Kushtetuta – gjata – interpretimi !
Është politizuar aq tepër interpretimi i neneve të kushtetutës që kanë të bëjnë me të drejtën e formimit të qeverisë saqë edhe fëmijët e kanë kuptuar të vërtetën.
Vendimet( mendimet ne kete rast), e gjykatës, që të jenë të pranueshme për të gjitha palët, parasëgjithash për opinionin e gjërë, gjithkund dhe ҫdo herë duhet të jenë ca.100% profesionale.
Në këto rrethana presioni, nuk ka mbetur qoftë edhe një mundësi që gjykata të mund të sjellë interpretim të paanshëm që do të ishte i pranueshëm për të gjithë!
Kjo do të thotë që gjykata është sjellur para detyrimit që ta shkeli kushtetutën e që do të ishte fund i demokracisë !
Ҫfarë të bëhet, si të zgjidhet ky lëmsh i mbështjellur keq nga politika ?!
Në ҫdo shtet dhe rrethanë dhe për ҫfardo situatash kur ballafaqohen interesa të shumëanëshme, thirret në ndihmë EKSPERTIZA-mendimi i ekspertëve të fushës.
Kësi rasti Kosova ka pasur tashmë edhe me gjyqin ndërkombëtar të drejtësisë GJND, grupim ky specialistësh të fushës që vërtetuan të drejtën e shtetsisë së Kosovës.
Në rastin konkret, për ҫdo mendje të shëndoshë dhe të arsyeshme, interpretimi i kushtetutës lidhur me këtë punë veq ka ndodhur nga ekspertët më në zë të Kosovës që njëherit janë edhe përpilues të kushtetutës sikurse janë:
Prof. Arsim Bajrami
Prof. Rizah Smaka
Prof. Enver Hasani ish kryetar i gjykatës kushtetuese
Prof. Hajredin Kuqi e të tjerë,…,
Që kjo punë të ketë zgjidhje të lehtë dhe të pranueshme për të gjithë, do të duhej të formohej një ekip i gjërë ekspertësh kompetent, vendor dhe të huaj ( nëse ka nevojë), përfshirë gjithsesi Prof. e lartëpërmendur dhe ta bëjnë këtë interpretim.
Kush nuk do ta pranonte një zgjidhje të tillë, kuptohet që e ka me hile !