13.5 C
Tiranë
E mërkurë, 22 Prill 2026

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

 

SHFLETIM KUJTIMI

EDHE UNË NJË DITË DO I MARR LOTË NË VARRIN TIM  QË SOT MË RRIJNË NË QEPALLAT E SYVE

 

Të jetosh në një shtëpi dhe mos të kesh kujtime për atë shtëpi është absurd mbi absurdin. Të kryesh tetëvjeçaren në një shkollë dhe të kthehesh pastaj në atë shkollë për të punuar dhe mos të ruash kujtime edhe ky do të ishte një absurd mbi absurtdet. Një gjë e tillë mua gjithnjë më kishte munduar që një ditë ti rrekem një pune për të bërë një monografi për shkollën “ Shaban Beqiri” të fshatit Sllupçan dhe të shkollës  “ Emin Duraku” të fshatit Orizare duke i pëfshirë edhe shkollat periferike të fshatrave të malsisë Allashec, Izvor, Bellanoc dhe Runicë që më vonë do të jenë të gjitha në kuadër të një shkolle tetëvjeçre të pagëzuar me emrin “ Jeta e re” e sot “ Faik Konica” të fshatit Sllupçan. Vetëm kur të më mbuloj dheu i varrit tim do të i harroj kujtimet e mia që i mora nga shfletimi i ditarëve e që një numër i fletave të ditarëve koha i kishte zvedhur si gjethet e pemëve në stinë e vjeshtës. Sa e sa emra mësuesish gjeta në ato ditar. Po sa e sa emra nxënësish ishin të regjistruar aty gjeneratë pas gjenerate. Gjatë gjithë punës sime shumëvjeçare të përmbylljes së një monografia që shumëçka futa brenda kopertinave të këtij libri të titulluar “ Brez pas breza në luftë për shkolla shqipe” që e botova më vitin 2008. Më lanë shumë bresa shfletimet e ditarëve, bisedat me mësues të moshuar që sot nuk janë në mesin e të gjallëve, por emrat e tyre janë të shënuar në brendinë e këtij libri. Të nderuar lexues në këtë shkrim të shkurtër do të shfletoj vetëm disa kujtime që i ruajta me shumë xhelozi në shpirtin tim për të i shfletuar sot në këtë shkrim. Sa me dhembje lexoja në shumë ditar klasor të shkruar nga dorë e mësuesit se kjo nxënëse apo ky nxënës më nuk vijonin mësimin në shkollë, sepse ishte shpërngulur në Turqi së bashku me familjen e saj ( tij). A thua vallë pse ngjyra e stilolapsit ishte njollosu këto ( këto) emra?!… Një gjë e tillë kishte ndodhur nga lotët e mësuesve që ishin derdhur mbi ngjyrën e stilolapsit kur i kishin çregjistruar nxënësit që ishin shpërngulur me familjet e tyre për në Turqi. Po të njejtën dhembje do e ndjeja në ditarët e më vonshëm ku gjeja shumë shënime me nënshkrimin e mësuesit ku kishte shënuar se kjo nxënëse apo nxënës së bashku me familjen e e saj ( tij) ishte larguar për në mërgim. Oh! Zot! Sa e sa lotë ishin derdhur në ato fletë ditarësh nga dhembja e ndarjes së mësuesve prej nxënësve të tyre. Eh, më vonë edhe aq më shumë do e shponte shpirtin tim kur lexoja biografitë  e ca pishtarëve të arsimit të cilët i kishin qullozur ditartë nga lotët që kishin derdhur kur edhe ata ishin shpërngulur për në Turqi. Shumë kujtime tjera dhe ky kujtim i këtij shkrimi dhe shumë shkrimeve tjerë më kanë shkaktuar aq dhembje në shpirt, por edhe unë nuk kam mundur të mos derdhi lotë nga ky kujtim që do të më mbesin në qepalla të syve për të i marr si kujtim së bashku me lotë e mi një ditë kur të shkoj tek varri im.

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.