5.5 C
Tiranë
E hënë, 6 Prill 2026

Anna Tena

E kena pas ves të hershëm kyt punë

Ca thonë kena fe, ca thonë kena din
Ca thonë jena turq, ca thon Latin
Grek jena thojnë ca, shkje ca të tjerë
Po jeni vëllezër të gjith’mor të mjerë

Vjen shqiptar’i zi e të futet në votër

Ju rrëmben vajz’, ju rrëmben motër..Albanertum - Feja e shqiptarit është shqiptaria

Toka të mban që ti të kryesh misionin tënd ndaj vetes. Të duash veten, të duash atë përballë dhe atë karshi, të mos e gjykosh të keqin për të ligën që të ka bërë por të kërkosh të ndrijë edhe shpirti i tij, të dëgjosh zhurmat që këtu i gjete dhe këtu do t’i lësh. Ti je një udhëtar. Mos merr gjë prej këtu që nuk të ofrohet bujarisht. Lër po munde. Lër frymëzim, lër dashuri dhe dritë. Çfarë merr dhe nuk të takon, toka, bashkë me ty, do të t’i marrë. Rrespekto vendin që të pret o shtegtari njeri, dhe lëria të pastër atij, që pas teje do të vijë

Anna Tena@L'immagine può contenere: 1 persona, montagna, nuvola, cielo, spazio all'aperto e natura

Shqipëtar mos rri , po duku shqipëtar
Shqipëtar të zuri turku, shqipëtar
Turku, Greku, Italiani, Gjermani, Kinezi
Të zunë po s’marrkërke vesh,ooo shqitaaar!!!

E mbushët Shqipërinë me hoxhallarë dhe priftërinj , ngritët xhami dhe kisha në çdo dy kotece. U mbeti mëndja, e lagu s’e lagu për teatrin. Harruat që gjithçka fillon nga Arsimi. U hoqët armatimet shqiptarëve, pastaj i latë nëpër dyer të Europës si të pa shtet, i shihnit emigrantët si portofol për të rrjepur jo si njerëz që mbanin dyfish në supe barrën e Shqipërisë së mjeruar. Kudo tabelat në jug shkruajnë gerqisht-shqip, ndërsa në Greqi nuk ka shkolla shqipe. Greqia ka shkollë greke në Zimbabve !!! Të huajt nuk ju kanë vjedhur kurrë. Ne nuk jetonim dikur.

Ne jetojmë tani dhe tani siç e shohim, ata marrin çfarë ne e lëmë pas dore, e përçudnojmë, e dhunojmë.

Të huajt, mbeten të huaj. Mallin tuaj ruajeni vetë. Ju, i varni ujqërve mëlçitë në qafë thjesht se kështu ju intereson të justifikoni pa aftësitë tuaja. Pa drita, pa ujë, pa bukë, pa brekë, pa dinjitet ! Ky është populli që ju mban.

U ngritën dhe desh u vranë në një qytet në Shqipëri dikur burrat, të tregonin se nuk ishin gay. Ishin eteroseksualë pa ujë, pa bukë, pa drita, të përmbytur gati çdo vit, etj, etj… Edhe!? Çfarë ju duhet orientimi seksual t’a shfaqni kaq me ngulm dhe kujt i duhet, kur nuk keni orientim normal se si duhet të jetoni!?

Këto që ndodhin sot, këto kanë ndodhur edhe dikur. Të njëjtat! Ndryshe , nuk do thërrisnin dhe ulërinin Rilindësit tanë, që aso kohe !

Në fushatën elektorale del, dhe për kë brohoret!? Për ata që nesër, si dje do të të rrjepin lëkurën për një copë bukë, do kërkojnë që vajza jote të shtrihet me një mashkull çfarëdo , për vëndin e punës, diplomën, dëftesën,madje edhe për mungesat, si në një rast, diku, sepse ju e votuat deputetin tuaj që vëndet në arsim dhe në punë t’i zënë huliganët, maskarenjtë, përdhunuesit, debilet me fundin e shkurtër dhe cicat silikon! Gratë dhunohen vriten nga burra që shfrytëzohen edhe ata nga morali idiot ( morali i lagjes !!), shefi që është prepotent, etj. Kështu vinë këto punëra, zinxhir. Dhuna pjell dhunë ! E ju, rrini, prisni cila parti do fitojë, me ankthin se a do e ruani vëndin e punës, apo kokërruari i radhës do ju nxjerrë jashtë, me urdhër nga lart dhe të drejtë nga poshtë( ti je ai poshtë, nëse nuk e kuptove!).

Ju, flini dhe prisni!

Një popull që fle, vdes!!

Flini, pra!

Anna Tena@

23.5.2020.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.