Eh mor Mendu Trupja,
Eh!
Nuk vij dot sot Mendu Trupja.
Të të shoh për të fundit herë.
Jam larg “nëntë male kaptuar”,
si në legjendat…
Se legjendë u bë ndarja jonë.
Nuk vij dot as nesër,
kur ti të prehesh pranë teze Naxhijes…
pranë babait tënd Xhemalit,
pranë motrës tënde Fatime
Xhemalin e Naxhien,
edhe mund ti fali,
për ikjen…
Kishin vite përpara…
Ty dhe Fatimen ?
Jo, Jo, Jo…
kishit dhjetravjeçarë…
U kam parë kur lindët,
kur hapat e parë bëtë
kodrave të Staravecit.
Kur u burrëruat, trashëguat,
djem e vajza rritët
nën syrin tim…
u gëzuat, shëtitët
Nuk vij dot në ikjen tënde
Mendu Trupja.
Më dhemb shumë…
Shumë…
Një amanet po të dërgoj
Një foto…
të hershme, të ri,
me Dajën tonë Gani…
Aq shumë e doje,
aq shumë të donte.
Kujtim do tu kem…
Sa gjallë të jem…