18.5 C
Tiranë
E premte, 3 Prill 2026

Alqi Dede

” MOTRA TONE ” E KOL IDROMENOS.

Deshira per te shkruar per Kol Idromenon ka qene reltivisht e hershme .”Motra Tone ” te magjeps me bukurin e saj. Ky binom Motra Tone -Kol Idromeno jane te pandashem. Te dy i kane dhene dicka njeri tjetrit ne krijimin e ketij portreti ,si me i bukuri ne artet figurative shqiptare. Si rralle te ndonje artist ,se paku ne pervojen time ,si njeri amator ne kete fushe, kam pare te jene bashkuar ne nje harmoni te plote , piktori ,skulptori ,fotografi , skenografi , butaforisti dhe arkitekti.Kjo e ben Idromenon nje figure poliedrike. Fale dhuntise ,talentit por dhe formimit qe kishte jane te prekeshme ne krijimtarin ë tij. Padyshim ,vlera e tij e spikatur eshte ne pikture qe mbahet si perfaqesues i piktures moderne shqiptare. Ai dha te parat shfaqje kinematografike shqiptare qysh,me kinemane me 1913 qe ka qene nje risi e re ne jeten kulturore te qytetit te Shkodres. Ajo quhej ndryshe si “Theater elektrik” atere . Si arkitekt projektoi dhe zbatoi mbi 60 ndertesa private dhe publike qe gjurmet jane te dukshme e te vecanta dhe sot. Bazat e inxhinierise dhe te arkitektures i mori nga i jati ,autodidakt dhe ai . Si fotograf hapi studion e tij qysh me 1883 me paisje te importuara nga nje kompani e njohur franceze . ” Driteshkronja Idromeno ” quhej qe u be e njohur per aktivitetin e saj bile dhe jashte qe e konsideronin si fotograf i pare. Cudi qe kane humbur…Si muzikant ushtroi instrumentet e trombes ,violines e ndonje tjetre qe jehona e tingujve te tyre mbahen mend nga b/kohesit e tij. Po nuk eshte ndonje cudi qe dhe kompozoi, jo pa sukses. Si skenograf la gjurme ne venien ne skene te shume shfaqjeve qe diti te ndertoje gjithcka ne funksion te permbajtjes dhe idese qe perconte nje shfaqje apo nje veper dramatike .Per kuriozitet ai punoi dhe dekorin skenik te njevjetorit te pavaresise ne Vlore. Te Kol Idromeno ishin bashkuar me se miri ,traditat, zakonet ,shpirti artistik , kultura ,te nje piktori nga nje familje qe vinte nga jugu i Shqiperise ,nga Cameria,Parga , te gershetuara aqe bukur me ate ate te nje shkodrani te natyralizuar dhe familjes se vet qe u vendos dhe u integrua ne qytetin e Shkodres dhe mori shume nga kultura ,nga traditat ,zakonet e kesaj treve duke na dhene produkte me vlera te padiskutuara . Ai lindi me 15 gusht 1860 pikrisht ne shkoder nga nje familje me origjine nga Parga e Camerise . Gjyshi i tij ,mesues ne kohen e Ali Pashes u shperngul ne Korfuz .Kishte dy djem ,Mihalin jurist dhe Arsenin qe me 1856 u vendos ne Shkoder .ku ushtroi zanatin e marangozit ,drugdhendesit, si dhe projektusit e zbatusit te shume ndertimeve ,si autodidakt qe ishte. Sic e shikoni Kola trashegoi kete pasuri qe kultivuan tek ai ca prirje te cilat moren forme ne rrugen e jetes. Ne shkollen fillore kishte shoke si Filip Shiroka qe e ruajti miqesine me te. Mesues vizatimi Pietro Marubi qe duke pare dhuntine e tij ne vizatimet qe bente ndikoi tek i jati per ta derguar ne Akademine e arteve ne Venedik por qe nuk e vazhdoi gjate, vetem 6 muaj sepse ju duen te merzitshme dhe formale mesimdhenia .Te mendosh qe nje djale 15 vjecar te braktise studimet ne nje akademi arti me emer , ka dicka qe te ve ne mendime . Kjo te ben te kuptosh se te ky djalosh , kishte talent