9.5 C
Tiranë
E martë, 7 Prill 2026

Pavlina Bardho

U befsh lis me dega shume….

Ti o shpirt me linde,
Kur kulmoi pranvera,
Gjyshja te uroj,
Dhe 100 te tjera.
U befsh lis me dega shume,
Buzeqeshur dhe ne gjume,
Jeten sa një mal e det,
Paç mbaresi dhe shendet,
Qendrestare si mal me bore,
U befsh princ me kurore,
Bekuar si gruri ne are,
Qe mbush plot per plot hambare.
Te kam qengjin e kopese,
Qe me zgjon çdo mengjez,
Te kam nipin çamarrok,
Qe do shume miq e shoke.
Do te uroj ngahera,
Dhe njeqind te tjera,
Vite dhe pranvera,
Te bekofte Zoti,
Perhere e mot pas moti.
“”””””””””””””””””””
Kur kendoje , ligjeroje, sa njemije bilbila…..
Isha e vogel atehere,
Kur ti kendoje dhe jeten t’a beje pranvere,
Ne mjergullnajat e shpirtit tim,
Zinte vend zëri jot,që këndonte me pasion dhe guxim.
Timbri i zërit tënd,kumbonte deri në kupë të qiellit,
Dhe si ylber, përzihej me rrezet e diellit,
Mrekullia e zërit tënd,
Lëvizte nga vendi dhe gurin me të rëndë.
Gurin me të rëndë të Atdheut,qe me aq shumë dashuri i kendove,
Dhe këngët e mallit shume i lartësove,
Zëri jot ,ishte bekim prej Zotit,
Ku syri të bëhej burim prej mallit dhe lotit.
Kush te dëgjoi ty dhe si permallua,
Kush te dëgjoi ty dhe ne shpirt,su pasurua,
Ti je mall dhe lot i patretur,
Simbol i artë i këngës ,ke mbetur.
Ti je një ylber, në kohezion,
Epokën e këngës shqiptare e lartëson,
Hyjnitë ,orët dhe zanat, do të kishin zili,
Për energjinë pozitive,qe përcillte ti.
Kënga jote është simbol i përjetësie,
Atdheut mbi kokë i rri si kurorë krenarie,
Se legjendat, nuk vdesin kurrë,
Kombit në kokë i rrinë si flamurë.
Lume Myzeqeja që të lindi e të rriti,
Lume Atdheu,qe ne piedestal të ngriti,
Dhe unë ne kujtim të zërit tënd,
Fjalët e shpirtit ,si petale, do t’i gdhend,
Le te behen,po te duan ujevare,
Dhe te rrjedhin dimër e behare.
Pavlina Bardho Bubullime Lushnje me 8 Shtator.
L'immagine può contenere: 1 persona, spazio all'aperto
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.