NGELE…
Ngele në arshivën e kujtimeve të mia
që sa vjen e të kujtoj rallë e më rallë,
vështirë ishte për tu prishur dashuria
po ti ç’pandehe, ç’më kujtove vallë?!
Këtë kockë unë e kapërceva kollaj
e dija mirë dhe prisja një gjë të tillë,
s’ka gjë, ta kam bërë hallall, s’të shaj
tani ti je e lirë, ta kam zgidhur fillë.
Ngele një kënaqësi e trishtuar tani
mbyllur në kafazin tënd të qelbur,
skundërmon dhe zbie erë dashuri
asnjë gjë prej teje s’më ka mbetur.
Ngele në arshivën e kujtimeve të mia
sa vjen feniksesh çdo ditë e më shumë,
çe dije ti mos ishte lodër dashuria?!
dhe të luaje me të fshehur pa zhurmë.
Besnik Memelli
03.06.2020