13.5 C
Tiranë
E shtunë, 11 Prill 2026

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

SHFLETIM KUJTIMESH

TË PËRKUJTOVA DHE ASNJËHERË NUK TË HARROVA SHOKU IM I KLASËS

Nessuna descrizione disponibile.

Siç e dimë të gjithë ne të gjeneratës sime, ata ( ato) më të hershmët, por edhe gjeneratat pas nesh shumë  vështërsi kishim me shkollimin e mesëm dhe ate të lartë në gjuhën tonë amtare. Edhe unë pas përfundimit të tetëvjeçarës u regjistrova në gjimnazin e Kumanovës në “ Paralelen në gjuhën shqipe”. Të nderuara motra dhe vëllezër ju gati të gjithë të gjeneratave më të hershme e mbani mend dhe kujtoheni aq mirë se këto paralel quheshin, paralele në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që do të mësonin në gjuhën shqipe. Kjo nuk ishte asgjë tjetër pos një fasadë nga pushteti i asaj kohe, sepse në atë të ashtuquajtur “ paralele shqipe” vetëm tre- katër lëndë zhvilloheshin në gjuhën shqipe, ndërsa të gjitha lëndët tjera ligjëroheshin nga profesorë maqednas dhe në gjuhën e tyre maqedone. Ne disa nxënës e sidomos të fshatrave fare nuk e njihmnim gjuhën maqedone dhe hasnim në vështërsi të mëdhaja dhe detyroheshim të largoheshim dhe të shkonim në ndonjë vend tjetër të banuar me shqiptar ku mësimi në shkollat e mesme zhvillohej në gjuhën shqipe. Unë u largova nga gjimnazi i Kumanovës dhe u regjistrova në Preshevë. Në paralelen time dhe në një paralele tjetër në shkollën e mesme teknike të makinerisë të gjeneratës së parë. Edhe sot e kësaj dite ruajmë shumë kujtime të paharruar për njëri tjetrin. Unë banoja në banesë në Preshevë gjatë katër vitesh derisa mbarova shkollimin e mesëm. Ky shkrim më së tepërmi do të lidhet me një shok timin nga Presheva të cilin e kisha në klasë dhe i cili shumë më kishte mbështetur që nga klasa e parë e gjer në përfundim të klasës katër kur edhe mbarova shkollën e mesme. Ai më mbështeste në çdo aspekt, por mbështejen e tij ndaj meje e mbështesnin edhe dy prindrit e tij të ndjerë që ishin shumë bujarë dhe kishin bujari tipike me tradita shqiptare. Por, edhe vëllezërit e shokut tim më përkrahnin aq shumë sa që unë isha pjesë e familjes së shokut tim shumë të ngushtë që më konsideronte si të isha edhe unë vëllai i tij. Kujtimet e shokut tim të klasë dhe të familjes së tij derisa të jem i gjallë nuk do të shlyhen nga shpirti im. Edhe pas përfundimit të shkollës së mesme gjithnjë kemi qenë në komunikim dhe jemi takuar mes vete dhe kurrën e kurrës nuk e kemi harruar njëri tjetrin. Tani në kohën e kësaj moshe komunikojmë më tepër, por edhe takohemi më shpesh edhe pse tani shoku im me familjen e tij jeton në Tiranë, por sa herë që vjenë në vendlindjen e tij në Preshevë ai kur nuk e lenë pa më vizituar. Miqësia aq e ngushtë mes nesh që nga shkolla e mesme dhe gjer më sot nuk mbeti e fshehtë vetëm mes nesh pa iu treguar edhe trashigimtarëve tanë të familjeve tona që edhe ata të e dijnë dhe të e përcjellin miqsinë tonë. E di të nderuar lexues se nuk ua zbulova emrin e shokut tim të ngushtë të klasës së shkollës së mesme që ju me padurim pritni që të ua them në këtë shkrim se kush ishte ai shok kaq i ngushtë i imi. Pra, motra dhe vëllezër ai ishte dhe është z. Rrustem Rexhep Kamberi nga Presheva. Ai ka kohë që jeton në Tiranë me familjen e tij të ngushtë, bashkshorten e tij të mrrekullueshme z. Zahide, tre djemtë e tij Tenin, Mesharin dhe Ardijanin të gjithë me profesion të lëmisë së mjeksisë dhe me kontributin e tyre ata sot janë emra të njohur në  Shqipri dhe në të gjitha trojet tona, por edhe në Francë ku Doktor Teni Kamberi njihet si një ekspert  i njohur i lëmisë së profesionit të tij. Pra shoku im i ngushtë  Haxhi Rrustem Kamberi  ty dhe bashkshorten tuaj Zahiden Zoti ju bekoftë për sakrificat tuaja që keni bërë për të kontribuar për shkollimin e djemve tuaj Tenin, Mesharin dhe Ardijani! Zoti i bekoftë këta djemë të cilët jo që arritën aq lart në lëminë shkencore, por edhe në çdo aspekt ata janë shembull edhe në aspektin kombëtar dhe fetar. Ju jetoni tani shoku im në Tiranë me familjen tuaj, por kurr nuk e harruat vendlindjen tuaj Preshevën. I nderuari shoku im i klasës kujtimet e paharruara që i kam për ty nuk mund të i përfshi në një shkrim të shkurtër, sepse aq shumë janë sa duhet të i shpalosi në një libër të tërë. Të nderuara mike, miq dhe ju lexues të nderuar për mua sot në shkrimet e mia Shfletim Kujtimesh shfletova vetëm disa detaje të shkurtra nga kujtimet e mia për mikun tim Haxhi Rrustem Kamberit dhe familjen e tij të mrekullueshme.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.