
Një ndër “resurset kulturore”, nëse mundet ta quaj kështu janë dhe pasuria kinematografisë që ka vendi ynë.
Industria e filmit, njësoj si rilindja, njësoj si çdo lloj doktrine apo evolucioni tjetër kulturor, në vendin tonë ka ardhur shumë me vonesë.
Siç ka thënë i madhi Gjergj Fishta:
“ Ma zor mblidhen dy shqiptarë
sesa mblidhet i thes me pleshta “..
Por dy gjëra ku shqiptarët mund ti bësh në një mendje janë: toleranca fetare dhe nostalgjia për filmat e para viteve 1990.
E pikërisht këtu dua të ndalem. Sigurisht, të studiosh të gjithë filmat në industrinë kinematografike shqiptare nuk mjafton një shkresë, por unë po ndalem vetëm tek dekada e fundit e periudhës para se të “binte “ sistemi. Ndërsa për industrinë pas viteve 1990, apo pas viteve 2000 ku ka jashtëzakonisht shumë pak prodhimtari të mirëfilltë dhe që le shumë vend për diskutime . Kështu nuk mendoj vetëm unë , por po citoj fjalët e thëna nga njerëz kompetentë të fushës.
Të flasësh për kinematografinë shqiptare sigurisht që duhet të mendohesh mirë sepse s’është se ka ndonjë nivel aq të lartë sa të konkurojë e barabartë me përmasat e kinematografisë botërore.
Gjithsesi periudha e regjimit komunist( ndonëse regjimi e ka përdorur hollë edhe artin edhe letërsinë ), ka nxjerrë ndër të paktat gjëra : filma të mirë.
Vetëm të pish një kafe me një aktor apo regjizor të atyre viteve dhe e kupton se ai është me botë, është “tip”, është “karakter” i talentuar, dhe mbi të gjitha nuk i mungon pasioni dhe disiplina e punës. Mirëpo, bashkë me regjimin “degradoi “ dhe bota e filmit në këtë vend. Kohët e fundit thuhet se ka tek-tuk prurje të mira, Kosova gjithashtu ka regjizorë filmi e pulti vizionarë pse jo disa më të mirë se ne, por jo ende aq sa për të pasur një treg filmi apo treg pune në këtë fushë. Mesa duket arti dhe sporti mbeten ende luks në këtë vend, ku ende presin “15-ditēshin”, për të blerë ushqime dhe ëndrra më e madhe e tyre është të ikim një orë e më parë nga ky vend.
Duke qenë se jam shumë e re unë po merrem vetëm me dekadën e fundit të suksesit kinematografik shqiptar, ndonëse dhe shumë material për të marrë referenca për regjinë e filmit shqiptar nuk ka. Sa i përket fushave të artit, filmi është një pasion, një ëndërr e ndërtuar nga një fabul, që ndërthuret nga shumë elementë dhe faktorë e duhen njerëz vizionarë për ta vënë në jetë . Regjizori, skenaristi dhe drejtori i fotografisë janë më të rëndësishmit këtu. Regjizori i një filmi duhet të mendojë edhe njëqind vite para- mbrapa përpara se të krijojë një plan skene.
Në periudhën 1977-1987, e cila është dekada e fundit e suksesshme e kinematografisë tonë numërohen së paku 76 filma. Besoj se do shkonin më shumë nëse numëronim edhe telekomeditë që sillte çdo vit estrada e Tiranës, e Vlorës, Shkodres dhe Fierit(flas për telekomedi të mirëfillta si filmi “Mirela” p.sh jo ato që dilnin në fundvit apo në koncertet e Majit).
Janë filma të cilat ndonëse dikush i“qesh “ e nuk i merr seriozisht sot, ato kanë histori, kanë llogjikë , kanë art, kanë skenar të mirëfilltë, kanë patriotizëm, komedi të mirëfilltë, tradita, taban, dhe mbi të gjitha mbi 5-6 mesazhe dhe vlera secili.
Filma, që për mentalitetin tonë shqiptar janë përshtat më së miri dhe na përfaqësojnë aq mirë sa nuk na mërziten sa herë i shohim njëjtë si ushqimi i preferuar.
Më poshtë do përmend disa prej tyre duke i ndarë në gjini.
Për nga volumi edhe pse kishin kaluar gati katër dekada nga viti 1940 në vitet ‘80, përsëri tematikat e luftës mbeteshin kryefjala. (Aq sa der diku ju injektua në urrejtje ndjenja e tepërt patriotike këtij populli pasi vetëm pas pak vitesh shqyen hekurat e ambasadave perëndimore.
