Me te madhen:Kozeta Zavalani”

Nessuna descrizione della foto disponibile.

Udhëtim të mbarë e të bukur,
e dashur Vitore,
Qē po fluturon…
dhe rruga merr me vete
një copëz nga gëzimi im.
Kur vjen ti,
zemra më çel e gëzon,
ditët marrin ngjyrë
dhe miqësia bëhet dritë
që mes nesh rinon.
E tani, në ikjen tënde,
mbetet një trishtim i vogël,
si një re e bardhë
që kalon mbi kujtimet tona…
Por unë e di —
ndarjet nuk i mbyllin dyert e dashurisë,
ato vetëm lënë hapur
rrugët e rikthimit.
Shko me bekimin e rrugës,
me diellin mbi supe
e me kujtimet tona në zemër.
Dhe unë e di,
përsëri do të takohemi —
me të njëjtën dashuri,
me të njëjtin gëzim,
me përqafimin që nuk njeh largë
“”””””””””Nessuna descrizione della foto disponibile.

Mirënjohje ZojeArt Academy
Në dritën e artit, ku rrinë ëndrrat pezull,
u ndez një yll që m’u fal si dhuratë,
një çmim mirënjohjeje — kujtim i dlirë,
si tingull kambane që shpirtin ma ngjall.
Faleminderit, Zoje Art Academy,
nën udhëheqjen e mikes së mrekullueshme,
Xhoi Jakaj që si pranverë frymëzimi aq mirë di;
mbjell shpresë, vlerë e dashuri.
Në “Rinfest Festival”, në Akademinë Marubi,
ku rinia si diell ngrihet mbi horizont,
më dhatë nderin të quhem ikonë në udhën me ar
në rrugëtimin e gjatë të televizionit shqiptar.
Kjo mirënjohje s’është veç titull,
është dritë që ndriçon kujtesën,
është urë që lidh të shkuarën me të ardhmen,
dhe frymëmarrje që më mbush shpirtin me gëzim.
ndaj nga zemra del si urim:
Njerëzit me vlera janë gjithnjë vlerësues —
prandaj ky çmim është më shumë se fjalë,
është gjurmë në zemër,
është dritë në kohë,
është këngë e bekim
që s’harrohet kurrë
por té dhuron përqafim!
“”””””Potrebbe essere un'immagine raffigurante barca

Fundjavë e bukur… në Korfuz e Pargë!
Një udhëtim ku deti i kaltër bëhet rrugë,
era sjell aromën e Jonit,
ndërsa çdo breg fsheh një kartolinë të re.
Nga bukuria magjike e Korfuzit,
te Parga piktoreske, e shtrirë mbi det si një ëndërr,
mes shtëpive shumëngjyrëshe, rrugicave të gurta
dhe hijes së kështjellës veneciane.
Një fundjavë për të mbledhur
diellin në sy,
kripën e detit në lëkurë,
të qeshurat në kujtime
dhe pak nga ajo magji
që vetëm udhëtimet dinë të falin…
Korfuz – Pargë,
dy brigje, një det,
një mijë kujtime për t’i marrë me vete.
Fundjava kaloi…
por bukuria e saj mbeti
si një perëndim i artë
brenda shpirtit.
Gjin Musa
Gjin Musahttp://dritare.info/
Dritare.Info Gjin Musa, Botues
Shkrimet e fundit
Lajme relevante

LINI NJË PËRGJIGJE

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.