SHFLETIM KUJTIMI
PRESIONI PËR TË U SHPËRNGULUR NGA VENDLINDJA DHE TROJET TONA.
Mbaj mend si sot dhe këtë kujtim të tmerrshëm të fëmijërisë sime nuk mund të e heq kurr nga shpirti im derisa të jem i gjallë në këtë botë. Pasi u rrita dhe duke dëgjuar dhe duke lexuar u binda se shqiptarëve gjithnjë iu kishin përgatitur plane, skenare, presione, tortura e çfarë jo tjetër vetëm e vetëm për të u larguar nga trojet e tyre shekullore. Një gjë të këtillë e kishin përdorur ndaj shqiptarëve edhe kur me qindramijë ishin shpërngulur nga trojet e vete për të shkuar nëTurqi. Një gjë e këtillë kishte ndodhur edhe në vendlindjen time dhe tërë fshatrat e komunës së Likovës. Disa shpërngulje të familjes së prindrit tim arrita të i dëgjoja nga rrëfimet, ndërsa disa i përjetova edhe unë në fëmijërinë time. E tërë familja e ngushtë e prindrit tim, dy vëllezër dhe katër motrat e tij së bashku me familjet e tyre të ngushta ishin shpërngulur në Turqi. Dikuj nuk i kishte konvenuar ose nuk i kishte pëlqyer pse nuk ishte shpërngulur prindri im për arsy të ndryshme dhe tani iu përgatitur disa skenare të përdorimit të medotës hudhe gurin e fshihe dorën që nga presioni një ditë edhe prindi im me fëmijët e tij të shpërngulet nga vendlindja dhe atdheu i të parëve të tij.Ky skenar kishte filluar të realizohet aty diku që nga viti 1954 për të vazhduar diku deri në vitin 1960, por ky skenar nu u realizuar për fat të keq të regjisorëve, skenaristve dhe aktorëve. Fillimi i presionit mua më kishte gjetur në moshën tre vjeçare, ndërsa përfundimi më gjeti në moshën shtatëvjeçare. Brenda kësaj kohe të viteve të lartpërmendura 1954-1960 zakonisht përcillej mbrëmja kur prindi im mos të gjendej në shtëpi dhe prej nga përroi ku ishte shtipia jonë vinte dikush zgjatej mbi mur dhe gjuante gurë të mdhenj në derën e hyrjes së shtëpisë në oborr për të na frikësuar neve si fëmijë dhe nënën tonë dhe këto presione të ndikojnë tek prindi im që një ditë të i mbledh plaçkat dhe të ik atje ku kishin shkuar familja e tij dhe shumë e shumë shqiptarë në Turqi. Ky skenar dhe presion ishin përgatitur nga njerëz të UDB-së të asaj kohe, por për fat të keq me ndihmën e disa shërbtorëve shqipfolësa. Sa herë që gjuanin gurë qeni sa mundte turrej nëpër oborr dhe në të shumtën e rasteve kur lëshohej qeni jashta oborrit me nuhatjen e tij shkonte gjurmëve të kryerësit të veprës, por edhe pse ky rast paraqitej tek njerëzit e pushtetit kurr nuk u zbulua. Në fund u hodhë edhe municion armësh, por qëllimit nuk ia arritën që prindi im me gjitha presionet nuk u shpërngul, por qëndroi së bashku me ne fëjët në vendin tonë ku edhe sot jetojmë gjeneratë pas gjenerate. Në fund nuk mund të e mbylli këtë shkrim shfletim kujtimi e që mos të e përmendin nënën time të ndjerë që sa herë që atë natë që gjuheshin gurë në derën tonë të shtëpisë dhe në oborr unë si fëmijë më i vogël nga motra ime e ndjerë që ishte më e madhja nga të gjithë fëmijët e prindërve të mi dhe katër vëllezërve që ishin më të mëdhenj se unë. Eh, nëna ime e dashur më afronte pranë saj dhe më mbante në përqafimin e saj duke më i fshirë lotët nga sytë e mi që më rrjedhnin për fytyre nga frika.Ky ishte, pra kujtimi im i radhës që e ruajta në thellsinë e shpirtit tim të njomë të fëmijërisë sime.