Shpirti, më dha forcë
më bëri, me krahë
më dha, mikrofonin
me dha dhe pistën.
Shpirti, u bë zëri im
të flas e ta ngre, atë
vetëm, për të vërtetën
askush, s’më ve fre.
Shpirti, ishte gjithmonë aty
kur shprehja me fjalë, ndjenjën
shoqëruar, me ëmbëlsi dhe mirësi
mi bëri fjalët, buqetë
dhe mi zbukuroi, me ngjyrat e tij.
Zambakë e trëndafilë,
mbush me petale e bukuri.
Dhe çdo petal, një frymëzim
i bëri varg,si margaritarë
Vargun e bëri, dhuratë
si një, përqafim
për njerëz, të mirë!
Amijete Çollaku!