https://www.facebook.com/100010755997998/videos/pcb.1104018999966623/1104017239966799/
Per ty Shpresa,qe me zerin tend te embel dhe melankolik gezon zemren dhe shpirtin tone.
Zeri yt,Shpresa,melodik rrjedhe kumbueshem si rrjedhe e ujvares,kurse toni yt i embel zgjon engjejt nga gjumi.
Si era,kalerojne notat me zerin tend te embel kur kendon “Arien e Mrikes”.
Zeri yt,dhurate nga Zoti,na e zgjon mallin e kanges tende te bukur dhe na inspiron te krijojme dhe ta respektojme muziken artistike.
Shpresa qe jetove me kengen e Bilbilit te Kosoves(Nexhmije Pagarusha),duke trasheguar nga ajo gjerat me te bukura.
Per ty moj Goce Pejane,nusja me e bukur e Kosoves qe me zerin tend karakteristik i fton te te shoqerojne edhe cicerimat e zogjeve dhe te bilbilave te kendojme te gjithe bashke me ty ne “Zambakun e Prizrenit”,ne akordet e Kosoves.
Zeri yt i kulluar i perngjan zerit te zanave te malit te cilat perkundin ne djepin e gjumit trima dhe dragoj.
Kenga e jote ushton aq bukur, sa qe une fshehem pas mendimeve te mia,kurse kenga e jote flakeron malet.
Bashke me ty kendojne edhe zogjte.Une them te zbresim ne fund te notave dhe me zerin tend madheshtor bashke me ne te kendojne edhe yjet.Nga goja e jote e bukur dhe nga zemra e jote bujare dhe shpirti yt artistik na dhuron kenge te bukura te cilat do te jehojne shume gjate.
Zeri yt me shpirterat tane ende jehon,porsi rrezja e diellit jep jete dhe ndricon.
Zeri yt tingellon me shume nuanca drite dhe njeh vetem lindje dhe kenge,njeh vetem fillim drite dhe jete.