L I R I A …!?
Fjalimi i LINCOLN-it në Gettysburg
19 NËNTOR 1863.
Pavarësisht fitoreve, bjerrjes nga lufta që po rriyej në Veri,kishte padurim të ashpër ndaj rekrutimeve.Në meskorrik qindra njerëz u vranë në protesta në New York Citi kryesisht nga punëtorë irlandezë.Gjithçka nisi nga zemrimi ndaj sistemit të rekrutimit në ushtri, por të fokusuar kryesisht te zezakët, të cilët vateshin në shtyllat elektrike.Një jetimore për fëmijë zezakë u dogj me themel.
Presidenti Lincoln këtë kishte në mendje kur u ftua të fliste në kujtim të betejës së Guttesburg-ut si pëkujtimore për të vdekurit.Programi përfshinte muzikë, himne dhe lutje dhe fjalimi kryesor do të mbahej nga Edward Everett, një ish-guvernator i Massachusetts-it.Ai foli për dy orë por u la në hije nha Lincoln-i, i cili mbajti një prej oratorive më të bukura në histori në më pak se dy minuta dhe me më pak se 300 fjalë.Duke filluar me tetë dekada e 7 vjet më parë, fjalimi theksonte shkurtimisht se përse lufta dhe përkufizonte qëllimin themeltar të Shteteve të Bashkuara.Themeluesit e Unionit, tha Lincoln-i “sollen në dritë një komb të ri, të ngjizur në Liri dhe të përkushtuar ndaj aksiomës se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”Burrat trima që vdiqën në Gettysburg “dhanë jetën që ky komb të mund të jetonte”.Ai e përmbylli “se ne këtu i qëndrojmë me të madhe asaj se këta të rënë nuk do të shkojnë kot; se ky komb, nën Zotin, do të ketë një rilindje të Lirisë; dhe se qeveria e popullit, për popullin nuk do të zhduket nga toka”.
Marrë nga gazeta Mapo 2013
E sot, pas 157 vjetësh, polica e këtij shteti më demokratik në Planet, i vë gjurin në fyt një njeru me ngjyrë derisa i merr frymen, edhe pse i përgjërohet: më more frymen.
Natyrshën lind pyetja : Ekziston lira,demokracia?
Përgjigjen e marr nga Karl Popper, që thotë: “Demokracia është një fjalë për diçka që nuk ekziston”
E marr edhe nga Jean-Jacques Roussean, që thotë:”Në kuptimin e saktë të termit, demokracia e vërtetë s’ ka ekzistuar kurrë dhe as do të ekzistojë ndonjëherë”
E ç’demokraci presim ne shqiptarët e gjorë, që tash 30 vjet na dolen sytë në kodër?
Nga kush e prej kujtë?