dhe intelegjence ,mencuri e urtesi per te gjykuar se keto metoda nuk mund te perqaseshin me formimin e tij , si pak arkaike ndoshta apo dhe shkollareske. Ai ndjeu se i mungonte liria ne veprim dhe pavaresia ne pune . Por me mire po e leme ate vete te tregoje ate episod qe u be shkak per te marre ate vendim . ” Nje dite dy profesore ne moshe te ndryshme gjate praktikes me studentet do te punonin vizatimin e grave nudo, njera prej te cilave me hije .Une i thashe atij me te riut ne se mund te ma besonte mua . Hijet do beheshin me vone. Per 2 ore , une e kisha gati .Te dy reaguan ne menyra te ndryshme, ai i vjetri i pelqeu ,ky i riu me tha :” Prej nje kambe shkalle ti dashke me hype ne maje ” Vizatimin e kisha bere bukur. I revoltuar ju pergjigja :”Ju profesor nuk i njihni aftesitte e nxenesve tuaj “. Dhe e braktisi akademine . Per kete arsye filloi pune ne studion e nje piktori Venecian. Ka qene nje mundesi e mire qe ai te perballet me artin dhe kulturen italiane dhe te lene gjurme ne mendjen dhe shpirtin e tij . Me 1884 , Idromeno u martua me Cinen qe i kushtoi asaj dhe nje portret. Mbas dy vjetesh u lindi nje djale qe se pati jeten e gjate . Ndrroi jete me 1888 dhe po mbas dy vjetesh dhe motra Tone qe i moren ne perkujdesje Orsolinen e vogel. Ne ato vite , te fillim 1900 punoi si mesues ne shkollen italiane te artizanatit ku evidentoi talentin e Simon Rrotes ne rrethin e piktures ku ishte dhe perkrahu e mbeshteti ate ne rrugen qe kish nisur si piktor . Duhet ti jemi mirenjohes per kete. Ndihmoi ne kompletimin e nje shkolle me paisje dhe ideoi programin e organizoi karnavalet nga klubi “Gjuha shqipe” e qytetit. Kol Idromeno pikturoi portretin e te motres , Tone me 1883 ne moshen 23 vjecare qe eshte vepra me perfaqesuse e tij ,me realiste por dhe me e mira ne artet pamore shqiptare . Ai do ta riprodhoje shume vite mbrapa, me 1922-23 , veshur “alla franga “. Ka pasur punime te shumta si “Oborri i shtepise shkodrane” me 1920 ,portreti i “Cines” me 1931, “Darsma shkodrane” , “Shkrepi i Ulqinit ” me 1897 , “Autoportret ” me 1937 etj. Kol Idromeno ndrroi jete me 1939 ne qytetin e tij te lindjes i percjelle me nderim dhe respekt . Kol Idromeno ishte patriot. Ai iu bashkua levizjes patriotike mbas Lidhjes se Prizrenit . Duke pare me kujdes krijimtarin ne pikture te Kol Idromenos nuk ke se si mos te mrekullohesh me talentin e tij . Ai perfaqeson nje fryme te re ne artin pamor shqiptar sepse shenon fillimin e realizmit ne pikturen shqiptare me nje kryeveper duke e simbolizuar ate me nje portret , “Motra Tone” . Ai e nisi me portretin e te motres rrugen e veshtire te artit serioz te piktures , ne nje moshe te re . Kola perdori nje penelate uniforme , pa shume kontraste , me ngjyrime te embla dhe detaje jetesore qe te joshin me te vecanten e tyre qe ne teresi tregojne nje individualitet te formuar me pune . Vleresimet qe i jane bere me te drejte ,mbeten te merituara . Ai ka pasur nje krijimtari me nje tematike te gjere , por per mendimin tim , do ta vecoja ,si nje portretist i spikatur. Kol Idromeno e ka zene vete kete vend te nderuar me punen e vet . Nga 8 apo 10 portrete qe ka punuar qe ndoshta mund te jene dhe me shume , gjysma e tyre jane femra . Te ben pershtypje se te gjitha jane te rrethit te ngushte familiar ; motrat ,gruaja,mbesa …I ka adhuruar ,i ka dashur e kane terhequr me tiparet e tyre dhe ai i ka perjetesuar ne art .Fakti qe Idromeno ka pasur nje rreth kaqe te ngushte te ben te mendosh se eshte pasqyre e gjendjes shoqerore te gruas, raportet dhe maredheniet e saj , konceptet, paragjykimet dhe zakonet prapanike të kohes . Por nuk mund te perjashtojme as mundesine qe tek ato ka gjetur tipare qe meshirojne me se miri iden dhe perfaqesojne gruan shqiptare te kohes , per ti tipizuar ne art . Ne kohen qe ajo eshte punuar ,eshte quajtur “Portret i gruas shkodrane ” , pra ka dashur te sjelle nje vajze nga kjo treve duke i dhene nje karakter pergjithesues . Kjo eshte kuptimplote po te kemi parasysh ndryshimin qe pesoi me vone ne “Motra Tone ” . “Cina” psh eshte nje portret i arrire artistikisht , qe ka vertetesi,eshte jetesore dhe te le mbrese . Cinen e ka dashur shume dhe per kuriozitet nuk eshte ndare me te per asnje nate nga 55 vjet qe jetuan sebashku . . Pa asnje dyshim “Motra Tone ” eshte nje mrekulli e punuar mjeshterisht ne menyre fine nga piktori qe ne se do ishte midis 100 apo me shume portreteve ,nuk do e kisha aspak te veshtire qe ta dalloja menjehere . Nga kjo ane e vlerave ajo merr nje shtrirje shume me te gjere e krahasuar dhe me shume vepra te artit boteror . Nje portret psikollogjik por dhe me karakter social. Ajo eshte pasqyruar me gjithe delikatesen , bukurine dhe dliresine shpirterore shqiptare . Nuk besoj se e ka pasur te veshtire per te portretizuar figura te tjera patriotike , historike , heronj apo persona me emer , qe mund te zinin vendin e saj . Jo, ai zgjodhi te motren ,nje grua e thjeshte ,pa ndonje fame ,por e lidhur me familjen dhe jeten e saj ..Ajo ishte nje kerkese , nje shqetesim qe e bluante nga brenda . Por Kol Idromenon do ta vecojme dhe per dicka tjeter sepse ai e xhveshi pikturen nga trajtesa mistike ,biblike dhe mitologjike duke e lidhur dhe pasqyruar me boten reale .Eshte merita e tij qe me intuiten profesojonale qe e karakterizonte mundi te dalloje ate pasuri koloristike dhe ornamentale qe gjendej ne veshjet popullore , ate shpirtin poetik dhe artistik te popullit qe kish stilizuar kostumet me karakteristikat , me te mira qe kish . E ka pikturuar ate Bukurine dhe hijeshine e kesaj vajze 24 vjecare , me ate naivitetin dhe ciltersin e saj duke shprehur nje pasuri shpirterore .E bardha ne veshjen e ” Motra Tone ” eshte mbizoteruse dhe pasqyron ciltersine ,bardhesine e -shpirtit , duke i dhene nje pamje engjellore . Eshte pikerisht kjo qe ka ngjallur interes me te madh e cila mbulon nje pjese te mire te portretit ,por eshte kombinuar shume bukur dhe nga ana kompozicionale per te krijuar nje fare kontrasti me sfondin e erret qe Idromeno nuk dallohet per tone te theksuara .Vizitoret që kane qene te shumte , per te pare portretin e saj jane intriguar nga shprehja qe ka. Dihet qe piktoret shikimin e kane tiparin me shprehes te nje gjendje emocionale ,forcen sugjestionuse per te percjelle te vizitori idene e autorit dhe per kete arsye u kushtojne shume kujdes . Syri shpreh ,flet me shume se gjithcka . Jo me kot dhe pyetjet me te shumta jane bere per menyren e shikimit te kesaj gruaje qe me sa duket lidhet me nje premtim qe i kishte bere te shoqit , duke pritur nga dera nje “qortim ” te tij por qe Koles nuk i ka