së së shoqes.I u duk e çiltër dinamike dhe e gjallë si më parë kjo për të ishte një gjë e gëzuar shumë.

Kur u afruan shtëpisë Lavdija I pa dhe doli duke ecur shpejt me krahë të hapura.

Duke e përqafuar e pyeti:

-Si u bë mamaja moj thëllëza ime?

-Mirë mama,u bë mirë dhe doli nga spitali dhe të bën shumë të fala.

-Më gëzove moj nuse,isha shumë në merak.Sa mirë që u shërua,I qofshin të kaluara motrës time,se unë nuk kam motë.Do tè vijmè me   Lirin sa më parë.U hutuam hajdeni brënda të hani,se kush e di sa orë keni pa ngrënë.

Ashtu bënë,u futën brënda,hëngrën,pushuan pak dhe u ngritën e shkuamn tek mamaja e Almës.

Ajo priti buzëgazë dhe nuk mbaronte së përqafuari si Lavdijen,ashtu edhe Lirin,po sytë I’u mbushën me lotë.

Liri e kuptoji dhe I foli.

-Mamaja e Almës të shkuara e të harruara dhe shumë mirë që u shërove,u gëzuam.

Mamaja e Almës e kuptoji që ai foli me dy kuptime dhe shpejt I kthen përgjigje.

Ashtu dhëndërr ashtu;po disa gjëra ndodhin edhe pa pritur e nuk I ndalon dot, pasi kanë ndodhur.

Dhe për t’a zbutur që Lavdija mos t’a kuptonte vazhdoi.

-Ja si më zuri mua zemra menjëherë.Zoti më ndihmoji pasi kisha vajzën këtu dhe I’a hodha.

Liri nënqeshi dhe tha:

-Epo çdo e keqe e ka një të mirë prapa.Mamaja e Almës qeshi dhe foli shkurt.Ashtu është dhëndërr,të lumt.

Alma kreu detyrën e mamasë së sajë që ishte në bisedime.

Ajo e qerasi duke buzëqeshur.

Lavdija e uroji dhe hodhi bakshishin,se mamaja e Almës kishte dalë nga spitali.

Ata nuk deshën t’a pranojnë.Lavdija –Ju lutem është zakon,e mos m’a ktheni se e kam për ters.

Ata ndejtën,e qëndruan duke biseduar për problem të ndryshme,po asnjëherë nuk u prekën problemet e baballarëve të bijëve të tyre.

Të dy palët hezitonin.E më shumë këtij problem I trembej Alma.Ajo sikur rrinte në gjemba,po desh zoti asnjëra nga nënat nuk e zuri me gojë.

Ajo shkonte e vinte si flutur nëpër shtëpinë e mamasë së sajë duke rregulluar gjërat se mamaja ishte pak e pa mundur nga tronditja që kaloji.

Lavdija e shikonte dhe kënaqej me shkathtësinë e nuses së djalit të sajë.

Edhe mamaja e Almës kënaqej kur e shihte vjehrrën e vajzës së sajë që shikonte Almën dhe I shkëlqenin sytë.

Alma vinte tek ata herë pas here dhe I përqafonte,ndërsa Lirit I buzëqeshte.

Kjo e gëzonte më shumë Lavdijen,se nusja e djalit të sajë kishte ndryshuar përsëri,ishte bërë si më parë.

Pasi Alma I mbarojë punët,Lavdija mori leje u ngrit e foli:

-Tani që n’a gëzove me shërimin tënd,ne e hoqëm merakun se të pamë vetë,tani do dalim,se kush e di se kush n’a vjen nga shtëpija.

-Rrini pse kaq shpejt,më gëzuat shumë,po dëshirë kisha të qëndronit akoma se m’a mbushët zemrën me gëzim,më qetësuat shpirtërisht,ju falenderoj shumë me gjithë zemër o njerëzè të mirë.

-Prap Liri e kuptoji,po nuk foli përsëri si më parë.

Ata kur po dilnin,Lavdija foli:

Nuse –ti po deshe qëndro me mamanë,se ajo ka nevojë,ka qenë e sëmurë.

Faleminderit moj zonja Lavdije,ajo I bëri të gjitha punët,unë tani jam mirë dhe pres vajzën e vëllait që kthehet nga puna ,se ajo qëndron me mua.

Alma përgjigjet nga brënda:

-Jo-jo nënë Lavdije,ja erdha,mamaja nuk është vetëm.Dhe duke përqafuar të ëmën doli.

Kapi për krahu nënë Lavdijen dhe  Lirin e u nisën për në shtëpinë e tyre.Gjatë rrugës shkëmbyen shumë biseda.

Kur po mbrrinin në shtëpi tek porta gjetën Nurijen me dy fëmijët që po I priste.

Ajo kishte ardhur për vizitë.

