Me poetin Kujtim HAJDARI nga te ja filloshe,nga libri i pare dhei i fundit,ku te perzgjedhesh dhe ç’fare te perzgjedhesh?
Nji krijues brilant,i gjithanshem,i ku do gjetur,ne mese gezimit,loteve,skamjes dhe mjerimit,dasmes dhe kenges.Nji poet qe i kalon permasat kombetare……Kujtim Hajdari po mesyne me plote thjeshtesi dhe modesti majat e krijimtaris bashkohore.Urime ti thuashe eshte pake!sepse aje punon jashte limiteve te urimit.Kujtim Hajdari modeli i poetit te shekullit te ri.
Akademik dhe gazetar Gjin Musa
Faleminderit shume poet dhe mik i nderuar
Sethi Krishan Chand
per publikimin e poezise time ne anglisht.
Me poshte po sjell dhe variantin e saj ne shqip.
******************
Thank you very much honorable poet and dear friend Sethi Krishan Chand for publishing my poetry in English.
Below is her version in Albanian
**************************
BUZEQËSHJET E TUA
Zëri yt harresës i jep jetë kudo,
Lule kujtimesh shkundin vesën nga petalet,
Fërfërin aq ëmbël dhe gëzimi mbi to,
Si flutur’e dhimbjes, t’i përkëdhel, ndalet.
Gjethet e rëna të vjeshtës së lagur,
Klorofilën e ëmbël nga ëndrrat e zgjojnë,
Nga supet shkundin moshën e plakur,
Në kujtime të largëta sërish na ftojnë.
Pranvera e shuar diku në një skaj,
Në stolin e vjetër nën hije harruar,
Atje ku akoma dhe pema nën vaj,
E pret një rikthim edhe pse të vonuar.
Nga stepat e shpirtit që ende përvlon,
Oazet e shuar me etje po presin,
Si pikat e shiut që jetën gjallëron,
Buzëqeshjet e tua që rishtas t’i ndezin.
KUJTIM HAJDARI
Pranvera erdhi e qeshur,
Me lule e barin e njomë,
Kënaqësinë e saj e kam prekur,
Në flladin e mëngjesit plot aromë.
Dhe pse isha i mërzitur e i vrarë,
E retë e mendimeve sillnin shi,
Nuk mund ta lija pa më marrë,
Në krahët e saj plot ëmbëlsi.
Unë për pranverën kam lindur,
Dhe ajo ka ardhur për mua,
A thua do ta kisha bindur,
Sikur t’i thoja “S’të dua!”?
Përqafuar rrimë deri vonë,
Muzgu ra në fusha e në pyje,
Dhe ajo, si unë, ëndërron,
Në gjumin mbuluar me yje.
Përreth nesh zjen bota rëndë
Dhe bukurinë e saj nuk e sheh,
Ajo per gjithë botën bën vend,
Ta përkëdhel e ta marrë në preh.
(Nga libri “Pse bëjmë kështu?”)
KUJTIM HAJDARI
KËNDON NJË ZOG
Këndon një zog në dritare,
Herë-herë me sqep vërsulet e godet,
Kërkon të më thotë diçka,
Me cicërimat e tij të ëmbla më thërret.
“Kur rri i mbyllur në shtëpi,
Qiellit, çdo ditë, një pjesë do t’i vdes.”
Pastaj rrahu krahët e iku në kaltërsi,
Sikur po më thosh: “Eja, po të pres!”
M’u rritën krahët dhe mua për çudi,
Dhe në krahë ëndrrash fluturoja pas tij,
Nuk di t’ju them sa ish e vërtet, nuk e di,
Por ju them: nga zemra ato çaste nuk i fshij!
KUJTIM HAJDARI
**********************************
CANTA UN UCCELLO
Canta un uccello alla finestra
E spesso colpisce con il becco
Mi chiama con i dolci cinghuetti,
E mi dice qualcosa a me, cieco.
“Quando sei rinchiuso a casa,
Il cielo sparirà ogni giorno “.
Poi batté le ali e fuggì nel blu,
Come per dirmi “Vieni anche tu!”
Per sorpresa, mi sono cresciute le ali,
E nei sogni son volato dietro di lui,
Non so il momento quanto vero è stato,
Ma dal cuore non ho mai cancellato.
KUJTIM HAJDARI