11.5 C
Tiranë
E hënë, 6 Prill 2026

Sahit F. Osmani

FORCË TË JEPTE
TË NGRIHESHE NË KËMBË
Ukshin Hotit
1981-ta, si sot në mendje më rri
Isha i shtrirë në Spitalin e Prishtinës
Dhimbja e plagës më therte në shpirt
Nga shtrati s’mund të lëvizja
Në dhomë hyri Njeriu i Mirë
Me shikim të patrembur shkëlqente
Dorën e vuri mbi ballin tim
-Qenke mirë, më tha,-
plaga është e shërueshme
Një çokolatë nxori nga xhepi
Më ofroi që ta merrja
Ndërsa më vështronte librin
Që herë pas here e lexoja
Në dhomë kishte dhe të plagosur
Nga plumbat që i kishin marrë
Ai aq zemërmadh që ishte
Forcë të jepte të ngriheshe në këmbë
1981-ta, si sot më rri në mendje
Dhe dhoma e spitalit ku isha shtrirë
Aty Njeriu i Mirë erdhi të më vizitonte
Njeriu që me vepër shëmbëllente
Njeriu i Mirë që nuk vdes kurrë,
Ai jeton në zemrat njerëzore…!
L'immagine può contenere: 1 persona, primo piano
JETËS I KULLON DRITË
Të kërkoj mes rrezeve të të prek
Thyhesh e nuk lakohesh
Gjithmonë e njëjta ke mbet
E larë me diell, –
jetës i kullon dritë
Me dorën e zemrës nis të vizatoj
Portretin tënd diellor…
Fshehtësi shpirti shpërthejnë
Shndërrohen në burime që mrekullojnë
L'immagine può contenere: 1 persona, in piedi, spazio all'aperto, natura e acqua
Pijnë nektarin e lumturisë
Jeta hedh shtat të bukur,
Kur rritet me klimën e kohës;
Pa u djegur nga zemrimi i ngricave,
Pa u vrarë nga shkrepja e rrufeve…
Damarëve të saj bulon dashuria.
Çel dritën që kullon me vesë,
Shtati t’i rritet të rrjedhë mrekullia.
Burimieve kënaqësitë shpirtërore
Pijnë nektarin e lumturisë.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.