LENE SHENJE….
Si lule shege te hapura
ditet e lumtura
zbukurojne kujtimet ne jete.
Ditet e zeza ,me thonj te cjerra
te lendojne zemren cdo dite.
Ne rrjedhen e viteve,
si uje burimi,
cdo dite leviz e qete,
vec kujtimet si gjethe
te mbetura ne breg,
lene shenje te pa shlyera
ne mendje per jete.
“””””””””””””””””””
PARAJSA MBI TOKE.
Pa zhurme makinash,
vec kenge cicerimash,
qetesi e nje dite pranvere.
Pa jehone fjalesh,
vec profume bacesh,
ne kete dite maji me diell.
Rrethuar nga lulet,
si shumngjyrshe flamuret,
kenaqesi e nje shpirti te qete.
Me arome bukurie,
trendafilash shtepie,
nuk ngopesh me jeten sa do vete.
Profume e ngjyra ,
sjell vec natyra,
parajse e vertet mbi toke.
Duhet vec pak,
te kenaqesh me hak,
te jesh i lumtur gjithmon.
“”””””””””””””””””””
VASHE E BUKUR….
Vese lulesh djerset e tua,
vapa shume te ka munduar.
Vashe e re qe shkon ne krua,
ecen lehte si mbi thua,
derdhur gershetat,shtamben ne duar,
e bukur si nje kapruall.
Syte e zeze si xhevahir ,
te shkelqejne moj e mire,
floke verdhe,flori i derdhur,
mese holl ,shtat i perhedhur,
bukuri qe cmend dynjane,
Pse e mban koken menjane?
“””””””””””””””””””””””