shpetuar ta perjetesoje . Shikimi anash ,eshte zhbirues ,depertues duke i dhene nje force me te madhe enigmes qe do te shprehe .Pozicioni i duarve plot elegance dhe bukuri qe kulmon me kapjen e shamise eshte nje detaj kaq I gjetur artistikisht per te plotesuar me mire ate shprehine domethenese te te gjithe portretit ate intimitetin dhe anen emocionale. Kjo vajze e bukur , ka qene kengetare dhe merrte pjese neper dasma me te vellane . Ajo bente nje jete familjare .Te shoqin e ka pasur njeri te kohes. Gjate procesit te punes qe zgjati disa dite ajo mori ngarkesa te medha emocionale , qe e kane bere me realiste dhe te vertete. Jeleku ,veshja me ornamente ,me qendisma te zeza mbi materjale te thella dhe ngjyra te njejta jane bere me nikoqirllek , me mase qe kane qene te nevojshme Fytyra ne kompleks e punuar plot finese , me elegancen e duarve dhe gishtrinjte punuar me kaqe kujdes duke u dhene atyre ate delikatesen femerore per te zbuluar nje pjese te mire te fytyres me shume persosmeri . Zbulon bukurin e nje mrekullie njerezore qe e lezeton se tepermi dhe vathi karakteristik popullor . Kompozimi eshte ndertuar ne funksion te shikimit dhe per te shprehur ate ndroje aqe domethenese dhe aqe te perligjura per kohen qe jetoi. E ka realizuar me se miri . “Motra Tone ” eshte nje kryeveper jo vetem e Idromenos por dhe artit Shqiptar . Ai ka ditur te sjelle ne art nje figure te tille , me shprehje artistike te cilat jane dhunti qe vine nga forca e perceptimit dhe talentit , nga vezhgimi dhe analiza te cilat gjate procesit te punes fitojne pasuri dhe gjalleri nga perdorimi e teknika e ngjyrave , drita , kontrasti , qe te sugjestionon dhe te emocionon sa here ta shikosh . Kjo eshte nje vlere qe pikturen nuk e konsumon me nje te pare. Portreti “Motra Tone ” e mori sic e kishte vete emrin . Ashtu dhe te mbetet. Ai ja beri dhurate te motres dhe kur ajo vdiq e mori dhe e vendosi ne shtepi te vet . Ju desh te priste vdekjen e te vellait per te zbuluar madheshtine e saj qe kish mbetur skutave te erreta per 71 vjet me radhe. ” Mona Liza ” e Leonardos eshte e vetme ne gjinine e vet . Krahasimi i ” Motres Tone ” apo anallogjira qe mund te behen me te ,sipas mendimit tim , nuk jane shume realiste . Per artet figurative shqiptare ajo mbetet nje ikone dhe ndoshta brenda kesaj hapesire per vlerat dhe bukurine qe ka e kane quajtur keshtu ” Mona Liza ” shqiptare . “Autoportreti ” i Kol Idromenos eshte nje pune serjoze . Ka qene gjithe jeten ne kerkim te saj ,e ka munduar shume por dhe ja ka arritur me nje virtuozitet dhe me nje kolorit te permbajtur qe i dha kenaqesine qe se kish shprehur ndonjehere me pare . Kol Idromeno nuk mbaroi ndonje shkolle sepse dhe ato qe nisi nuk i coi deri ne fund por ai kishte nje zgjuarsi natyrale , nje intelegjence te spikatur , ishte puntor dhe cdo gje e fitoi vete me ambicie dhe pervoje jetesore. Ko Idromeno ndrroi jete me 12 dhjetor 1939 duke na lene nje pasuri te vyer . Edhe sot mbas shume vitesh sikur ndiejme dhe na ndjekin pas , tingujt e violines qe e modifikoi vete sepse nuk i mjaftuan ato tela qe kishte por e beri me tete per te dhene me te plote diapazonin dhe gamen e tingujve te tyre .Ate do ta kujtojme dhe per penelatat e tij plot ngjyra.
Maj 2020
Alqi Dede
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.