Sa herë vij drejt teje, me duket se kam diçka nga Eva biblike dhe magjia e Tokës së Premtuar më deh shpirtin e më ngazëllen zemrën. Kështu më ndodhi dhe këtë herë, kur në gjirin tënd, mes mrekullisë së pastërtisë së shpirtërave të lirë e të plazmuar në nocionin magjik të fjalës Dashuri, u ndjeva e rilindur.
Klubi i Shkrimtarëve dhe artistëve në Korçë, organizoi NETET E POEZISE NË KORÇË. “Lumja ti, moj Korça lule, Ta paçim përjetë hua”.
Me datën 28-29 Maj, Klubi i Shkrimtarëve dhe Artistëve të Korçës organizoi ”NETET E POEZISE NE KORÇE”.
Unë jam vajze e Korçës, bijë e dashurive, dhimbjeve dhe madhështive të saj. Aty linda, u rrita e në rrrugicat e saj shpesh vrava edhe gjunjët, po këtu thurra e realizova ëndrrat e dëshirat më të bukura. Këtu hodha hapat e para të dijes, këtu më thirrën për herë të parë ”Mësuese” , ”Nënë” e tani dikush më quan me ëmbëlsi edhe ‘Poete”.
Kur lexova lajmërimin, ndonëse me vonesë, se ftesë nuk kisha ne duar, zemra më rrahu fort e një dëshirë më erdhi në mendje. Sa bukur do të jetë të jem edhe unë në këto dite magjike, të qytetit të dijes, kultures, serenatave, të poezise, se kam 25 vjet larguar në mërgim, edhe pse në çdo gjurmë kam parë fytyrën tënde dhe jam ledhatuar në prehërin tënd të ngrohtë.
Gjithmonë kam udhëtuar me një ndjesi befje dhe sensacioni shpirtëror drejt Korçës, qytetit tim jo vetëm për shkak të miqve të shumtë që kam këtu, por dhe për shkak të jehonave që më vijnë në vesh e në kujtesë nga kapërcyllet e historisë… Këtë radhë, udhëtimi drejt qytetit shpirtndezur ishte ndryshe. Do të isha për herë të dyte mes poetësh e shkrimtarësh korçarë e nga e gjithë Shqipëria, nga diaspora, po edhe poetë nga Greqia e Italia. Ishte hera e parë që do të merrja pjesë në një aktivitet të tillë e kisha kaq dëshirë, sa nuk me pengoi as koha e keqe, shi i papare vjeshte, megjithëse është Maj. Herën e parë që u ndodha mes poeteve e miqve te mi korçarë ishte pronovimi i librave të mi, në Korçën time, kurse tani ishte Korça që kishte e do të kishte bijtë e saj, poetë të ardhur nga të gjitha anët, do të kishte poetë e dashamirës të Diasporës, Kosovës, Maqedhonisë, Greqisë, ardhur nga Seleniku, Athina, Italia. Korça, qytet i befjeve poetike, ku përzihet kultura e shijimit të jetës me atë të arkitekturës perëndimore, qytet i serenatave, qytet i dijes e dritës shqipe josh kërshërinë turistike e më gjërë për të shkelur edhe këtë qytet shqiptar e për të shijuar magjitë e tij të zgjuara e të fjetura, të rrugicave me gurë, qyteti simbol i juglindjes shqiptare, me atë gjallërinë e tij përtej të rëndomtës, desha të më priste me kërshërinë e zakonshme me të cilën pret çdo mysafir.
Edhe kësaj radhe ata që kanë një emër të bukur, ”Poetë”, që dinë të flasin të shkruajne për të kënaqur, për të zgjuar, për të shijuar ëndrrën, për dashurinë, për jetën, për të qenë njeri e për të sjellë pavdekesine në kulturë e në epokat njerëzore, hapën dyert e qytetit, dyert e shpirtit të bukur njerëzor.
Sapo ngjyrat e mbasdites dukeshin se po ndryshonin ritmin, të shtohej një dëshirë të kundrosh Korçën nga afër, për të zbërthyer atë ndjenjë të kureshtjes, që duket sikur të ka kapluar në një ekzistencë poetike gjithëpërfshirëse. Është një kumt pritjeje dhe afirmimi të oazit të zemrës, që kërkon të hyjë në valët e një komunikimi poetik me qytetin joshës deri në mospërballim. Duket sikur shprehja e korçarëve se Korça është një Paris i vogël, mund të thuhet se vjen nga kjo pikë vështrimi e kërshërie.
