14.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Besnik Memelli

KA IKUR…

Ka ikur dashuria që ishte që moti
kujtohet rallë e vetëm për mallë,
lum kush diti ta mbajë qe i zoti
si vajti kjo punë tashi kështu vallë?!
Kohët e vështira larguan njerëzit
edhe me keqardhje sot kujtohet,
ajo nuk është larguar prej shpirtit
mbahet gjallë nga dëshira kurohet.
Vuajtja e madhe për bukën e gojës
gjithashtu për një jetë më të mirë,
presim lumturinë brënda shpresës
duhet shum punë diçka për të arirë.
Nga e keqja tani po ha robi robin
brënda familjes gjithshka po ndodh,
ashtu si shqiponja që ha korbin
kjo jetë e sotmja sa shumë na lodh.

Besnik Memelli

05.06.2020

 

KJO NATË
Sonte ti kalove gjithë natën me mua
mes epshit tënd u zhyta dhe zdola,
hera e parë ishte po s’na u besua
përjetësisht dashurinë aty e mbolla.
Ne nuk deshëm që dita të zbardhte
nata të qëndronte gjatë pambarim,
hëna mbi trupat tanë rezet çlodhte
dashuria mes nesh gjeti shpëtim.
Gjithë të mirat e kësaj bote mi solle
po ashtu të ligat të gjitha mi shpore,
tani ti je dashuria e vetme kaprolle
trup e shpirt brënda natës mi more.
Tani fle qetë mes ëndrash të bukura
ashtu siç fle ti sëbashku me mua,
do zoti na jep veç ditë të lumtura
se kjo natë na pakëzoj mish e thua.

Besnik Memelli

04.06.2020

 

NGELE…
Ngele në arshivën e kujtimeve të mia
që sa vjen e të kujtoj rallë e më rallë,
vështirë ishte për tu prishur dashuria
po ti ç’pandehe, ç’më kujtove vallë?!
Këtë kockë unë e kapërceva kollaj
e dija mirë dhe prisja një gjë të tillë,
s’ka gjë, ta kam bërë hallall, s’të shaj
tani ti je e lirë, ta kam zgidhur fillë.
Ngele një kënaqësi e trishtuar tani
mbyllur në kafazin tënd të qelbur,
skundërmon dhe zbie erë dashuri
asnjë gjë prej teje s’më ka mbetur.
Ngele në arshivën e kujtimeve të mia
sa vjen feniksesh çdo ditë e më shumë,
çe dije ti mos ishte lodër dashuria?!
dhe të luaje me të fshehur pa zhurmë.

Besnik Memelli

03.06.2020

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.