TUBIMET JANË TE PA LIGJESHMË…
PO E DREJTA PER TË USHQYER FAMILJEN…?!
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
E drejta dhe e zhdrejta janë dy sinonime sa të aferta aq dhe të kunderta të njëra tjetres..!
Sot pas tre muajve nga shpallja e gjendjes emergjente në vend si shkak i pandemise COVID 19 një perfajsi e sektorit transportit publik u grubulluanë prane selise se ministrise transportit dhe financave.
Kjo perfajsi kerkonte një pergjigjie nga qeveria dhe kryeministri per problemet e tyre financiare.
Ne tre muaj shoferet dhe ndihmesit e tyre kane perfituar një page prej dyzetemije lekesh te rinjë.
Mirpo kjo page është krejt e pa mjaftueshme per nje familje modeste kater apo gjashte personash.
Qeveria nuk i ka ndezur akoma driten jeshile shoqates se transportit publik nga frika e perhapjes se virusit COVID 19.
Është teresisht e justifikueshme kjo masë shterguese,pasi autobuzet janë vertete mina me sahat per situaten ku ndodhemi.
Qytetaret e zakonshmem akoma nuk janë ndergjegjesuar sa duhet per te rrespektuar rregullat e doemosdoshme te mbrojtjes nga pandemia.
Kjo duket qartazi kudo ne jeten e perditëshme,maskat jane harruar thuajse fare nga qytetaret,e ndersa distancimi social thuajse nuk njihet fare kryesisht ne rruget dhe bulevardet e qyteteve.
Ndaj qeveria ka bërë gjënë e duhur më pezullimin e transportit publik,por kjo mase nuk duhet ndeshkoj punonjesit e ketij sektori financiarisht pasi është i vetmi mjet fitimi per familjarer e kesaje kategorie.
Me dyzetemije lek s’perballohet jeta minimalisht per nje familje mbi tre apo kater persona per 90 dite.
Prandaj qeveria duhet ti financoje punonjesit e trabsportit publik deri ne momentin qe te rifillojnë normalisht aktivitetin e tyre.
Është e lehtë ti shperndash me dhune shoferet dhe ndihmesit e ketij sektori me protekstin se është kohe pandemie dhe tubimet jane te pa ligjeshme,,,,
Po vertete është e jashteligjeshme çdo protese,por jo thirrja per të ushqyer familjet me buke kjo nuk mund kobsiderohet e jashteligjeshme.
Perkundrazi është qeveria shkaktarja dhe shkelesja e ligjit dhe te drejtes per te jetuar….!
Qeveria duhet të degjojë zerin e qytetareve ne nevojë doemosdo…
Nga
PRENG PJETRI
LEZHE.