Takimi do bëhej në Hotel ”Kristali”, që së bashku me kurorën magjike te pemëve i jep kodrës një mrekulli të dalë nga pena e një piktori të natyrës, ne nje ditë maji.
Tek shkallet në hyrje na priste Kryetari i shoqates Skënder Rusi, poeti ,liriku i mirënjohur korçar, Arian Kallço, sekretari e Zamira Kita, aktorja e mirënjohur.
Pas takimesh me miq e shokë, të gjithe së bashku u nisëm drejt Lulishtes së Vangjysh Mihos,per te mbjelle PEMEN E POEZISE. Mbjellja e PEMES SE POEZISE është bërë një traditë e bukur e kështu dalëngadalë do të krijohet një kopësht, që për mendimin tim do të ketë këtë emër kaq domethënës: ”KOPSHTI I POEZISE”. Pemën kësaj radhe e mbolli Natasha Lako, Bija e Korçës, Poete, skenariste, gazetare, e njohur edhe jashte kufive, me çmime e nderime, bashkëshortja e te madhit Mevlan Shanaj, artistit, mikut të Korçës, që Rrugicave të këtij qyteti , dikur nëpër filma donte t’u jepte dritë të mbijetuarve në terr e që sot janë kaq të bukura dhe simbol i vetë dritës.
Në orën 19, përsëri në hotel Kristali.
Një sallë e stolisur me qirinj, një atmosferë e ëmbël me ngjyra joshëse, që të sjell vetë emocione, ndjesi, si vetë poezia. Ca tinguj të ëmbël violinçeli të qetësonin shpirtin. Zonja Zamira Kita hap Mbremjen Magjike duke njohur pjesëmarrësit me programin e duke i dhënë fjalën kryetarit Skënder Rusi. Kalohet ne prezantimin e poezive të recituara nga aktorë teatri e nga vetë krijuesit. U mbajt një minutë heshtje për të madhin Dritëro Agolli. U kujtuan poetët korçarë, si Todor Laço, e u recituan poezite e tyre. U paraqiten dhe u interpretuan poezi, nga poete Xhuzepja, ardhur nga Italia, nga Dinos Skopatis, Greqi, Ferit Lamaj, Agim Rica Prishtinë, Rakela Greqi, Mariana Deti, Zamira Kita,
Alfred Molloholli
holli, Flutura Açka, Petrit Ruka, Agim Xheku,Zhulita Cina, e nata vazhdoi me bisede mes miqsh, duke pirë pak shampanjë e ashtu siç tha Skënder Rusi…”Le të derdhet sonte, se është si muza për poetët”.
Paraqitja e poezive u nderpre shpesh nga serenatat korcare e biseda mes miqsh e bente akoma me kuptim plote kete mbremje vertet magjike e te dukej sikur aty ishte dhe vete Qyteti im Magjik, vendlindja ime Korca. Mengjesi na afroi nje bukuri tjeter, Takim tek Pazari i vjeter, tashme i restauruar e i zbukuruar si per feste. do na jepte kafen Ecja ne rruget me kalldrem me zgjoi shume kujtime e une desha tua falja miqve e shokeve te mi, nje pjese e te cileve vinin per here te pare. Qyteti i Korçës të ofron një klimë ideale, ajër të dëlirët, ujë të lehtë, por edhe shumë histori dashurie e bukuri kënge. Eh, si të kujtohen vajzat , korçare sa janë kënduar në këto serenata, sa dashuri e vargje dashurie u është shprehur ndër ato ballkone e në ato rrugica, që edhe pse nën ritmin e modernes, ende ruajnë atë freski kujtimesh. Duket sikur vajzat dhe serentat për to janë shkrirë në një imazh të vetëm, në imazhin e pritjes së dashurisë idilike e romantike, që udhëton nga koha në kohë, nga brezi në brez. Së pari u ndalëm në bulevard, për të mbërritur te Katedralja e Korçës , tek Ushtari i panjohur, Pedonalja. Vazhduam në atë rrugë aty ku edhe ishin të renditura objektet e rëndësishme të historisë sonë. Aty ku edhe u bart guri themeltar për shkollën shqipe, por edhe për shkollën e vashave, qytet që edhe nxori nga gjiri i saj shumë emra të historisë sonë kombëtare që lanë gjurmë me veprimtarinë e tyre patriotike e atdhetare. Korçës i ka hije