5.5 C
Tiranë
E hënë, 6 Prill 2026

Shefki Hysa Global Peace Library of DMPP

 

Dita e Jetimëve, Dita e Engjëjve të Zotit!…

Diplomatic Mission Peace and Prosperity (DMPP), shqip: Misioni Diplomatik Paqe dhe Zhvillim, në bashkëpunim me partnerët e vet ndërkombëtarë si: American Diplomatic Mission for World Peace (ADMWP), Academy of Universal Global Peace (AUGP), United Nations University for Global Peace (UNUGP), Diplomatic Society Saint Gabriel (DSSG), si dhe të Bibliotekës së Paqes Globale (Global Peace Library) pranë Zyrave të DMPP, në shenjë solidariteti dhe ndërgjegjësimi për datën e shenjtë 20 Maj, Dita Kombëtare e Jetimëve, në bashkëpunim me institucionin që mbështet dhe menaxhon ndër vite aspiratat e jetimëve, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, organizoi një ceremoni solemne, për motivimin e opinionit publik shqiptar, të të gjithë aktorëve dhe faktorëve institucionalë, politikë, mediatikë, Trupit Diplomatik vendas dhe të huaj, për të rritur shkallën e ndjeshmërisë dhe të përgjegjësisë me fokus humanizmin ndaj botës së Njeriut – Jetim.
Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, për plotë dy dekada, ka dhënë një kontribut të çmuar në mbrojtje dhe ndihmën ndaj fëmijëve jetimë, për integrimin e tyre në shoqërinë shqiptare.
Nisur nga puna plot përkushtim e këtij institucioni, ka ardhur koha që jetimët shqiptarë të jenë plotësisht të integruar në jetën shqiptare, si qytetarë të denjë të Atdheut të tyre Shqipërisë, por njëkohësisht të ndihen të integruar edhe në BE, si qytetarë të denjë evropianë.
DMPP dhe partnerët e vet ndërkombëtarë, duke marrë shkas nga eventi i Ditës Kombëtare të Jetimëve, janë të angazhuar për të lobuar për ndërkombëtarizimin e kauzës së jetimëve shqiptarë dhe të mbarë Rajonit në Ballkanin Perëndimor, me qëllim që 20 Maj, i çdo viti, të njihet dhe t’i propozohet strukturave të BE – së dhe të OKB – së, që kjo datë të shenjohet në kalendarin botëror si: “Dita Ndërkombëtare e Jetimëve”.
Në ceremoninë e zhvilluar në mjediset e Selisë së Misionit Diplomatik Paqe dhe Zhvillim, merrnin pjesë personalitete të artit e kulturës, të politikës, të shoqërisë civile, etj.
Ishin të pranishëm Gjenerali Dedë Prenga, Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Dr. Kristo Goçi, Zëvendëskryetar i Komitetit të Minoriteteve, Epidemiologia Areti Beruka, aktorja Marjana Kondi, Sportisti Faruk Kalleshi, Nderi i Kombit, etj.
Pjesëmarrësit dëgjuan me emocion thirrjen e aktorit shqiptar Alfred Trebicka, me lejtmotivin “Jemi vonë”!
Megjithatë më mirë vonë se kurrë.
Mbështetjen që u ka munguar jetimëve gjatë viteve të tranzicionit, le të bëhemi së bashku dhe t’ua japim në vazhdim, theksoi aktori Alfred Trebicka.
Dr. Shefki Hysa, Guvernator i DMPP, u shpreh:
20 Maj 2020, Dita Kombëtare e Jetimëve Shqiptarë!
Kjo ditë nuk është festë e as përkujtimore. Është Dita e engjëjve të Zotit!…
Kjo ditë është nxitje, është thirrje, klithmë, kushtrim për ndërgjegjësimin e shoqërisë njerëzore për kauzën e dhimbshme të jetimëve, kësaj kategorie fëmijësh të mbetur pa prindër, fëmijë që jeta u ka rrëmbyer dashurinë prindërore, u ka grabitur përkujdesjen familjare, u ka hequr të drejtën për të qenë pjesë natyrale e një familjeje biologjike.
Kjo ditë shërben si ngacmim i kujtesës njerëzore që shoqëria njerëzore të jetë humane çdo ditë të vitit për jetimët dhe jo vetëm në një datë, pikërisht në 20 Maj. Të kujdesesh për jetimët, këtë kategori shoqërore të braktisur nga ngrohtësia familjare, të mohuar nga lidhja prind-fëmijë, vetëkuptohet për shkaqe të jashtëzakonshme, do të thotë të respektosh engjëjt e Zotit, se ata janë njëlloj si engjëjt, do të thotë të respektosh vetë Zotin se njëlloj si engjëjt e Zotit, jetimët gëzojnë mbrojtjen e Zotit.
Kujdesi ndaj fëmijëve jetimë është detyrim biblik, detyrim kuranor, i përcaktuar që në zanafillën e jetës në librat e shenjtë të Zotit.
Të nëpërkëmbësh një jetim është një nga mëkatet më të rënda që të shpie në ferr.
Rrëfenjat popullore përcjellin mesazhin se edhe kriminelit më të madh i falen 99 vrasje, kur merr në mbrojte një jetim.
Profeti Muhamed A.S. është shprehur:
“Unë dhe Kujdestari i jetimit jemi komshinj në Xhenet”.
Pra, shenjtërohet shpirti i njeriu që i jep jetimit dashuri, respekt, mëshirë.
Është veprim hyjnor humanizmi dhe ndihma e njeriut ndaj jetimit.
Mahatma Gandi, Babai i Paqes Moderne, që punoi një jetë dhe i solli lirinë Indisë me rrugë paqësore, ishte një ndër përkahësit më të mëdhenj të jetimëve.
Dihet që shumë nga komunitetet muslimane dhe hindu u përplasën për bindjet fetare, u vranë e u prenë dhe Gandi u detyrua t’i mblidhte liderët kryesorë për t’i pajtuar.
Një nga liderët hindu iu drejtua i revoltuar Gandit:
– Unë kam vrarë fëmijë muslimanë, si do të më pajtosh ti me veten time, si do të më pajtosh me Zotin?!
Gandi, me qetësinë që e karakterizonte, iu kthye:
– Merr një fëmijë musliman 10 vjeçar, kujdesu, ushqeje, rrite, edukoje e shkolloje, njëlloj si fëmijën tënd, pa ia ndërruar fenë, dhe jam i sigurt se do bësh Paqe me veten dhe Zotin dhe se Zoti do sjellë Parajsën në shpirtin tënd.
Gjatë kësaj ceremonie, Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, u nderua me një Diplomë Nderi me titujt: Misionar i Paqes Globale dhe Golden Ambassador Richard Holbrooke, akorduar nga DMPP dhe parnerët ndërkombëtarë.
Diplomat iu dorëzuan personalitetit Ilir Çumani, Drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Jetimëve.
Dr.

Shefki Hysa
Global Peace Library

of DMPP

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.