20.5 C
Tiranë
E dielë, 5 Prill 2026

Albana Gjoni Semini

Buzeqeshje e mohuar…!

***************************************L'immagine può contenere: Albana Gjoni Semini, in piedi e primo piano

Buzeqeshja ime shume vite e mohuar,

nje jete, per nje fjale e veshur ne tisin

e vetmise dhe nostalgjise,

Flet shpirti, fjalet brenda meje,

Plot dhimbje per ti lene prapa ne harrese,

Ne kopshtet e vetmise.

Vetem buzeqeshjen ate sma vrane dot,
I mora ato pak caste buzeqeshje,
Me ylberin e jetes i thura kurore ne harmoni,
Me tingujt e melodise,
Hallet vuajtjet u kthyen ne kenge hyjnore
Te shpirtit tim..
Me buzeqeshje ndricova rrugen e erret,
Te paragjykimeve dhe zhgenjimeve,
Me forcen e shpirtit per te ecur para ne jete,
Ne agimet e jetes nje rreze drite,
Kerkova per te ndricuar.
Ndonese pas shume vitesh jetuar.
Dhimbjen qe me shkaktuan e mora ne duar,
Dhe e hodha larg pas kraheve,
Kapa motivin e jetes per te jetuar,
Duhej shume guxim per ta perballuar.
Dhe gjithe jeten nga padrejtesite,
Te vertetat me jane mohuar,
Shpirti im gjithe jeta ime,
Ishte aty para tyre pa ngritur ze,
pa ngritur krye..
Qe me zgjuarsine e tyre prej dredhive,
Te ngulnin thike mbas shpine,
Benin rolin e te fortit,
Dhe thoshin gjithmone ”Jemi ne te zotet”.
Buzeqeshja ime ngrihet mbi stuhite e lotit,
mbulon fasaden pa shpirt te njerezve hipokrit,
Naten dhe erresiren e sfidon,
Dikush vuan e nuk flet,dikush fjalet i hedh,
E nuk e dine se ato vrasin…
E shume te tjere aty ku te dhemb te godasin,
Mesova se zhgenjimet vijne ne jete,
Atehere kur nuk i pret..!Nga njerezit e vobeket..!
Buzeqeshja ime sa bukur rri fshehur,
Maskuar ndjenjat,
Buzeqesh brenda vetes per te ndjere paqe,
Per te dashuruar jeten,
Buzeqeshja ime si ujevare shplodhese,
Si lendinat me lule plot ngjyra dhe aroma freskuese..
Buzeqeshjen e jetes e vura ne buze..!
Albana Gjoni Semini

28 Maj 2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.