parësia në shkollë e në libra, në personalitete e në bëma qëndrese, në emancipim e kulturim që do ta kishte zili dhe vetë shpirti evropian i modernitetit. Kaluam pranë, por pa u futur brenda tek Muzeu Kombëtar i Arsimit, që ka një histori të gjatë, plot krenari, qëndsresë dhe trazime… Muzeu Kombëtar i Arsimit, na u duk si një ftesë e hapur jo vetëm për të përkujtuar kohën e bëmave të shqiptarisë në “Korçën lule”, por dhe për të takuarshoke edhe miqi. …E si mund të ikësh nga Korça, pa takuar një ikonë të fjalës poetike?! Ecja jonë vazhdoi nëpër objektet historike, në Korçë, aty ku u themelua shkolla e parë e shqiptare. Vështrimi në objektin historik, brenda kujtesës së fortë kombëtare sfidohet nga vështrimet tona, për atë udhë të gjatë dhe histori, duket se nuk janë pak për një komb, i cili ka luftuar për germat e tij të dashura, për gjuhën, pa të cilën nuk do të kishte as identitet. Ky qytet nuk mund të kishte kuptim pa Mësonjëtoren e Parë Shqipe. E ndodhur si për rastësi apo kushedi se çfarë në qendër të Korçës, kjo ndërtesë dykatëshe e mbushur me shumë histori, ka më shumë së një shekull që flet. Muzeu Kombëtar i Arsimit ka një histori të gjatë të mbushur me përpjekje, madje dhe me gjak nga patriotët e njohur të këtij qyteti, të cilët e kthyen atë në një qendër ku do të mësohej, këndohej dhe lexohej vetëm shqip. Nëse je visitor e të bie rasti të vishë në Korçë, nuk mund të rrish indiferent pa vizituar Mësonjëtoren e Parë Shqipe, pasi ajo të ndjell vetë dhe të fton ta shohësh dhe të prekesh atë histori të ngjizur me sakrifica dhe me gjak, Korça e agimeve të mëdha, 7 Marsin përkujton në atë vit të çeljes së shkollës së parë shqipe, kur të gjitha dashuritë e shqiptarisë vërshuan drejt Korçës, drejt dyerve ku bulëzonte dija e bijëve krenarë të shqipes sonë… Pazari i Korçës është dhe nuk është më… Është si histori dhe ruan zanafillën e vet të një qendre tregtare, por nuk është më ai i dikurshmi. Pazari i vjetër që mban mbi kalldrëmet e tij më shumë se dy shekuj jetë, e që për Korçën mbetet një nga qendrat kryesore historike, tani ka realitetin e tij të ri. Sa kohe pa ardhur këtu më thanë: “Je korçare”, teksa po shikoja e habitur reastarimin e mrekullushem që i kishin bërë atij pazari. “Ka ca vite:, iu përgjigja, mergimi . “Ka ca vite që Korça më ka gllabëruar, qysh atëherë kur në moshën e ëndrrave, këtu në këtë vis diellor të dritës e të dijes, nisa rrugëtimin drejt një jete të re, një jete me dijen, me librat, me poezinë dhe ëndrrat përjetë rinore e të freskëta për dashurinë dhe fisnikërinë njerëzore., ne kete qe tani duket si oaz prrrrellor, plot muzike dhe poezi. “Shikoje tani more bije, shikoje sa bukur! Më foli një plak mjekërbardhë e sybutë, sikur të m’i kishte lexuar mendimet… Dhe vërtet ishte bërë shumë e bukur, çdo gjë këtu reflektonte Kulturë, atë Kulturë që Korça e ka pasur dhe nuk e ka humbur kurrë. Pazari i Korçës me zanafillë ndoshta që nga krijimi i qytetit, në shekullin e XVIII arriti një zhvillim të madh. Pas dy zjarreve të para më 1822 dhe më 1858, ai i mesnatës së muajit gusht të vitit 1879 shkatërroi jo pak, por 600 dyqane në Pazarin e Korçës. Pas zjarrit të tretë, korçarët e ndërtuan të gjithë të gurtë e me hekura dhe fort pak janë dyqane të ndërtuara me dhoga…Zjarri i katërt që ndodhi më 1894, dogji vetëm 30-35 dyqane të këtij tregu”. Zhvillimi i vrullshëm i kësaj qendre në shekullin e XIX u pasqyrua edhe në