Çe do mallin, çe do gjenë,
kur ske shtetin për të qenë!
Shtet i gjunjëzuar botës
për hir të kasafortës!
Ç’thoni vallë na mungoi
që si lum emigrimi vërshoj!
Thua spatëm mal dhe fusha
spatëm vallë flori, me vënë tek gusha?!
Në këtë tokë të bekuar
ku dhe ujit të kulluar,
ju pre rruga dhe burimi,
me ç’të lag vallë më buzën trimi?!
Prerë gjunjtë e fjala prerë,
si pemës me sëpat bjerë!
Mos me pat’ as bukë në vatër
dalë sytë e bërë katër!
Të marrë rrugën e mërgimit
të gjej’ derën e shëptimit!
Jo për lumturi por jetë
dhe me lënë një amanet!
Bijë vatanin mos lëshoni,
ëndrrën tuaj realizoni!
Merni dije dituri
dhe mëkëmbni Shqipëri!