Gjithmone me kane intriguar trojet tona ne Mal te Zi !!
1. Per faktin se kan qene ure lidhese me Italine qe ne kohen e mbretereshe Teutes.
2. Per faktin se u “lane jashte” te parat në fundin e viteve 1890..
3. Per trimerine e Ded Gjo Lulit dhe Çun Mules
4. Per nje flote te bukur ku kane zbarkuar zezaket e kan bashkejetu aq natyrshem me ulqinakasit .(gjenden foto zezakesh me kostume tradicjonale ulqinase/ulqinakase)
5. Per misterin qe mbartin ato ndertesa tbukura ne qytetet bregdetare ( qe ngjajne komplet me kulturen perendimore), dhe njekohesisht per gojedhenat aq mistike te malesis siper ,, ato kreshta mbi tre mije méter të larte qe mbajne brenda histori kreshnikesh por dhe zanash Mali.
6. Per faktin qe permendet me pak sesa Kosova apo Maqedonia..
7. Per faktin se prej ketij emri ka rrjedh emri i Dylqines:Dylqinja e bukur qe ishte dashuria platonike e Don Kishotit..
8.Per faktin se është hapesira gjeografike etno- kulturore me perendimore e trojeve shqipfolese dhe e hartes sone të vjeter !
9. Aty u perkthye versioni I pare i Mesharit apo Bibla ne shqip..
Edhe muzika e tyre është shume e rrjedhshme e shumë e shpejte ne kercim e ne kendim njesoj si hapi i Malesoreve!
Me ne fund po qeverisen ne menyre autonome . Një rol të madh luajti dhe diaspora e sidomos komuniteti i Malit te Zi në Amerike i cili dha një kontribut jo të vogël në votimet e vitit të kaluar në komunen e Tuzit dhe më tej. E.B
“”””””””””””””””””””””””””””
Një ndër “resurset kulturore”, nëse mundet ta quaj kështu janë dhe pasuria kinematografisë që ka vendi ynë.
Industria e filmit, njësoj si rilindja, njësoj si çdo lloj doktrine apo evolucioni tjetër kulturor, në vendin tonë ka ardhur shumë me vonesë.
Siç ka thënë i madhi Gjergj Fishta:
“ Ma zor mblidhen dy shqiptarë
sesa mblidhet i thes me pleshta “..
Por dy gjëra ku shqiptarët mund ti bësh në një mendje janë: toleranca fetare dhe nostalgjia për filmat e para viteve 1990.
E pikërisht këtu dua të ndalem. Sigurisht, të studiosh të gjithë filmat në industrinë kinematografike shqiptare nuk mjafton një shkresë, por unë po ndalem vetëm tek dekada e fundit e periudhës para se të “binte “ sistemi. Ndërsa për industrinë pas viteve 1990, apo pas viteve 2000 ku ka jashtëzakonisht shumë pak prodhimtari të mirëfilltë dhe që le shumë vend për diskutime . Kështu nuk mendoj vetëm unë , por po citoj fjalët e thëna nga njerëz kompetentë të fushës.
Të flasësh për kinematografinë shqiptare sigurisht që duhet të mendohesh mirë sepse s’është se ka ndonjë nivel aq të lartë sa të konkurojë e barabartë me përmasat e kinematografisë botërore.
Gjithsesi periudha e regjimit komunist( ndonëse regjimi e ka përdorur hollë edhe artin edhe letërsinë ), ka nxjerrë ndër të paktat gjëra : filma të mirë.
Vetëm të pish një kafe me një aktor apo regjizor të atyre viteve dhe e kupton se ai është me botë, është “tip”, është “karakter” i talentuar, dhe mbi të gjitha nuk i mungon pasioni dhe disiplina e punës. Mirëpo, bashkë me regjimin “degradoi “ dhe bota e filmit në këtë vend. Kohët e fundit thuhet se ka tek-tuk prurje të mira, Kosova gjithashtu ka regjizorë filmi e pulti vizionarë pse jo disa më të mirë se ne, por jo ende aq sa për të pasur një treg filmi apo treg pune në këtë fushë. Mesa duket arti dhe sporti mbeten ende luks në këtë vend, ku ende presin “15-ditēshin”, për të blerë ushqime dhe ëndrra më e madhe e tyre është të ikim një orë e më parë nga ky vend.
Duke qenë se jam shumë e re unë po merrem vetëm me dekadën e fundit të suksesit kinematografik shqiptar, ndonëse dhe shumë material për të marrë referenca për regjinë e filmit shqiptar nuk ka. Sa i përket fushave të artit, filmi është një pasion, një ëndërr e ndërtuar nga një fabul, që ndërthuret nga shumë elementë dhe faktorë e duhen njerëz vizionarë për ta vënë në jetë . Regjizori, skenaristi dhe drejtori i fotografisë janë më të rëndësishmit këtu. Regjizori i një filmi duhet të mendojë edhe njëqind vite para- mbrapa përpara se të krijojë një plan skene.
Në periudhën 1977-1987, e cila është dekada e fundit e suksesshme e kinematografisë tonë numërohen së paku 76 filma. Besoj se do shkonin më shumë nëse numëronim edhe telekomeditë që sillte çdo vit estrada e Tiranës, e Vlorës, Shkodres dhe Fierit(flas për telekomedi të mirëfillta si filmi “Mirela” p.sh jo ato që dilnin në fundvit apo në koncertet e Majit).
Janë filma të cilat ndonëse dikush i“qesh “ e nuk i merr seriozisht sot, ato kanë histori, kanë llogjikë , kanë art, kanë skenar të mirëfilltë, kanë patriotizëm, komedi të mirëfilltë, tradita, taban, dhe mbi të gjitha mbi 5-6 mesazhe dhe vlera secili.
Filma, që për mentalitetin tonë shqiptar janë përshtat më së miri dhe na përfaqësojnë aq mirë sa nuk na mërziten sa herë i shohim njëjtë si ushqimi i preferuar.
Më poshtë do përmend disa prej tyre duke i ndarë në gjini.
Për nga volumi edhe pse kishin kaluar gati katër dekada nga viti 1940 në vitet ‘80, përsëri tematikat e luftës mbeteshin kryefjala. (Aq sa der diku ju injektua në urrejtje ndjenja e tepërt patriotike këtij populli pasi vetëm pas pak vitesh shqyen hekurat e ambasadave perëndimore.
Më të spikaturit janë:
-
Njeriu me top
-
Nusja dhe shtetrrethimi
-
Dollia e dasmës sime
-
Gjeneral Gramafoni
-
Radiostacioni
-
Liri a vdekje
-
Nata e parë e lirisë
-
Një emēr midis njerëzve
-
Fushë e blertë, fushë e kuqe etj.