rritjen e shpejtë të pazarit. Patrioti Thimi Mitko shkruante se Pazari i Korçës “më 1888 arriti të ketë mbi 700 dyqane dhe punishte. Nga fundi i shekullit të XIX, Pazari i Korçës nisi të luante një rol të rëndësishëm në forcimin e tregut të brendshëm rajonal e kombëtar, duke konkuruar edhe atë të Manastirit.” Deri në çerekun e parë të shekullit të XIX, lidhjet kryesore ekonomike Korça i mbante me Manastirin dhe me Janinën. Nga pikëpamja tregtare në vitet ’50 të shekullit të XIX, Korça nisi të bëhet si një depo e rëndësishme e Selanikut, e Stambollit, pjesërisht e Ohrit, e Manastirit në përhapjen e mallrave industriale evropiane dhe atyre koloniale dhe në të tërë rrethinat e Shqipërisë juglindore, siç ishin stofrat e ndryshme, por edhe sheqeri, kafeja, et Pasi pime kafet, shkembyem librat me njeri tjetrin, beme foto na priste nje tjeter veprimtari, tek muzeu ”BRATKO” Ju lutem kujt t’i bjere rruga per ne Korce, , mos e lini pa e pare.Nje dhurate e djalit te Korces,Thanas Borja, per nene BRATKO, e per qytetin e lindjes. Nje koleksion i ralle, nga te gjitha shtetet e botes, nga Perandore e Mbreter, te ruajtura me kaq kujdes e nje njohuri e cmuar e artit e kultures baterore, qe nga shekujt xii e xiii.. xiv e jeta e nje njhesi, kleksionisti, fotografi qe la emer edhe sot ne filmat e Hollivudit. Këtu në një ambient të mrekullueshëm, të shoqëruar me piano, u bë promovimi i librit të poetess ë mirënjohur Natasha Lako. Një atmosferë poetike, vargje e tingjuj magjikë të artistëve të vegjël korçarë, të vajzave të shkolles ”Raqi Qirinxhi”, që recituan poezi të ndryshme e bënë ditën shumë të bukur. Zhulieta Grabocka Cina kishte bërë një punë të mirë për ta paraqitur sa më bukur këtë libër para lexuesve, po fjala e Mevlan Shanajt, bashkëshortit, e miqve dhe e shokëve e fëmijëve që e shoqëruan me vegla muzikore e këngë e bënë këtë evendimet të mrekullueshëm. Arian Kallço, Ambasadori i poezisë për Balllkanin e më gjërë, dekoroi zonjën Natasha Lako. Aktiviteve vazhdoi me vizitën në Muzeun Mesjetar. Një tjetër vepër e mrekullueshme ARTI. Këtu na priti e na foli Enis Gjanci. Jam korçare, muzeu është në Korçë, po aty është kultura e mjeshtëria e gjithë trevave, aty është Onufri, Berati, Vithkuqi, Voskopoja, aty është e djeshmja që na bënë krenarë për kulturën e traditat, për shpirtin arist të kombit tonë.
Një shlodhje, një vizitë në Dardhën piktoreske, si të gdhendur nga tablotë magjike të Vangjush Mios e një drekë e këndshme me miq e shokë. Bukuri e rrallë e natyres shqiptare, kënaqësi. Mbremja prap na shpuri tek muzeu ”BRATKO, ku me recitime nga autorë, poetë korçarë e gjithë të ftuarit, të gjithë u ndjiem të përtërirë.
Momenti i shumëpritur, ndarja e çmimeve. Çmimi inkurajues i jepet VIOLA ISUFAJ. Çmimi LASGUSH POGRADECI….i JEPET AGIM XHEKUT Çmimi DRITËRO AGOLLI I JEPET FERIT LAMAJ. Çmimi ASDRENI.. I JEPET AGIM RICA Çmimi KURORA E POEZISË I JEPET PETRIT RUKA.
Netët e poezisë në Korçë u mbyllën me një mbremje, me serenata, me biseda e me kënaqësi midis miqve. Mbrëmja u mbyll me falenderim nga Kryetari i shoqatës e nga zonja Zamira Kita e në takimet e ardhshme edhe më bukur e më me shumë krijimtari.
Të ikësh nga gjiri yt është Dhimbje, o qytet blerimesh të përjetshme, por unë jam si Antetu, do të kthehem gjitmonë në gjirin tënd që të marrë forcë nga dashuria jote e pastër, nga poezia e shpirtit tënd, që është një kurorë e përjetshme magjie.
k@dd