23.5 C
Tiranë
E hënë, 13 Prill 2026

Lela Dardha Kokona

 

Fundi i një enigme. Pjesa e parë

L'immagine può contenere: 1 persona, persona seduta

Atë ditë agimi zbardhi si më shpejt. Veli i saj ndriti mbi gjithçka .Në sa shumë ëndrra kishte shtegtuar Lea atë natë ! U rrokullis nëpër krevat e turbullt.Nga rruga vinin tingujt e një kënge të hershme shkodrane,”Për mu paska ken kismet”. U ngrit, u afrua pasqyrës që binte në fund të korridorit.Rregulloi flokët e shpupuritura.

– Lea, të shkojnë flokët me ato dy ndarje mbi kokë e të lidhura nga pas.! Ngjasoke si një Dea e Apollos, me ato buzë mishtore të kuqe dhe sy të zinj shpues, – i foli mes një vështrimi kënaqësie i shoqi.

-Ashtu të dukem?- qeshi ndërsa vështrimin e hodhi nga qelqet e dritareve.

– Sa e bukur është pranvera! Më vjen të dal jasht në atë oborr të gjelbëruar mes lulesh e pemëve me rreze të praruara. Të rrotullohem mbi bar si dikur.Mbylli sytë dhe në çast mendja endacake ku nuk e çoi. Në vitet e fëmijërisë, në atë moshë të pafajësisë, në edenin e gjithkujt.Filloi të buzëqeshë, por për një çast buzëqeshja i ngriu në buzë.Iu kujtua ai mister që e kishte shoqëruar gjithë jetën e saj.

– Lea, je rritur tani moj korbë, si shul haleje je bërë! Ç’më vrapon ashtu, hop- hop? Të

tundet gjoksi si lopë, turp! Të kam qepur reçipeta, na vëri!

– Reçipeta?.

– Jo, ende jam e vogël o mami,dua dhe gjashtë muaj të mbush dymbëdhjetë vjeçe!

– Hajde, të thash!- ngulmonte në të sajën nëna.

Lea filloi të qajë

– Je në vete moj? Mos don të tërheqësh vëmendjen e djemëve ? Vishi shpejt, e mos qaj se dëgjon Simone ! – e urdhëroi.

I veshi duke qarë.

Atë ditë iku në shkollë e sikletosur dhe u kthye buzë e hundë.

-Eh, ajo ditë e mallkuar, si sot e kujtoj,- mendonte me vete Lea. I vinin imazhet e asaj nate të tmerrshme .Filloi të rindërtojë të gjithë ngjarjen si një skenë krimi.

Atë vit kish pllakosur një dimër i egër, i acartë.Ishte ditë e premte, ora 20:00

Po qëndronte pranë oxhakut e vetme. Mendonte dhe sytë nuk po i shkëpuste nga ajo flakë që sapo vinte e po shuhej. Edhe ai krahë dru që mamaja i vendoste në qoshe të oxhakut, kishin mbaruar.Drutë i mbanin në bodrumin e shtëpisë,por kur ishte darkë, kishte frikë të zbriste. Babai kish vendosur mbi derën e bodrumit një llampë provizore, por prapë frikësohej. Pranonte të mërdhihte sesa të trembej edhe se kishin lidhur një qen që s’pushonte së lehuri. Ulërinte sa shqetësonte një fshat.

Mamaja që e bënte atë punë zakonisht, nuk ishte.

Babai ishte hekurthyes, njihej si usta i mirë në atë zonë. Kishte disa ditë i ikur për punë.

Nga dhoma përball kuzhinës u dëgjua zëri i Simones:

– Lea, a ka dru oxhaku?

– Jo, po shuhet. Drutë mbaruan,- u përgjigj me zë të trembur. Parandjeu kërkesën për të marr dru.

– Të lutem Lea, shko merr ca dru, po mërdhih, thava, nuk i ndjej gishtat e këmbëve.Kam dhe ca punë që si lë dot gjysëm . Hidhi shumë dru oxhakut, mbushe mangallin me prush dhe ma sill këtu! Hë zemra ime!

– U mendua pak, bindi veten se duhej ikur duke mposhtur frikën.

– Hë, se harrova, merr dhe pak bukë e ujë për qenin! Ata më duket se s’paskan ndër mend të vikan sonte,- shtoi i vëllai, Simone.

Nuk i dha përgjigje,.bëri si i tha . Vendosi një përparëse të nënës dhe zbriti poshtë në bodrum . Ecte me kujdes në atë qetësi të frikshme. Hapi derën e saj, shtriu dorën të hapte dritën.E lëvizi disa herë lart- posht , nuk ndizej.

– Oh, dhe kjo më duhej tani,- tha me vete.

U drejtua nga vendi ku qëndronte qeni Nero siç i thërrisnin nga ngjyra e zezë që kishte.

– Nero- Nero! – Mendoi se atë të paktën do ta kishte një mbrojtës të mirë.

Priste lehjen e tij, ti shkonte duke tundur bishtin nga kënaqësia se diçka do hante., por heshtje.

Filloi të ndjente një frikë e cila e bënte ti vinin ca drithërima.

