Eduart Veli

Nëse një ditë,pranë teje ,më s’do të frymoj..,
Ti mos u mërzit e dashur,se prapë.., unë tek ty ,do të jetoj.
Jam tek buzët e tua,që i putha aqë shumë ndër vite..,ngrohtësisht,
Jam tek sytë e tu,që i desha një jetë,marrëzisht!

Jam tek flokët e tua,që butësisht i përkëdhela..,
lehtë..,lehtë..,
Jam tek balli yt i menduar,tek loti yt i nxehtë!
Jam tek zëri yt..,se vitet që kaluan ,dy zërat tanë
i bashkuam në një,
Tek fryma jote,dua të jetoj,në mushkërinë tënde
përgjithënjë…!

Nëse një ditë ..,s’do ta dëgjosh më ,..zërin tim..,
Jam tek ajo era e mëngjezit,që në ballkonet lehtë..,fare lehtë..,fëshfërin !
Nëse një ditë,hapat e mi,në oborr,nëpër shkallë s’do ti dëgjosh,
Jam në çdo hap tëndin..,siç kemi qënë përherë,
kudo që të shkosh..!

Nëse ndonjë ditë,malli për duart e mija ,do të të marrë..,
Jam në çdo gur, në çdo tullë,në çdo pllakë,që me djersë,..e pika gjaku i kam larë!
Nëse një ditë…,s’do të jem..e aroma e trupit tim, të mungon ..,
Dil në baçe,tek pemët,tek lulet ,se aty ,bashkë me erë djerse..,është dhe e imja aromë!

Nëse ndonjë ditë…,e mira zemër,s’më bindet e
s’mundet më të punojë..,
Në zemrën tënde jam unë ..,e aty përjetësisht do të rrojë…!
Nëse një ditë..,laarg, shumë larg,do të jem në të pafundëmin qiell..,
Ti..,mos qaj e dashur..,pranë do më kesh,në sy në buzë,në çdo rrudhë,në zemrën tënde..Diell..!

Ja sie komenton kete poezi z.Donika Avdaj

Nje poezi brilante, Nje poezi, perle. Nje nga ato poezi te rralla qe e lexon, e rilexon, mrekullohesh, e te prek thelle ne shpirt, e syte te mbushen me lote. Nje dashuri e jetuar si ne perralla. Nepermjet fjales, vargut te bukur, ju komunikoni me mbretereshen tuaj te zemres, te bukuren e dheut, nimfen e ujrave te liqeneve, sirenen e oqeaneve e deteve, “Nese nje dite….,, Keshtu i drejtoheni, asaj qe ju adhuroni. Une jetoj kudo, ne ajer, ne toke, ne det, ne yjet e galaktikes, ne llaven e zjarrte te vullkaneve, ne flladin e lehte te pranveres, ne vorbullen e uraganeve. Jetojme ne cdo frymemarje per njeritjetrin. Jetoj ne enderrat e tua, me te bukurat enderra qe ekzistojne vetem folezen e vecante, ne nje cep te fshehte te zemres. Ne c’do rrahje zemre, qe si krahe fluture, trokasin kraharorin, e vrullshem gjaku gurgullon rrugeve, arterje. Kjo poezi, e qendisur me fjale te buta si mendafshi, me fije te arta rrembyer rrezeve te diellit, me nje bukuri qe e gjen vetem neper enderra, por qe ju e keni jetuar ne nje realitet te mrekullueshem eshte si ata diamantet e rralle. E lexon, mendon, kridhesh ne te, si ne nje det me vale. Vrullshem vijne mendimet. E aty e gjen vehten te mberthyer nga nje dore e padukeshme. Kjo eshte jeta poet. Ju uroj per kete mrekulli qe keni krijuar. Suksese dhe respekte ne pafundesi.