Rrugës sot padashje, një gjysh kisha shoqërues.
E ndesha, të ulur përdhe sapo u futa, në autobus.
Gjyshi i moshuar, rreth të shtatëdhjetës
në disa çanta pajën, botën e tij mbante në duar .
Të dy, zbritëm te i njejti stacjon
këmbët, s’i jepnin sigurinë
që të ecte normal, në anë të rrugës
dhe me duart, që i dridheshin
po hante, një copë byrek dhe ecte ngadale .
E ndiqja, me takt
që të mos ndjehej, keq
nga sytë, padashje më rrëshkitën dy pika lot
m’u kujtuan gjyshërit tanë që as ata ,si ndihmojmë dot.
Sytë e tij të pastër, si qielli
përmbytur, në mirësi pa masë
kur ndeshte, shikimin tim
për të mos u ndjerë, keq vinte buzën, në gaz
e sërish, para meje ecte ngadalë
e duart i dridheshin, nga çantat këmbët,ecjen ja bënin çalë çalë.
U futëm të dy, në tren
nuk zgjodhi të ulet, në karrige
sërish, u ul në shesh
Vallë, s’kishte biletë!?
apo zgjuarsia, sedra dhe mirësia, s’ja lejonte në gjëndjen, që ishte pasagjerët e tjerë, t’i vinte në siklet!
Ndaj pranoi me gjithë botën e tij, që në çanta mbartte
të ulej, në shesh.
Më ngeli në mëndje, ai gjysh (s’më pëlqen, ti them plak)
që padashje, sot rrugën e bëmë bashkë.
Mirënjohje dhe Respekt,
për moshën e tretë.
Ju uroj shëndet, pa dhimbje, pa vetmi
dhe një jetë, të paqtë !
Amijete Çollaku!