U përshëndetën duke u përqafuar dhe u futën brënda.Lavdija dhe Alma përkëdhelnin fëmijët, ndërsa Liri bisedonte me Nurijen.

Liri I tregoji për mamanë e Almës që kishte qenë sëmurë e shtruar në spital.

Nurija shprehu keqardhjen dhe I tha Almës të shkuara mamasë.

Pas qerasjes së zakonshme Nurija I thotë Lavdijes dhe Lirit.

-Urime Lirit e emëruan drejtor i kërkimeve gjeollogjike të vendit,pasi ish drejtori doli në pension.

Lavdija e falenderoji për lajmin e mirë për të birin dhe u ngrit dhe e përqafoji shoqen.

Liri në fillim qëndroji,në e kishte dëgjuar mirë apo jo,pastaj e përqafoji edhe ai Nurijen.

Edhe Alma u gëzua edhe ajo e përqafoji Nurijen atë zonjë grua që Liri I’a kishte mburrur shumë.

Atëhere foli Lavdija:

Nurije nuk do të ikësh,këtë lajm të mirë që n’a sole do t’a festojmë në lokal.

Nurija –Unë ju falenderoj për zemrën e madhe tuajën,po ndonjëherë tjetër,sonte nuk kam mundësi se pas një ore nisem për tek prindërit,I kam njoftuar dhe më presin me gjithë fëmijët,ata I ka marrë malli shumë për fëmijët.

Janë të vjetër e duan t’I shohin shpesh.

-Po të jetë kështu,ne të falim foli Lavdija.

Pasi u përshëndetën duke u përqafuar Nurija me fëmijët doli,ndërsa Liri e përcolli  deri tek makina.

E falenderoji për lajmin e mirë.

Ajo duke e përqafuar i thotè do shkojsh nesèr tek kryetari Ekzekutiv,se atje ka ardhur emërimi yt.

Të shkoftë mbarë o djali I Idajetit dhe e përqafoji duke e puthur në ball.

Ajo iku me makinë ndërsa  Liri qëndroji dhe një copë herë në këmbë duke menduar punën e re,a do t’a kryente dot.

Megjithatë tha:-Spacialiteti im është.

Unë do t’I përkushtohem me mish e shpirt dhe me ndihmën e Almës së mirë unë do t’ia dal-Do t’a nderoj emrin e babait dhe të mamasë time të mrekullueshme.

Do I shërbej Atdheut tim ,me çdo sakrificë ashtu si im atë.

Erdhi në vehte,u shkëput nga këto mendime dhe u nis për në shtëpi.

Lavdija dhe Alma po e prisnin te dera të gëzuara dhe e përqafuan përsëri.Po ai nuk I’u përgjigj po me atë gëzim përqafimit të tyre.Akoma nuk e kishte marrë vehten nga ky emërim I papriturdhe në një përgjegjësi shumë të madhe,megjithëse ky ishte një vlerësim I madh që I kishin bërë.

Ata të dyja e kuptuan gjendjen e tijë dhe nuk u prekën që ai nuk reagoji si ata.

Liri me Almën diskutuan shumë gjatë për sfidën e re që kishte përpara.Ajo gjithmonë e stimulonte,e inkurajonte,gjitjashtu e sigurone se do t’a kishte në krahë si për ndihmë ashtu edhe problemet që mund t’I dilnin.

Ai e dëgjonte qetësohej,po prap emocjone kishte sa edhe gjumi nuk po e zinte.

Në mëngjes kur u zgjuan e ëma Lavdija i priste në divanin e sallonit me buzëqeshjen e sajë të ëmbël të nënës.Ata e përshëndetën duke e përqafuar dhe u ulën të mëngjezoheshin.

Liri ishte veshur më mirë se ditët e tjera ,për arësye se do shkonte tek kryetari I Komitetit për të marrë emërimin.Edhe Alma sot ishte veshur e rregulluar më mirë se ditët e tjera.

Ata pasi hëngrën u përshëndetën me Lavdijen(që ajo I puthi) dhe u nisën për në punë.

Alma në zyrën e sajë,ndërsa Liri për në Komitetin Ekzekutiv.Atje I priti portjeri tek dera dhe e pyeti:-Ju jeni Lir Shqiponja .

-Po tha Liri

-Atëhere hyni,se po u pret kryetari.

Liri me emocjone ngjiti shkallët deri në katin e tretë,ku kishte zyrën kryetari.Emocjonet nuk I kishin ikur akoma,kur ai trokiti në derë fare lehtë.

Hyr; foli Kryetari.

