22.5 C
Tiranë
E enjte, 16 Prill 2026

Amijete Çollaku

 

RACIZËM.
Nuk ka gjest më të ulët, se sa të të urrejnë, për ngjyrën, fenë dhe veçantinë, që si njeri ke .
Nuk ka virus me të rrezikshëm, se një shpirt,
i ushqyer, me urrejtje dhe helëm
për të pirë gjak, me nge.
Nuk ka kafshë më të egër, se sa një njeri, pa zemër.
Nuk vrasin armët, por disa qënie, të vetëdishme që quhen, njerëz . Solidarizohem, me çdo të dhunuar
dhe me miqtë tanë, Afrikanë.
Mjaft, me gjakun e tyre të pafajshëm, që rrugët i lanë.
Si çdo njeri
dhe ata, të drejta në jetë kanë….
STOP RACIZMIT.
DHUNËS, I THEMI NDAL !
Amijete Çollaku!
No photo description available.
Si një mjelmë!
E humbur u ndjeva, mes lundrimit magjik
kur shpirti, ju dorëzua varkës së trupit imazh…
Teksa tiktakët e zemrës, janë gati, të demostrojnë
ngarkuar, me valixhet e kujtimeve…
Me ta nën ledhatinë e ëmbël, të valëve
si një mjelmë e bardhë
mes blusë pafund,të humb
në pafundësinë e tyre magjike…
Mezi pres,
në anën tjetër të detit,të zbres..
pastaj, le të vdes……
Amijete Çollaku!
Blirit !
Në ato anë sot, fluturova…
tek blirët, të kapur dorë për dore
që si kurorë,qytetin tonë hijeshojnë
buzë Korabit, mbretërojnë
anës Drinit, nusërojnë
shëtitjeve, të mbrëmjes
me aromën, që kundërmon
bukurinë, ja shtojnë.
Nën degët e blirëve,kujtimet e mallit
si fllad, i ngrohtë
mi solli, erë e malit
dhe befas seç ndjeva, një aromë të njohur
hundën, të më shpon
lulja e blirit,kujtimet mi zgjon.
O lule bliri, që të ruajta të tharë, në palë të librit si herbar
magjishëm erdhe,si shtegtare
mbushur, me aromë mbushur, me nektar
këtu tek jam.
Mbi kurorën e florinjtë,
si rrezet e diellit
erërat e malit,
më sollën flladin e mallit, të Dibrës time dhe të lule blirit.
Si zogj të gëzuar,
zbarkuan
dehur, me aromën kundërmuese drejt perëndimit.
Me dashuri malli,cicëruan
këngën
në ditarin e kujtimit
sjellë prej shtigjeve, të vëndlindjes time
me aromën e lule blirit…
Amijete Çollaku!
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.