DUKE KERKUAR ATE
Tregim
Per te shijur udhetimin e jetes mendoi te nisej neper shiun e rrembyer, te ndjente ftohtesine e lagies ne thellesine e palces kurizore, te ecte ne rruge pa fund duke kerkuar, duke pritur, duke shpresuar se atje do ta gjente,ATE
Eci mes debores te akullt, nuk ndjeu ftohtesine,,po nje ngrohtesi ne cdo gjymtyre, ne gjithe trupin e me se fundi ne shpirt se mendonte se bardhesia e saj nene shkelqimin maramandes te diellit do ishte shpirti i tij…e atje do gjente ATE.
Duke qene e sigurt, se shiu, rebeshet, debora te bejne te forte deshi te behej me e bute, me lozanjare e nje dite te bukur pranvere, nje dite MAJI, kur lulet ishin ne lulezim,kur pemet po formonin frutet e para, kur zogjte ndertonin folete e tyre, kur pylli kishte oksigjenin dhe cicerimat, kur thuhej se eshte muaji i dashurise rendi si e marre se mendonte atje do te gjente ATE.
Ishte rreth 20 vjecedhe trupi sic shkruajne shkrimtaret i kendonte ne cdo pore te lekures.
Ishte lidhur me nje djale dhe per shkak te tij u grind keq me mamane.
Grindja ishte serioze dhe me nota zemerimi, aq sa ajo njeriu me i dashurper te i kishte dhene nje shuplake te forte syve,qe do t’i digjte per nje kohe te gjate si nje ankim pa shpjegim
Ishte hera e pare qe mamaja vinte dore mbi te duke e qelluar me pellembe.
Duke menduar se tashme ishte nje vajze e pjekur, e ritur mund ta merrte jeten ne duart e saj u largua nga shtepia
Iku pa e kthyer koken prapa, pa marre as sendet e domosdoshme, iku si neper ballade.Fati diku i kishte buzeqeshur.
Zemerimi i dha force, ishte i hidhur po edhe shume i embel se do gjente ATE.
Thone se zemerimi nganjehere eshte me i embel se mjalti
Shkoi tek vendi ku tokoheshin zakonisht, mori nje kafe e telefonoi.
Oret kalonin po ai nuk po dukej.Iu duken shume te gjata,Mbase ndonje pune urgjente e papashkuar, keshtu ishte ai, sherbime ndaj rregullit, qytetareve.
Pak nga pak merzitja po e geryente nga brenda, pastaj nisi shqetesimi.I telefonoi perseri. Me shume vonese iu pergjegj, me nje ze te vrazhde, sikur delte nga thellesia e nje pusi e teresisht i tmershem iu duk
–Cfare dreqin ke.Prit pak ose takohemi neser.
–Jo,i tha kam nje problem me shume rendesi dhe patjater duhet te vish
Agroni, kashtu quhej, u kerkoi ndjese shokeve, qe po pinin ne nje bar.
Duhej te largohej pa tjeter.
–Ku do te shkosh — i tha Jani, tek ajo KUCKA
–Ri more burre se te gjeme ne nje tjeter me te mire se ajo.Qyteti yne ka shume, vetem pak muaj ke..do shohesh
Agroni i pa pak shtrember si me inat e duke i pershendetur u largua, pa u dhene shume rendesi
Ariti tek e dashura 20 vjecare.Dukej e zbete e ne syte e saj lexohej ankthi dhe pritja
–Po he— cfare problemi ke
–Pa ulu, ulu nje here te bisedojme i tha Shpresa, keshtu e quanin vajzen
Agroni u ul si me pertese e nuk porosit asgje per te pire
Shpresa ia shpjegoi fije per pe gjithe sherin qe kishtebere me mamane.
–Une nuk kthehem me ne ate shtepi e gjalle– i tha te dashurit
Agroni e veshtroime vemendje dhe nje djerse e ftohte ia mbuloi ballin, ca nga e pira e ca nga fjalet e te dashures-
-Mire ,po ku do te shkosh xhanem..ia priti ai
Vajza e pa me nje trishtim te lehte disi e ngrysur.
Per nje castai iu duk i huaj dhe i larget, si nje komete.
–Nuk e di me co ku te duash, ia priti Shpresa….e ne mendje i erdhi gezimi qe do te ndiente ai, kur ajo do t’i thoshte se..
Mendimin si nje rrufe ne qiell te kalter ia nderpreu zeri i tij i vrazhde..
–Ku te te coj moj, ae di qe jam i martuar.
Vajza levizi na karikja, toka i rreshqiti nder kembe, nuk po u besonte vesheve
–Qenke i martuar, po ti me ke thenese jeton veteme nuk ke asnje ne bote vec meje
–Po i tha, te kam thene se ne qyteti tuaj i vetem jam, gruan dhe vajzen e kam ne Tirane.
Shpresa e humbi, shikonte kuturu, sikur do zbulonte enigmen e shekullit.
Befas u acarua, te ulerinte donte, nje ngjyre e kuqe ia mbuloi fytyren, nje nerv levizi mbi ballin e saje me nje shpejtesi vetetime, pa maturi e qelloi me pellemben e dores.
Agroni ia kapi doren,ia shterngoideri sa ajo ndjeu nje dhimbje,qe i theri deri ne shpirt.
