ME POETIN:Mark Gjetja”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Fol dhe ti! shkruar N.S   M Gj
Larg indiferentizmit social
Fol dhe ti!
Mos u druaj nëse zëri mund të të ngjiret!
Apo nëse nuk mblidhen shumë njerëz te skena.
Duhet ai zë
si ajo fara e bujkut që mbillet.
Duhet
si ai qiriri naimjan që ndrin netët e errta.
Fol dhe ti
Të shkojë jehona gjer në humnerën më të thellë.
Të prekë një majë mali ku fle qilimi me borë
Le të jetë
si lulja që pranverën e sjell
Le të jetë
si ai druri që në oxhak shpirtin ta ngroh.
Fol dhe ti
Mos e mbaj ortekun e heshtjes mes buzëve!
Mos e bëj si shkarpë që e thyen edhe një gisht!
E di
nuk ka shumë burra që thithin duhan mes çibukëve
Po përherë do të kemi nevojë për urtësinë.
Fol dhe ti
Mos u kthe shpesh në nostalgjinë e viteve!
E duam dhe fjalën tënde si një pëllumb postjer.
Dhe kur të lëkundet toka, e pishat, e gurët e brigjeve.
Duhet dhe ai zë si një tjetër flamur në direk.
Fol dhe ti!
Nganjëherë mbahu te muri kur sytë të errësohen!
Po mos thuaj:
-Ah, ky fyt, ky trup paska shumë etje dhe dhimbje!
Bëji fjalët si ëndrrat që në radhë rreshtohen
A si një minerë tingujsh ku ditët tona përtërihen!
Fol, fol dhe ti!
“””””””””””

Aromé Vjeshte.
Aromé vjeshte mori qiellin,
pér ty zemra ,ishte djegur,
dashuri e ngrohté,si dielli,
frutat trupit ,ishin pjekur.
Çelén lule dhe né vjeshté,
me ty fusha ka buzéqeshur,
ish e dashur dhe e thjeshté,
trupi i sajé me ngjyra veshur.
Vjeshta po na sjellé freski
edhe deti ,dallgét zgjoi,
kaloi vera,me lumturiné ,
stina stinén dashuroi.
Ajo kohé ish e véshtiré,
lamé dhimbje,zduroj dot,
kérkojmé dité mé té mira,
vehtes duhet ti dalim zot.
Lamé foleté e ikém larg,
sa mé larg prej varférisé,
amanetin lamé mbi prag,
u derdhë lot i dashurisé.
Ecém rrugéve qé pa gédhiré,
pa adresé e pa takim,
te gjejmé drité népér errésiré,
qé e kish humbur vendi im.
Male e dete kapércyem,
kaluam fshatra e qytete,
lamé té dashur e té urryer,
na morën shpresén e dinjitetin.

“””””””””””

Te dua Mike.
E dashur ,mos mé braktisé
té lutem,e té pérgjérohem,
po te pres te vish sérish,
me njé tjetér z’dashurohem.
Atéheré tepér voné do jeté,
nuk do mundem të harrojé,
kur njé éndérr ke me mbeté,
ditét z’di si ti kalojé.
Té dy bashké té dashuruar,
dolém rrugéve ,népér fshat,
s’kish telefona, népér duar,
pluhur rrugéve ,pa asfalt.
Né varféri té gjithé jetuam,
jo me pak se pesédhjet vjet,
ca shtépi te vogla ndértuam,
ushqim jepej me receté.
Dashuria ime e paré,
hyri zemrés pa trokitur,
fshehurazi si njé thesare,
si njé yllé ndriçoi papritur.
Aroma jote nuk ,u treté,
uné pér ty gjithénjé jetojé,
sa té prita ,né keté qytet ,
dhe nǰéheré té pérqafojé.
Ti ishe ,rrugétimi I jetés,
burim ngjyrash si né vjeshté,
gjaku ziente mbrenda vehtes,
para meje si nje princeshé.
Sa heré kaloja andej e dashur ,
ti mbas dritares rrije fshehur,
até naté rrugét ishin zbrazur,
ca qené degjoja duke lehur.
Ti je frymzim, dhe enérgji,
dashuri ,pér heré té paré,
drité qé lind né pérjetési,,
mbéshtillej trupit ténd té bardhé.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.