
Faleminderit shumë për këtë interpretim mjeshtëror artistik të këngës kushtuar nënës sime.
Ishte një ëndërr që më mbante pezull deri kur të kisha një këngë kushtuar nënës.
Me zërin melodioz , fjalët e teksit tim kushtuar nënës më vijnë si kujtim që më dridh zemrën për mallin e paharruar në kujtim të nënës sime.
Ajo tani në qiell pushon e qetë duke dëgjuar dedikimin e bijës së vet.
Edhe një herë falemnderit shumë artist i këngës për këtë interpretim të shkëlqyer dhe realizimin e bukur artistik për këngën kushtuar dashurisë më të madhe në jetë , nënës sime të shtrenjtë!
Blerta Basha poete e nderuar dhe e shum dekuruar nga Shqiperi e Kosov te rroni e ta kujtoni nenen tuaj ,dhe besoj vargjet e tua do prekin shpirtin e zemren e bijve e bijave shqiptare kudo ne bot qe kan humbur nenen e tyre .
Ju falemindrit per besimin qe dhe tek une per interpretimin e ketyre vargjeve qe thyejn jo vetem zemren por dhe gurin .
Blerta Basha στιχουργός πολυβραβευμένη Αλβανια και Κόσοβο να ζήσετε και να τόν θυμάστε την μανα σου .
Ευχαριστώ πολύ για την εμπιστοσύνη της ερμηνείας του τραγουδιού με τους στίχους που έγραψες για την μανα σου
Shpirti më dhemb kur ty të kam së largu,
Je larg shtëpisë për një jetë të lumtur,
Si det me stuhi më bëhet meraku,
Pa ty pranë ndihem zemërhumbur.
Ti nuk do të mi shohësh lotët në sy,
As dhe brengën time, që do ta mbaj fshehur,
Sa net pa gjumë kam qëndruar për ty,
Zjarrin tim të zemrës, ndez për të të ngrohur.
Fati bija ime në këtë jetë të solli,
Gëzohesha kur rriteshe e hidhje ti shtat,
Si lule të bukur zoti në Eden të mbolli,
Nga shpirti bija ime, uroj të kesh fat!