Mori canten,pagoi kafen qe kishte pire dhe iku.
Agroni e thirri disa here,po ajo hipi ne taksi dhe u largua.
–Ku do te shkoni e pyeti taksixhiu duke e pare nga pasqyra.
Shpres qante, asaj i rridhnin lotet curk, nuk i ndaleshin.
–Zonjush, t’u coj ne Polici..iu drejtua taksixhiu..Keni nevoje per ndihme
Ju lutem, vetem ne polici jo, e ne syte e saj taksixhiu pa nje frike.
– Ne Korce i tha e mbytur ne lot,ne Universiteti.
Gjate rruges nuk folen.
Zbriti, pagoi e u fut ne konviktin e vajzave.Kerkoi Lumturine e ajo erdhi shume shpejt.U habit nga kjo vizite e papritur.
Ate nate e kaluan bashke duke biseduar.
Do gjejme nje zgjidhje, po duhet te jesh shume e vendosur per kete qe do besh e keshilloi shoqja, kesaj here edhe ne rolin e motres.Mos eshte me mire te bisedosh edhe nje here me mamane.
– Jo nuk do ma falin kurre tha, tek ne eshte akoma turp ky veprim
E nesermja u gdhi me nje diell pak me te ngrofte, me te nxehte se ditet e tjera
Maji sapo kishte hyre dhe njerezit, secili sipas deshires e gustos ndjenin bukurine e stines se PRANVERES.
Shpresa iku ne Greqi. Filloi pune ne nje familje qe kishte nevoje per nje vajze te re.E zonje e shtepise ishte nje zonje fisnike, po mosha kishte bere te sajen e djali i vetem po u afroheshe te 40 – zetave.
Kaluan disa muaj, nuk mund ta mbante me te fshehur sekretin e saj, edhe te donte nuk mundej.Fshati qe duket nuk do kallauz. e ajo tregoi historine e saj.
Mes gezimit te te qenit nena, ajo derdhi edhe shume lot. Ishte e vetme, larg te gjitheve, po asnjehere nuk e humbi shpresen, si vete emri i saj..Jeta, qe lindi brenda saj, femija e saj i kishte dhene kuptim jetes., ndaj ajo e quajti ZOI… I dha emrin me te bukur..JETE.
Vitet kaluan shpejt
Shpresa u be nje mama e mrekullueshme, nje bashkeshorte e denje per djalin e shtepise nje nuse e mire per zonjen fisnike qe e deshi si bijen e saj dhe e beri zonje shtepie.
Kur ZOIA mbushi 16 vjet midis urimeve te shumta, mori edhe nje leter nga larg, nga vendi i mamase se saj, nga vendi qe ishte edhe i saj po qe per arsye te ndryshme nuk e njhte deri tani si duhet.
Letra mbante emrin e saj, po ishte ne quhe te huaj, ndaj iu dretua mamase t’ia lexonte, vinte nga vendi i saj
Me duart qe i dridheshin, filloi te lexonte.Kjo leter po e conte shume vite perpara, atehere kur ajo kerkonte ATE..DASHURINE
Kishte ardhur koha, ZOIJA E SAJ, te mesonte te verteten edhe nga AI, qe i kishte dhene JETE,
BABA ESHTE AI QE TE PRANON QE JE FEMIJA E TIJ E BEN GJITHESHKA QE TE JESH E LUMTUR.
Kete ia kishte mesuar mire Shpresa, mamaja e saj, po ishte koha te dinte qe ne dejet e saj kishte edhe nje gjak, , gjak Shqiperie
Lexonte e perkthente.
Te behesh edhe 100 vjet
Dora qe e shkruan mbase nuk e meriton as qe ta lexosh,
Nuk mund te te kerkoj falje, se e ndjej qe kam gabuar rende.
Shume vone mora vesh qe t’i egziston, jeton e ke emrin me te bukur ZOI.
Ta gezosh e te jesh e lumtur gjithemone
T’I ngjasesh MAMASE, ishte nje vajze e mrekullueshme, nje trimereshe, qe dinte te falte vetem dashuri, po une isha e u tregova i padenje per te.
Gjitheshka qe ke, gjitheshka qe do arrish dedikoja asaj
Si gjykates ne profesion, sot bej GJYQIN ,me te veshtire, gjyqin ndaj vet vetes.
Shpallem FAJTOR,
Do te lutem per nje gje…Ke edhe nje moter edhe nje vella ketu ne vendin e larget Shiperi.
Une u kam folur per ty.Te duan e mbase nga dashuria qe do kini per njeri tjetrin, do marr pak edhe une
Shume vone , shume vone, po asnjehere nuk themi..kurre
Shume urime per ty.
me fal BIJA IME ZOI
faleminderit Shpresa, qe me ke falur nje gezim, te larget, te dhimshem, qe e mbajte te gjithin per vete, mes lotesh, zhgenjimit e dhimjes.
Po more shperblimin me te madh, dashurine e BIJES, FEMIJES SONE.qe erdhi ne caste te verteta dashurie
Me falni qe te dyja
Gezuar gezuar thote zemra ime.
E nje dite te burur MAJI, NENE E BIJE morren rrugen e gjate, te veshtire, te mposhtnin dhimbjen, te jepnin faljen….
TE KERKONIN ..ATE….DASHURINE. TA PERQAFONIN.
k@dd