LISIT TË MALLIT
Edhe një degë i’u këput lisit të mallit
thellë në zemër na preku
shumë vonë e panë sytë e ballit
dashuria e gjakut sa gjysmake mbeti….
U rritëm me mallë për lisin
perde hekuri e kishte ndarë
Besonim bashkë do e gëzonim plisin
pasi shqipet perdet t’ia grisin
Loti i nënës në faqe më rrëshqiti
për këtë degë që nga lisi ra
shumë vonë, vonë shumë jemi parë
gjaku ujë su bë edhepse ishim të ndarë!
Në Shqipëri lisit të mallit një degë i’u këput
katër me radhë që na pikëlluat,
prej kur u njohëm me ju patëm shtrënguar duart.
Loti i nënës në sy mu ngri
ju rrugën e takimeve të gjakut
e hapët plot dashuri.
Lisi i mallit ka pipa plot
qëndroftë stoik për jetë e mot.
Por dega jote vend të veqantë pat
plot respekt e dhembje zbraztësia që ju latë!
Lisit të mallit një degë i’u këput përsëri
e një lot i imi e i nënës prap në sy mu ngri
Dhembje e respekt lis malli për ty,
pushofshit në paqe në përjetësi!
TIXHE REXHA-GËRQARI
“””””””””””””””””””
NË LËNDINËN E JETËS
Në rrugët e jetës, hapërova me ndershmëri
por gjunjas erdha gjerë në lëndinën e jetës
isha e mësuar vetëm me përulje e urtësi.
Në lëndinën e jetës
zemra në krahëror më flet
s’është vonë kurrë, lumturinë me e gjetë.
Dikur një vajzë nga fshati ëndërra plot jetë
frustruar nga rrethi, vlerës pa i dhënë shërbet
E sot krenari e freskisë Vogovjane
qesharake më duken paragjykimet mesjetare.
Lëndina e jetës shkollë dijetare
tabu temë se nga fshati vi, pse si sot skam qeshë,
sa të ultë më duken paragjykuesit e mi zhveshë.
Në lëndinën e jetës
skutave jam ulur shpesh,
me mund të madh karrigen e gjeta,
krenare ulur jam o juve tungjatjeta.
Hapërimi me “unë” nuk të bënë njeri
por kur hapëron ndershëm e me djersë
krenare ulesh aty ku ke synuar me mbërri.
Qesh me veten pse s’pata guxim gjatë rrugëtimit,
t’i them shporru frustrimit
E tani në karrigën e jetës plot krenari
tungjatjeta paragjykuesit e mi,
vetëm vlera të bënë njeri!
TIXHE REXHA- GËRQARI