Atëherë vazhdoi të mbështetej në mur duke hedhur hapat me kujdes në ruajtje për të mos shkelur Neron, por asgjë sërish.Uli dorën me kujdes, la ujin dhe ushqimin e qenit. Vashdoi të përshkonte gjithë faqen e murit rrëshqitazi me kurriz, deri sa arriti në qoshen ku mbanin zakonisht drutë. Duke kërkuar me dorë, ndjeu se preku një kovë me squfur që e përdornin për spërkatjen e rrushit. Vazhdoi të kërkonte stiven e druve. Dora preku një dru. Ngriti përparësen duke e mbushur me nxitim. Në qetësinë më të madhe ndjeu një dorë nga pas. Një drithërimë therëse përshkoi trupin e saj. Ulëriti sa iu çjerrë zëri.

– Shshsh, – ndjeu një zë mashkulli.

I mbylli gojën me njërën dorë dhe me tjetrën e tërhoqi, e shtriu poshtë në dysheme.Vazhdoi ti mbante gojën mbyllur sa nuk po merrte dot frymë. Ajo nxirrte vetëm zëra të mbytur.Filloi të përpëlitej. Zemra i rrihte aq shumë, sa kraharori gati po i çahej. Nuk po arrinte të kuptonte se çfarë kërkonte ky i panjohur prej saj.

– Çfarë kam bërë vallë që don të më bëj keq? – mendonte me vete.- Ç’kërkon nga unë? Pse më trajton në këtë mënyrë duke më trembur kaq shumë?

Ishte në pritje të ndonjë rrahjeje të dhimbshme.Ai i ngrinte fustanin lart, ndërsa kjo e ulte .

– Ç’kërkon që më ngre fustanin ky njeri?- Një dru që kishte mbetur varur në thekët e përparëses. Ia hoqi me forcë dhe i mori gjithçka deshi asaj vogëlusheje njomëzake.

– O Zot sa e tmerrshme ishte,- nxori Lea një zë drithërues padashje nga thellësia e shpirtit, kur erdhi me këmbë në tokë. Shtrëngonte grushtet ku i dukej se ende mbante në dorë kopsën e xhaketës së tij si ajo ditë, kur e shtynte me atë forcë të paktë që kishte. Dy pika lot të ngrohtë rrëshqitën nëpër faqet e saj që u rrokullisen deri në gushë.

– Ishte e tmerrshme, të ndjesh dhimbje dhe të mos lënë të qash! – pëshpëriste mes imazheve.

Ende në vesh i vinin ofshamat e tij që mundohej ti përmbante dhe ajo sh-sh-sh e zgjatur.Në kokë kishte hedhur një çorap a shall, nuk arriti ta kuptonte se çfarë ishte, vetëm mbante mënd që mundohej ta kapte te flokët por nuk arrinte dot.Qante nën zë. Nuk arrinte të kuptonte se çfarë i kishte ndodhur.Kurrë nuk kishte dëgjuar fjalë për seksin. Askush s’i kishte folur për të.Ishte një tabu e asaj kohe.Nuk dinte të përcaktonte sesa kohë kishte zgjatur ai akt, por mbante mënd që kur u ngrit, gropat e veshëve ishin mbushur me lot.Kish ndjerë një rrjedhje të ngrohtë e cila rrëshqiste nëpër shalë. Në çast kujtoi se kishte urinuar nga frika.

Ai u ngrit ,u ngjesh për muri dhe ashtu rrëshqanthi u largua si hije.Për momentin u gëzua.- Shyqyr që nuk më vrau,- mendoi me vete.

Nuk dinte si të vepronte. Filloi të ecte me zor nga dhimbjet.

Mendoi ti thoshte Simones.

– Jo, ai është i sëmurë. Pastaj, po sikur ta gjejë e ta vrasë? Jo, do të mbetet në burg,- mendonte mes një lëmshi mishmash që kishte në kokë.

Qëndroi ca ashtu në heshtje. Shkoi në banjë në majë të gishtave. Shikonte e nuhaste veten poshtë se mos kishte urinuar. Ç’të shikonte, një rrjedhje gjaku kishte ngrirë mes shalëve të saj.Në çast iu errësuar sytë e mbeti pa ndjenja. Nuk mbante më mënd asgjë.

Pas disa orësh hapi sytë.Vuri re Simonen që i rrinte te koka, pas tij nëna, babai. Aty kuptoi se ishte në spital.U duk ti afrohej doktori me përparësen e bardhe i pajisur me një buzëqeshje dhimsurie. Ende pa i afruar mirë, Lea filloi të klithte:

– Ik, ik,! Më lësho, më lësho !

Nxirte një zë të frikësuar teksa përpëlitej duke përplasur duar e këmbë me tërë fuqinë e saj. Ndjente rrezik nga çdo mashkull që i afrohej.

Ishte një ngjarje e veshur me mister e cila u zbardh pas 30 vjetësh…

Më pas vazhdoi me imazhet e fundit të misterit. Zbulimi i saj e tmerroi edhe më shumë.

Pjesë nga romani ” Fate të trashëguara”

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.