Kur u hap dera,Liri I ndrojtur ,pa që kryetari u ngrit I u afrua me krah hapur dhe e përqafoji shumë përzemërsisht,me një ngrohtësi të pa përshkruar që I hoqi çdo emocjon.Kryetari foli:

-Liri-punën tënde e kanë vlerësuar drejtuesit kryesorë duke të emëruar “Drejtor të përgjithshëm të kërkimeve gjeollogjike të vendit”

Ata dhe ne kemi besim të plotë që që ti nè  atë detyrë do t’I shërbejshë shumë vendit duke arritur rezultate të larta.Ndihmën e drejtuesve do t’a kesh pa kursim për deri sa t’ia marrësh dorën.

Ne presim shumë nga ti nè  këtë detyrë ,se e dimë që do n’a nderosh se je I biri I të ndjerit Idajet  Shqiponjës që dha jetën për vendin e tijë të dashur.Kryetari e përqafonte dhe I uronte suksese në detyrën e re.

Përsëri foli-Tani dalim,unë do të vij me ty,se në drejtorinë që ti do të drejtosh n’a pret ministri që së bashku me mua,do bëjë prezantimin tënd para kolektivit.

Me Lirin për krahu ata zbritën,hypèn në makinën e kryetarit dhe shkuan tek drejtoria e përgjithshme e kërkimeve gjeollogjike.

Ministri sapo kishte ardhur dhe I priti me buzë në gaz.

Mirë se erdhët,zoti kryetar dhe zoti Liri.U përshëndetën duke u përqafuar.Ministri uroi Lirin për detyrën e re dhe shkuan para kolektivit që prisnin në sallën e mbledhjeve.Ata menjëherë sapo hynë ministri,kryetari dhe Liri u ngritën në këmbë.Përshëndetja e zakonshme.Punonjësit u ulën.Ministri mori fjalën:

-Ju jeni punonjës pararojë në vendin tonë.Ju I keni dhënë shumë vendburime Atdheut.

Puna e zotit Stefan(ish drejtorit)meriton shumë lëvdata.Ai e ka kryer më së miri këtë punë.

Ne si Ministri e vlerësojmë shumë ,për  arritjet e deri sotme.

Po si I thonë fjalës vitet kalojnë ,mosha dhe sëmundja e tij kohët e fundit ,I’a bënë të pamundur vazhdimin e detyrës.Ai bëri një lutje me shkrim,meqë kishte mbushur dhe moshën e pensjonit,edhe sëmundja po e ngacmonte-që të lirohej nga detyra ,se e kishte të pa mundur t’a kryente.Ne e studjuam dhe vendosëm duke e falenderuar që ai tè ishte I lirë nga kjo detyrë.

E në vend të zotit Stefan të jetë drejtuesi juaj zoti Ilr Shqiponja.Ministri u drejtua nga Liri e foli.Është djali I një prej heronjve trima të vendit,është inginier gjeollog,besoj se shumë nga ju e njihni edhe për rezultatet e punës së tij në këtë fushë.Bile dhe shumë nga ju besoj se I kanë lexuar shkrimet e tija për zbulimet gjeollogjike në shumë zona e krahina të vendit tonë.

Punonjësit e miratuan me duartrokitje dhe duke I uruar punë të mbarë.

Kur papritur nga që nuk ishte përgatitur,ministri e ftoji l Lirin që të thonte dy fjalë.

Liri ashtu I emocjonuar foli:

Së pari vlerësoj ministrinë për besimin që më dhanë.

Pastaj falenderoji shumë dhe vlerësojë zotin Stefan për rezultatet që ka arritur,dhe do mundohem me gjithë shpirt për të vazhduar dhe për t’a çuar më tej punën e tijë.

Kam besim që me këtë kolektiv të mrekullueshëm punën do t,a vazhdojmë me të njëjtin ritëm si më parë që t’a ngrejmë më lart rezulatin e kërkimeve gjeollogjike.Do jemè pa pushim në punë duke ndihmuar e duke më ndihmuar çdo pjestar I kolektivit.

Ju falenderoj për pritjen që më bëtë.Dhe menjëherë shkoji përqafoji zotin Stefan që ishte në tribunë me të .Stefani foli dy fjalë falenderimi klektivit dhe uroji me gjithë zemër Lirin duke e përqafuar.

Liri foli përsëri duke I’u drejtuar ministrit.-<<<<Zoti Ministër të lutem zotin Stefan m’a ler pranë si këshilltarë pa orare.Të vinjè pranë meje kur të ketë mundësi për këshilla dhe për problem të ndryshme.Ministri e miratoji.

Stefani e përqafoji përsëri Lirin dhe I tha duke e falenderuar.

-Me gjithë shpirt,sa herë të kemi mundësi do të jemi pranë teje.

Pasi kolektivi u shpërnda ,ministri me kryetarin I prezantuan zyrën Lirit me dy sekretaret përkatëse.

E njohën me organikën e ndërmarrjes si dhe planin studimor që ishte për t’u zbatuar në vazhdim.

Prezantuan edhe dy zèvèndèsitè.

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.