Me poeten e vargut brilante,Lavdije Karrametaj Zalli,nji krijuese qe e rremben lexuesin,ajo di te sjedhi lumturin, te sjedhi lotin dhe brengen…sjedhe vetem te verteten, sa doe e dhimsheme te jete.Lavdija i perkete atyre krijueseve qe piksynim kane shpirtin krijues,nji varge brilante shume premtues,nji varge qe sinqerishte flete me lexuesin,e pse jo vargu i kesaje poetje te madhengjen,ti mbushe syt me lote,poezi qe nuk duron shume komente.Urime zemre per ty Lavdije Karrametaj Zalli,sa krenar do ishin per ty ata qe sot te mungojne….po ti je e forte je bije e nji vendi me tradita.Urime nga une Gjin Musa,gazetar dhe botues.
DASHNI VLLAZNORE.
Vater e ngritun nga themelet,
Me bes dhe dashni vllaznore,
Mblidhen rreth teje bijt dhe bijat,
Ma t’mirt e toks arbnore.
T’ulun rreth sofrës tande bujare,
Djemt si drita, dhe vashat si hana,
Zjarrin mbajn ndezun, dimnin ver e bajn,
Vatra jon, je ma e mira nder tana.
Bes e dashni, motra dhe vllazni,
Gzim e merzi me njani tjetrin e ndajm,
Ju uroj jet të gjat e dashtuna miqsi,
Vatra e jonë qofsh gjithmonë kryenalt !
Gëzuar nëna të dashura.
FUQIA E TË QENURIT NËNË
Sikur të kisha fuqinë e perëndive,
Ta ndryshoj fatin e kësaj bote,
Sikur të kisha pushtetin e pushtetarëve,
Që varfërinë t’ua lehtësoj dhe krimet t’i dënoj.
Sikur ta kisha forcën e një burri të fuqishëm
Që ta ndaloj dhunën ndaj grave dhe fëmijëve,
Ta krijoj tempullin e mrekullisë
Se urrejtjen nuk e njoha asnjëherë
Bota të jetojë me bukurinë e dashurisë.
.
Por e kam forcën për të dhuruar dashuri,
Kam forcën që të shkruaj dy vargje,
Të ofroj shpresë për ato që e humbën
Betejën ndaj vetes,
Kam forcën
Sepse unë jam bija e mirësisë,
Jam e fortë se jam motêr,
Dhe kjo forcë është tek unë,
Që vjen dhe rritet dita-ditës,
Sepse unë jetoj me forcën e shpirt,
Me forcën e të qenurit nënë!