22.5 C
Tiranë
E dielë, 19 Prill 2026

Besa Rexha

Vatra e ngrohtë ..

S’më pëlqen qielli mbytur nga retë
As edhe majmalet mbuluar nga mjergulla
Drurët e moçëm mbetur pa fletë
Shtëpitë e braktisura dhe çatitë pa tjegulla

Mungon dielli s’ka më cicërima
Çdo gjë hesht me ngjyra të zymta
Qielli ndizet nga vetëtimat
Dhe shiu si rrebesh bije me shtamba

Fshihen gjallesat nëpër zgavra
Dhe zogjtë ndalin fluturimin
Në kasollen e vjetër flakëron vatra
Dhe orët kalojnë duke pritur agimin

Aty pranë vatrës kthehet besimi
Dhe ankthi shuhet si re avullore
Ngjyra të reja do sjellë agimi
Duke na lënë n’atë botë prrallore

Se dhe në jetë ka dritë hije
Ndaj dhe natyra flirton me diellin
Netët e bukura mbushur me yje
Me dritën e tyre do pushtojnë qiellin

Një re kalëron flladin e pranverës
Dhe si pulëbardhë largohet ngadalë
Mbështetur e tëra në krahët e erës
Na zgjon ato ëndrra mbushur me mall

Miqësija ime

Erdha në jetë si një lule Mai
Mes lulesh të tjera të kopshtit tim
U rrita dhe nuk me preku fai
Se Zoti dhe Ju më dhatë një bekim

Ju jeni yjet që qiellin mbushni
Dhe unë hëna në mes jush
Me dritën tuaj mëritë zbusni
Ju kam si diellin që s’e ka kërkush

Ju jeni dora që më fshin lotin
Jeni buzëqeshja që gjallë më mban
Jeni stinët që ka falur moti
Sa dhe jeta dot nuk na ndan

Jeni gjithshka qē në jetë desha
Jeni pranverë e bardhë për mua
Me Ju gjithmone jetës I qesha
Ndaj pranë gjithnjë do t’ju dua

Pa Ju do ishin tharë petalet e mija
Do mbetesha e vetme si lule në shkretëtirë
Tërë këto vite që më rëndojnë dhe pleqërija
Do mbeteshin veç një gjurmë në një det të ngrirë

Fotografia e Besa Rexha

Eh,ti moj vajzërija ime
Që ishe si një fllad I ëmbël pranveror
Na hedh në at botë plot kujtime
Si lule të freskëta qe çelnin në oborr

Ishim plot jetë dhe të bukura
Siç ishin ato ndjenja të bukura malli
Të ëmbla mbase dhe dashuruar
Ëndra plot shpresë e ndonjë djali.

Ka mbetur ëndër ajo kohë
Si relike që s’mund ti braktisim
Me ne do të rrojnë dritë fjollë
Dhe me lot të shpirtit do ti vadisim!!!!

Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.