20.5 C
Tiranë
E hënë, 6 Prill 2026

Buqa Softa

E djeshmja është lindja !
E ardhmja është vdekja !
Jeto të sotmen që e ke të sigurtë !
Mirë është të jesh optimist!
Kurrë pesimist !
Rëndësi ka të jesh realist !L'immagine può contenere: Brooklyn Ny, in piedi e scarpe
Zj Softa
DASHURIA
Ah kjo dashuria, të fut në dhe të gjallë
Kush e provoi dhe s’pati lot e mall
Kush e provoi dhe nuk u verbua
Me botën luftoi dhe kurrë s’u dorëzua .
Luftoi me botën, luftoi me veten
Kaloi malet, oqeanet dhe detet
Kaloi ylberin, e pa botën me ngjyra
Shijoi gjithçka që i fali natyra .
U bë me krahë e fluturoi
Ku kishte shpirtin, si bletë qëndroi
Mori nektarin nga trupi lehon
Fjala të dua, ju bë jehon .
U bë si fëmijë, gjithë shend e verë
Edhe dimri me acar ju duk pranverë
Thithi çdo ditë,aromën
e gjithë luleve të tokës
Një nga një i ndezi si qirinj,
yjet e botës .
S’u plak kurrë me zemër,
mbeti gjithmonë rini
Se dashuria është vesa e mëngjesit,
që sjell freski
Kush dashuroi, për dashurinë u betua
Vdiq për dashurinë, dhe kurrë s’u pendua!
(Buqa Softa)
JETO PA BORXH
L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta, scarpe e spazio all'aperto
******************************
Sa herë pyes miqtë e mi,
si janë me shëndet
Mirë më thonë,mirë
u them u them edhe vetë
E ç’ti bësh? Eshtë bërë zakon
Mirë u themi e mirë n’a thon
Por askush nuk është pa halle
Se kjo botë është bela e madhe
Të gjithë i trazojmë
hallet në një kazan
Halli hallit thonë nuk i ngjan
Ndaje hallin me miqtë e tu
Edhe lumturinë gjithashtu
Se dhimbja kur ndahet pjesëtohet
Kurse lumturia me miq shumëzohet
Mangësitë një ditë plotësohen
Dhe të thyerat rregullohen
Jeta ka shumë variacione
Zgjidh atë që të jep emocione
Bëj alenacë me dashurinë
Se aty do të gjesh lumturinë
Lësho sa të mundesh rreze mirësie
Dhe do të marrësh buqeta dashurie
Kështu s’do të kesh nevojë
as për prit e as për hoxh
E kësaj jete s’i mbetesh “borxh”!
(By:B.Softa)
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.