17.5 C
Tiranë
E mërkurë, 15 Prill 2026

Nga Stiljan DEDJA

 

 

                                                   Shoku !

 

Nuk e kam një shok, siç e dua vetë

shok të penës, librave, ndoshta dhe poet.

Në miqsi të ndihem rehat, i qetë

Mundësisht të bëj edhe ndonjë muhabet.

 

Të bisedojmë për poezin, dashurin,

Që të falin jetë, nxitimthi kënaqsin,

Të ndjesh vargun, të dëgjosh melodin

Të largosh momentin, kur erret e nxin.

 

Dua të jetë i qetë, tamam si mua!

Dhe jo i rrëmbyer, porsi një përrua.

Të ketë ide, dëshira, e qëllime të mira

Miqsi të sinqertë dhe jo me rrëpira

 

Nuk dua njerëz, që të më afrohen

Si mik si shok, me ty shoqërohen

Dhe papritmas zhduken, largohen

Si darkë e ngrysur, ku ngjyrat zvoglohen

 

Nuk jam i verbër, me ty të rrëmbehem

Të humbas kohë me këtë njeri

Në tik- takun tënd nuk mund të kthehem,

Nuk mund, të vras artikuj, poezi!!!

 

Dikush mund te thotë- ky paska pretendime!

-Eshtë e vështirë të gjendet ky njeri!

Ndoshta dhe po nuk e gjeta,në mëndjen time

Kam një shok tjeter… të bukurën poezi !!!

 

 

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.