Më të spikaturit janë:
- Njeriu me top
- Nusja dhe shtetrrethimi
- Dollia e dasmës sime
- Gjeneral Gramafoni
- Radiostacioni
- Liri a vdekje
- Nata e parë e lirisë
- Një emēr midis njerëzve
- Fushë e blertë, fushë e kuqe etj.
Po ashtu, filmat me karakter historik edhe pse një histori e paraqitur nën filtrat e holla të partisë kanë vlerat e veta. Si psh.:
-Shembja e idhujve
-Pas gjurmëve
-Ballë për ballë
-Dëshmorët e monumenteve
-Një natë pa dritë
-Fundi i një gjakmarrje
-Kohë e largët(filmi shqiptar më i arrirë der më sot për mendimin tim.)
-Të paftuarit etj.
Filma me tematikë të karakterit social, si për shoqërinë ashtu dhe për formësimin e “dashurisë dhe pasionit” për punën për të “çarë” me profesionalizëm etj.
Ndonëse të prodhuara në diktaturë , për brezat e atyre viteve që i kanë marrë mesazhet deri diku “shabllon “ ka nxjerrë njerëz vërtet të ndershëm e që e kanë dashur vërtet punën duke u transferuar pa asnjë lloj impostimi nga Vlora ne Lezhë, nga Tirana në Skrapar, nga Saranda në Kukës duke ndërtuar jetën me devotshmëri të madhe për kohën kuptohet.
Si p.sh:
-Telefoni i një mëngjesi
-Botë e padukshme
-Dhe vjen një ditë
-Kur hapen dyert e jetës
-Rrethimi i vogël
-Shirat e vjeshtës
-Njeriu i mirë
-Shokët
-Mësonjëtorja, etj.
Një vend kryesor dhe aspak dramatik do thosha, kanë zënë në kujtesën tonë edhe filmat me karakter familjar , duke e ngritur në piedestal nuklin e familjes, dhe der diku emancipimin e gruas në shoqëri.
Si e drejta e saj për të zgjedhur shkollimin, punën , partnerin e jetës, pranimi i një fëmije të “jashtëligjshëm”..
Si psh.:
-Vajzat me kordele të kuqe
-Koncert në vitin 1936
-Përrallë nga e kaluara
-Në shtëpinë tonë
-Kur xhirohej një film
-Dora e ngrohtë
-Duaje emrin tënd
-Hije që mbeten pas
-Të mos heshtësh
-Fillim i vështirë etj.
Filma të karakterit “romancë”, nëse mund ti quajmë der diku kështu, sepse përparim ishte dhe kjo për një popull ku 80% e martesave bëheshin me mblesëri.
Si psh.:-Çifti i lumtur, që ka si leitmotiv edhe tolerancën fetare.
-Në prag të jetës
-Hije që mbeten pas
-Apasionata
-Në çdo stinë etj
Filma për fëmijë si psh
-Tomka dhe shokët e tij
-Partizani i vogël Velo
-Shoku ynë Tili
-Një vonesë e vogël
-Mondi dhe Diana etj.
Filma me tema komedie (për aq sa lejohej)
Si psh
-Dy herë mat
-Fjalë pafund
-Zëvendësi i grave
Tekomedia “Mirela “, etj.
Një mirënjohje besoj se meriton të kemi dhe për muzikën e filmit shqiptar, sepse është shkruar muzikë vërtetë.
E, më pas “kornizat e diktaturës” duke i hequr ngadalë ngadalë.. duhet të na ndihmonin të vazhdohej nën gjurmën e kësaj cilësie prodhimtarie e më pas edhe më lart, hap pas hapi! Por më të mëdhenjt rregjizorë e artista u larguan dhe vazhdojnë të largohen prej këtij vendit ..
Të shohësh në vitet 2020, skena ku rrihen aktorë përpara teatrit, ndërsa disa të tjerë nën delirin e famës rrisin fëmijë kriminelë apo bëhen politikanë .
Kapitalizmi është i egër, dhe në një popull që ka në gjak hatërmbetjen e spiunllëkun: nuk do të jetë kurrë gati për ta përqafuar drejt, në asnjë drejtim… sepse arti dhe sporti(cilësia e tyre flas), këtu janë luks për momentin..
E.B