Blirit !
Në ato anë sot, fluturova…
tek blirët, të kapur dorë për dore
që si kurorë,qytetin tonë hijeshojnë
buzë Korabit, mbretërojnë
anës Drinit, nusërojnë
shëtitjeve, të mbrëmjes
me aromën, që kundërmon
bukurinë, ja shtojnë.
Nën degët e blirëve,kujtimet e mallit
si fllad, i ngrohtë
mi solli, erë e malit
dhe befas seç ndjeva, një aromë të njohur
hundën, të më shpon
lulja e blirit,kujtimet mi zgjon.
O lule bliri, që të ruajta të tharë, në palë të librit si herbar
magjishëm erdhe,si shtegtare
mbushur, me aromë mbushur, me nektar
këtu tek jam.
Mbi kurorën e florinjtë,
si rrezet e diellit
erërat e malit,
më sollën flladin e mallit, të Dibrës time dhe të lule blirit.
Si zogj të gëzuar,
zbarkuan
dehur, me aromën kundërmuese drejt perëndimit.
Me dashuri malli,cicëruan
këngën
në ditarin e kujtimit
sjellë prej shtigjeve, të vëndlindjes time
me aromën e lule blirit…
Amijete Çollaku!