ISHE DHE MBETE KRENARIA JONË!

-Babait tim në Amshim-
Netët, ngrirë në heshtje, trishtues,
Derdhen nga yjet memecë, si lotët verbues.
E ti mes Yjesh do ndriçosh gjithmonë,
Ishe dhe mbete krenaria jonë.
Këtu të presin pemët që vetë mbolle,
Të presin rrugët nga kalove,
Të presin miqtë që takove,
Të presin stolat ku pushove.
Të presin zogjtë me cicërimë,
Lart ndër degë, pyll më pyll,
Të presin rrobat që ti veshe,
Të presin trojet, që aq shumë i deshe…
Por për ty, siç vetë e doje,
Krenari na le në këto troje!