Bot abstracte

Nuk mundem dot më
Kjo botë abstrakte më mundon
Truri si zog shtegtar ikën e më le
Dhe shpirti dhimbjen e hidhur provon
Përse vallë ndryshoi kështu kjo botë?
Që diellin e shoi dhe rrënoi hënën
Pa yje ky qiell ka mbetur sot
Gjithshka si jetime që kërkojnë nënën
Kur mungon agimi majë malit
Dhe ai muzg mbrëmjes vonë
Lot’i ngushëllimit edhe mallit
Faqet dhe buzët që dridhen përvëlon
Mos ma shuani sonte diellin
Dhe hënës mos ja rrëmbeni yjet
Nuk mund të vritet bot’e qiellit
Dhe tē na shuhet ajo dritë e syve!
Çdo gjë humbet por jo një shpresë
Sado të zymta të jenë ditët
Shpirti vuan por s’mund të vdesë
Edhe pse frika sa vjen e rritet!!!!!!
“”””””””””””””
Mos e vrisni nderin

Yjeve dritën sot mos ja shuani
Dhe bilbilit këngën mos ja vrisni
Me pafajsin e fëmijëve mos luani
Dhe urrejtjen mos e nxisni
Janë lulet e jetës këto çika
Që ju petalet doni t’ja thani
Në vënd të dashurisë shpërthen frika
Nga ju përbindsha që emër njeriu mbani
Shpesh mes lotësh këto lule rriten
Dhe vesën e mëngjezit mbi petale mbajnë
Nderi dhe Respekti nga ju vriten
Dhe vlagën e moshës këta kafshë shuajnë
Përse lindët ju krijesa të turpit
Kaq anormalë dhe të sëmurë
Një top pleh keni në vënd të trurit
Dhe emri juaj mos u dëgjoftë kurrë
“”””””””””””””
Akoma kanë mbetur në lisin e vjetër
Dy gërmat e gdhëndura të emrit tënd
Dhe vitet ikën dhe s’pati tjetër
Emër të gdhëndur në atë vënd
Ndën atë lis lindi puthje e parë
E dehur nga flladi mbrëmësor
Dhe ne vite të tërë mbetëm të ndarë
Dhe lis’i vjetër është tharë në oborr
Janë kujtime që s’mund të vdesin
Edhe pse një jetë malli shtohet
Ato puthje të ëmbla do të mbesin
Si tallaz ndjenjash që s’mund të harrohet
Ashtu pa kuptuar aty ndën qerpik
Loti ndalet dhe buza dridhet
Na ndau atehere veç një frik
Dhe dhimbje në gjoks sot na mblidhet